Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon

Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon dhe është ndër vendet më të renditura edhe në Evropë, sipas anketës së Cable.co.uk, të publikuar nga portali statistikor “Landgeist”.

Me një shpejtësi lidhjeje interneti prej 97,9 Mbps, Maqedonia e Veriut është përpara Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbisë 60,5 Mbps, Kosovës 57,3 Mbps, Greqisë 53,9 Mbps, Mali të Zi 49,5 Mbps, Bosnjës dhe Hercegovinës 44 ,0 Mbps dhe Bullgarisë 40,4 Mbps.

Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps) i vendosur midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn 246.8 Mbps dhe në Islandë 229.4 Mbps.

Në Francë shpejtësia e internetit është 152.5 Mbps, në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.

Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëri 25.4 Mbps dhe Turqi 24.8 Mbps.

Të dhënat e Cable.co.uk bazohen në një analizë të mbi 1.5 miliardë testeve të shpejtësisë së brezit të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfunduan më 30 qershor 2024.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

Duke komentuar zhvillimet në Kuvendin e LDK-së, analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së i shmang edhe zgjedhjet nacionale.

“Shumë shpejt pritet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se ky koalicion është i mjaftueshëm për zgjedhjen e të gjitha institucioneve.

Continue Reading

Lajme

Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar shkarkimit nga kryetari i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i katërt në historinë e partisë më të vjetër në Kosovë, i mbijetoi të enjten nismës për shkarkimin e tij.

Në Kuvendin e sotëm morën pjesë rreth 330 delegatë. Aktualisht nuk dihet numri i votave pro dhe kundër Abdixhikut.

Ky Kuvend u ftua pas zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK-ja sërish doli e treta. Në inicim nga delegatët u theksua se Abdixhiku ka dështuar si kryetar. E Abdixhiku i akuzoi për sabotazh ata që nisën iniciativën për shkarkimin e tij.

Continue Reading

Lajme

Rama kërkon hapje të partisë dhe tregon pse “nuk do e lëshojë timonin”

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, theksoi se do t’i jepet jetë një raporti të ri mes qytetarit dhe qeverinë.

Po ashtu kreu i qeverisë foli për hapje të partisë dhe afrimin e njerëzve të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në mendësi.

“Të qëndrosh gjatë në pushtet s’mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh rrugën të rinjve s’do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja, vetëm sepse s’kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, të hapësh procesin qeverisës për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues jo vetëm ndjekës”, tha Rama.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

Duke komentuar zhvillimet në Kuvendin e LDK-së, analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se rikonfirmimi i Lumir...

Lajme3 hours ago

Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar shkarkimit nga kryetari i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i katërt në historinë e partisë më të...

Lajme3 hours ago

Rama kërkon hapje të partisë dhe tregon pse “nuk do e lëshojë timonin”

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, theksoi...

Lifestyle4 hours ago

K Albo rikthehet fuqishëm me “Hiti”, publikon edhe videoklipin e ri

Rep-artisti nga Lugina e Preshevës, K Albo, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Hiti\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, duke...

Lifestyle5 hours ago

Artisti tetovar Rilind Alimani vjen me projekt të ri në bashkëpunim me Elvana Gjatën

Artisti tetovar, Rilind Alimani, ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një nga...

Lifestyle5 hours ago

Pitoni sulmon një 35-vjeçar në Indonezi

Një burrë 35-vjeçar në Indonezi u vra tragjikisht kur një piton shtatë metra i gjatë e shtypi dhe e gëlltiti....

Lajme7 hours ago

Ferati – Rokas: Bashkëpunimi me BE-në për zhvillim të barabartë dhe institucione më të forta

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas. Gjatë takimit u...

Lajme11 hours ago

Dimitrieska-Koçoska: Riblanci është një zgjidhje e mirë dhe për herë të parë sjell rreth 6 miliardë denarë më shumë mjete për shpenzimet kapitale

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026, i cili u miratua në Kuvend të hënën, është një zgjidhje e mirë dhe...

Lajme14 hours ago

Largohet një investitor serioz i huaj nga Maqedonia

Kompania gjermane BMZ (BMZ Group), e cila prodhon bateri litium-jon, ka marrë vendim që deri në fund të vitit 2026...

Lajme14 hours ago

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 kilometra në...

Trending