Lajme
“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua
I ftuar në Daily Click Në TV21, zv.kryeministri Arben Fetai tha se i ka ndjekur reagimet e Levicës që siç thotë, e kanë quajtur spiun i Albin Kurtit e pastaj kanë folur për shtetësinë e tij, ndërsa për deklarimin e pasurisë, Fetai tha se ka qenë transparent ndërkohë që bëri thirrje që e njëjta të bëhet edhe nga pushteti i kaluar.
“I kam ndjekur reagimet e Levicës të cilët vazhdimisht prej që kam marrë detyrën, janë marrë me mua nga këndë të ndryshme, fillimisht spiun i Albin Kurtit pastaj nuk ka shtetësi ndërsa për këtë çështjen e deklarimit të pasurisë gjendja është ajo që e kam deklaruar siç mund ta keni parë nga CV-ja ime unë kam diku 20 vjet përvojë pune me organizata ndërkombëtare, sistemin e OKB-së, BE-së, gruaja po ashtu punon në sistemin e OKB-së dhe kemi punuar shumë për ta ndërtuar këtë kapital që kemi si në Belgjikë ashtu edhe këtu edhe në Kosovë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Pasuria që e kam deklaruar është gjendja reale dhe është ajo deri në ditën kur jam votuar si zv.kryeministër i Qeverisë. Pasurinë e kam ndërtuar para se të filloj karrierën politike, nuk kam marrë asnjë cent nga sektori publik. Kam qenë transparent, do të kisha thënë se ky shembull duhet ndjekur nga të gjithë e veçanërisht nga pushteti që sapo është larguar”, tha Fetai në Daily Click.
Lajme
Elezi: VLEN po e kthen përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ligj
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, ka deklaruar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është dhuratë politike, por parim kushtetues që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe një nga shtyllat kryesore të karakterit multietnik të shtetit.
Sipas tij, për më shumë se dy dekada kjo çështje ka mbetur pa një zgjidhje ligjore të qëndrueshme, duke u trajtuar përmes mekanizmave të përkohshëm dhe interpretimeve të ndryshme, por pa një ligj të veçantë.
“Për gati 23 vite kjo çështje mbeti pa ligj të veçantë. Arsyet i dimë, kishim arnime, mekanizma të përkohshëm dhe interpretime të ndryshme, por asnjëherë ligj”, ka theksuar Elezi.
Ai ka vlerësuar se me ardhjen e VLEN-it në përfaqësimin e shqiptarëve janë hapur procese që, sipas tij, nuk janë iniciuar gjatë dy dekadave të kaluara.
“Për vetëm 24 muaj ne sollëm ligj dhe po e avancojmë Marrëveshjen e Ohrit. Ky është një hap historik dhe një përgjigje serioze ndaj boshllëkut institucional që u krijua pas shfuqizimit të balancuesit”, ka deklaruar Elezi.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të mbështesin këtë proces, duke theksuar se tashmë është koha për vendime konkrete dhe jo për retorikë politike.
“Ky është momenti kur secili duhet të tregojë nëse është në anën e historisë. Nuk ka më vend për patriotizëm të rrejshëm. VLEN nuk bën zhurmë për të drejtat e shqiptarëve, por i kthen ato në ligj. VLEN shqiptarët po i bën ligj”, ka përfunduar Elezi.
Lajme
Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.
Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.
https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/
Lajme
Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.
Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.
Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
Ja postimi plotë:
Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
