Lajme
SHBA-ja raportohet se u informua për një komplot iranian për v’rasjen e Trumpit
Autoritetet amerikane u informuan nga një person civil mbi një komplot nga Irani për vrasjen e Donald Trumpit, një zhvillim që dërgoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit, i thanë CNN shumë njerëz të informuar për këtë çështje.
Nuk ka asnjë tregues se Thomas Matthew Crooks, atentatori i mundshëm që tentoi të vriste ish-presidentin të shtunën, ishte i lidhur me komplotin, thanë burimet.
Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trumpin më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.
Ish-zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, thuhet se kanë marrë po ashtu kërcënime nga Irani.
Kjo, pasi Qasem Soleimani, ish-komandant i Forcave elitare Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë në janar të vitit 2020 në një sulm të forcave amerikane, nën komandaën e presidentit të atëhershëm, Trump. Irani u zotua se do të hakmerrej për këtë vrasje, raporton rel.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se raportet për komplotin iranian për vrasjen e Trumpit, janë “të pabazuara dhe keqdashëse”, dhe shtoi se Trump është “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në gjykatë”.
Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha se ai dhe agjencitë e tjera “kanë marrë vazhdimisht informacione të reja për kërcënime të mundshme” dhe se ata “kanë ndërmarrë veprime për t’i përshtatur burimet sipas nevojës”.
“Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rrjedhë specifike të kërcënimeve, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht ato dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Guglielmi.
Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë të sigurisë i kanë përcjellë me vite “kërcënimet e Iranit kundër ish-zyrtarëve të administratës Trump”
“Këto kërcënime kanë lindur nga dëshira e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Soleimanit”, tha ajo, raporton BBC. “Ne e konsiderojmë këtë si çështje të sigurisë kombëtare me prioritetin më të lartë”, shtoi Watson.
Megjithatë, ajo përsëriti se hetimet “nuk kanë identifikuar lidhje” midis Crooksit dhe “ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”.
Crooks qëlloi në drejtim të Trumpit, duke e plagosur në vesh, derisa ai po fliste në një tubim në Butler të Pensilvanisë, më 13 korrik. Një person në audiencë u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.
Pas sulmit u ngritën pyetje sesi oficerët e policisë dhe agjentët përgjegjës për tubimin, e lejuan Crooksin të afrohej aq shumë.
Shërbimi Sekret pranoi se policia lokale ishte brenda ndërtesës, ndërsa Crooks ishte në çatinë e saj, duke shënjestruar Trumpin nga 130 metra largësi.
Shërbimi Sekret do të përballet gjithashtu me hetime nga Kongresi.
Lajme
Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net
Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.
Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.
“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.
“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/
Lajme
Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione
Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk
Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.
„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.
Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta
Lajme
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes
SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.
“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.
Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
