Connect with us

Lajme

Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur

Kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në deklaratë për TV21 konfirmoi se sot është kërcënuar nga personi F.B., i cili më pas u plagos me thikë në Strimnicë të Zhelinës. Sejdiu thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që më pas ka mësuar se i njëjti ka qenë i burgosur dhe se, siç thotë ai, “ka probleme psikologjike”.

“Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë dhe paska qenë i burgosur, tre vite në burg, e kështu me radhë. Isha në xhami, ishte e xhuma sot, mu afrua, tha kam pyetje të parashtroj prej jasht, thash ok. Dolëm jashtë, dhe ai në formë kërcënuese mu afrua dhe më tha kur do të më punësoni, me një ton shumë kërcënues, duke mu afruar shumë afër, dhe e pashë nga afër se personi, nga fizionomia, që personi nuk është person normal dhe është person me probleme psikologjike. Ndërhyri një person tjetër që ta ndajë, ai personi e kuptova më vonë se quhet Orhan, ta ndajë nga unë që eventualisht mos të më sulmojë fizikisht, pastaj aty u bë situatë tollovi, ku ndërhynë persona të tjerë, unë u largova dhe pastaj më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, apo është plagosur rënë, që më vie shumë keq, pse ka ndodhur ashtu. Por qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikologjike, që ka qenë në Bardocë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka të njohur si emër”, deklaroi për TV21 kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

4 oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë

Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë, tenderi është mbyllur dhe aktualisht është në vijim afati ligjor për pranimin e ofertave eventuale me postë.

“Pas festave të Pashkëve do të bëhet vlerësimi i ofertave të pranuara. Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, 30 autobusët e parë pritet të mbërrijnë në shtator”, njoftojnë nga Ministria e Transportit për SDK.

Nga gjithsej 150 autobusë, 100 do të jenë për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjerë për qytetet e tjera.

Sipas specifikimeve teknike në njoftimin e publikuar në faqen e Byrosë për Prokurime Publike, vlera e vlerësuar e projektit është 51 milionë euro. Autobusët duhet të jenë me ngjyrë të kuqe ose të bardhë, të kenë të paktën 33 ulëse dhe kapacitet për të paktën 66 pasagjerë. Po ashtu, do të blihen 75 stacione karikimi për autobusët, me fuqi minimale prej 120 kilovatësh për çdo pikë karikimi.

Ky është tenderi i dytë i Qeverisë për blerjen e autobusëve elektrikë, pasi i pari i shpallur në qershor dështoi, sepse kompania e vetme e paraqitur nuk i plotësonte kushtet e kërkuara.

Continue Reading

Lajme

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

Rama u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke përmendur qytete si Roma, Athina, Londra, Zyrihu, Nju Jorku dhe Berlini. Ai theksoi se kontributi i diasporës është thelbësor për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit.

Një vëmendje të veçantë kreu i qeverisë i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.

Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, Rama theksoi se shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë “një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit.

“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por dhe në Romë, Athinë, Londër, Zyrih, New York, Berlin, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova dhe pastaj dhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët s’duhet ta harrojë askush janë një popull shtetformues i Republikës fqinje dhe mike e duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë”, deklaroi Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.

Sipas Ramës, kalimi “nga distanca në afërsi dhe nga ndjenjat në strategji” është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, luajnë një rol të përbashkët në zhvillimin ekonomik e politik.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Autokratët po bien, pas Orbanit, radhën e kanë Vuçiq dhe Mickoski

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në konferencën e sotme për shtyp tha se fitorja historike e demokracisë në Hungari shënon fundin e regjimeve autokratike në rajon dhe fillimin e një periudhe të re demokracie dhe përgjegjësie.

“Qytetarët e Hungarisë kanë thënë qartë dhe me zë të lartë: Mjaft me autokracinë! Kjo është një fitore e madhe, historike e demokracisë mbi autokracinë, e Evropës mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe e sundimit të ligjit mbi korrupsionin”, theksoi Filipçe.
Ai theksoi se kjo fitore ka një mesazh të fortë rajonal.

“Fitorja historike në Hungari i dërgon një mesazh të qartë të gjithë rajonit: koha e autokratëve po mbaron. Regjimet autokratike po bien. Aleksandar Vuçiq është i radhës, dhe bashkë me të edhe Hristijan Mickoski. Rajoni i përket Evropës, jo Rusisë. Koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë po vjen”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së theksoi se rënia e regjimit të Viktor Orbanit lidhet drejtpërdrejt me lidhjet politike dhe të biznesit që VMRO, një grup i krimit të organizuar në Maqedoni – po ndërtonte.

“Qeveria Mickoski ia vuri interesat strategjike të Maqedonisë Orbanit në duart e saj, jo për shtetin, por për interesat e saj personale dhe të biznesit. Telekomunikacioni, energjia, media – gjithçka ishte e lidhur me rrethin e Orbanit”, tha Filipçe.

Presidenti Filipçe shtoi se me rënien e Orbanit, do të ngrihen edhe pyetje rreth marrëdhënieve të biznesit dhe shtoi se LSDM do të kërkojë një hetim të plotë për të gjitha kombinimet e biznesit.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme15 hours ago

4 oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë

Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë,...

Lajme15 hours ago

Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë...

Lajme15 hours ago

Filipçe: Autokratët po bien, pas Orbanit, radhën e kanë Vuçiq dhe Mickoski

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në konferencën e sotme për shtyp tha se fitorja historike e demokracisë në Hungari shënon...

Lajme15 hours ago

Mickoski: Nëse kthehet Gruevski, shkon në burg!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të përballet me burg nëse kthehet...

Lajme2 days ago

Ndalohet nga policia një grua në Tetovë, zbulohet çfarë ka bërë

Më 12 prill 2026, në ora 03:45, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria G.Sh....

Lajme2 days ago

Mickoski paralajmëroi një seancë të jashtëzakonshme qeveritare, ja vendimet që do të merren

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot nga komuna e Ilindenit, duke u përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me karburantet, tha se janë...

Lajme2 days ago

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbanit. Ai ka kaluar një pjesë të...

Lajme2 days ago

CNN: Maqedonia e Veriut, vend që pak turistë e dinë

Në një artikull rreth turizmit, media ndërkombëtare CNN thekson se Maqedonia e Veriut është një nga vendet evropiane që pak turistë e...

Lajme3 days ago

Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre

Përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore Shqiptare, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, kanë reaguar ashpër ndaj interpretimeve publike që, sipas tyre, po...

Lajme3 days ago

Tetovari e rreh taksistin në Shkup

MPB njofton se me datë 11.04.2026, në ora 22:10, në SPB Shkup, M.P. (41) nga Shkupi ka denoncuar se rreth...

Trending