Lajme
Erdogan: Masakrat kundër palestinezëve në Gaza pjesë e axhendës së samitit
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha sot se në samitin e liderëve të NATO-s në Uashington, do të vendosë në rendin e ditës “masakrat kundër popullit palestinez në Gaza”.
Në një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga para nisjes së tij për në Uashington, Erdogan tha se në Doha kishte zhvilluar bisedime shumë serioze për një armëpushim në Gaza.
“Ato hapa që u arritën në Doha nuk kanë përfunduar. Sigurisht që ne po e ndjekim me durim procesin.
Në një kohë të shkurtër do të marrim rezultatin që presim”, tha Erdogan.
Lajme
Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej 260 milionë eurosh do të jetë shumë më e shtrenjtë, duke marrë parasysh normën e lartë të interesit, me shtetin që paguan midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa.
Bytyqi theksoi se çmimi për huamarrje kaq të shtrenjtë do të paguhet nga qytetarët edhe para se të ndihet ndonjë efekt ekonomik.
“Sipas EURIBOR-it aktual gjashtëmujor prej 2.562% dhe marzhit të dakorduar prej 2.10 pikë përqindjeje, kjo kredi aktualisht do të kushtojë rreth 4.66% në vit. Në varësi të orarit përfundimtar të shlyerjes, shteti do të paguajë afërsisht midis 58 dhe 64 milionë euro vetëm për interesa, dhe me tarifën e njëhershme prej 3.64 milionë eurosh, barra e drejtpërdrejtë financiare varion nga 61 deri në 67 milionë euro, pa kosto shtesë të agjencisë dhe kosto të tjera. Ky është çmimi i vërtetë që qytetarët do të paguajnë edhe para se të ndiejnë ndonjë efekt ekonomik”, tha Bytyqi.
Në të njëjtën kohë, Bytyqi theksoi se paratë nga borxhi i ri nuk do të përdoren për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve, por për tenderët kriminalë të Qeverisë.
“Gjëja më e frikshme është se këto para nuk shkojnë te qytetarët, nuk shkojnë për një standard më të lartë, por për tenderët partiakë, kompanitë e preferuara dhe luksin e qeverisë. Prandaj, LSDM, siç njoftoi, do ta kundërshtojë këtë borxh”, tha Bytyqi.
Lajme
Çmime të reja të naftës për festën e Bajramit
Çmimet e benzinës dhe vajit ekstra të lehtë rriten me 0.5 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) do të rriten me 0.50 denarë për litër nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.
Çmimi i naftës M-1 NS do të rritet me 0.330 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 51.144 denarë.
Lajme
Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë
Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë siç e quajti ai, fitoren e përbashkët.
Mexhiti theksoi se bashkë me partnerët e qeverisë kanë gjetur zgjidhje, jo vetëm për provimin e Jurisprudencës, por edhe të gjitha provimeve tjera profesionale.
“Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për Jurisprudencës, por për të gjithë provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri”.
“Studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat, për mendimin ndryshe. Por dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por duhet të festojnë fitoren e përbashkët”, tha Mexhiti.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
