Lajme
BDI: Tetova e Gostivari fundosen në borxhe, derisa Kasami e Taravari ia bëjn shërbëtorin VMRO-së
BDI në një komunikatë për media thotë se është për keqardhje gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe.
“Me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe.
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna.
Lidhur me borxhin nuk qëndron aspak më mirë edhe komuna e Tetovës që udhëhiqet nga Bilall Kasami.
Ky i fundit në vend që të meret me menaxhimin e komunës, duke garuar me kolegun e tij, kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari, se cili po e bën vazalin më të mirë tek shefi i tyre, Mickovski, komuna dhe ndërmarrjet publike vazhdojnë të fundosen në borxhe.
Por, nga prijësit e shkeljes së legjitimitetit shqiptarë nuk mund të presim më shumë.
VLEN pasi degradoi gjitha të arriturat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv, ka vendosur që të fundos plotësisht edhe gjendjen e komunave që menaxhojnë, duke mos u angazhuar të përfundojnë asnjë projekt kapital për komunat që qeverisin.
Qytetarët nuk meritojnë një keqmenaxhim të tillë.
Qytetarët meritojnë shumë më shumë dhe një e gjë tillë së shpejti do të ndodh.
Ndëshkimin vazalët do ta marrin, ndërsa qytetarët do të kenë përfaqësim dinjitoz si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Lajme
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Duke komentuar zhvillimet në Kuvendin e LDK-së, analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së i shmang edhe zgjedhjet nacionale.
“Shumë shpejt pritet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se ky koalicion është i mjaftueshëm për zgjedhjen e të gjitha institucioneve.
Lajme
Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar shkarkimit nga kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i katërt në historinë e partisë më të vjetër në Kosovë, i mbijetoi të enjten nismës për shkarkimin e tij.
Në Kuvendin e sotëm morën pjesë rreth 330 delegatë. Aktualisht nuk dihet numri i votave pro dhe kundër Abdixhikut.
Ky Kuvend u ftua pas zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK-ja sërish doli e treta. Në inicim nga delegatët u theksua se Abdixhiku ka dështuar si kryetar. E Abdixhiku i akuzoi për sabotazh ata që nisën iniciativën për shkarkimin e tij.
Lajme
Rama kërkon hapje të partisë dhe tregon pse “nuk do e lëshojë timonin”
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, theksoi se do t’i jepet jetë një raporti të ri mes qytetarit dhe qeverinë.
Po ashtu kreu i qeverisë foli për hapje të partisë dhe afrimin e njerëzve të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në mendësi.
“Të qëndrosh gjatë në pushtet s’mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh rrugën të rinjve s’do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja, vetëm sepse s’kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, të hapësh procesin qeverisës për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues jo vetëm ndjekës”, tha Rama.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
