Lajme
Dënohet personi që kishte goditur me veturë burrin e Shkurte Fejzës
Enis Tamnik, është dënuar një vit me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Ai u akuzua se në muajin shkurt se kishte goditur me veturë Hajrush Behlulin, burrin e këngëtares së njohur Shkurte Fejza.
Kjo u konfirmua nga avokati Gent Gjini.
“Është dënuar me kusht një vit për gjashtë muaj. Domethënë mos të kryejë vepër penale brenda një vit. Nëse brenda kësaj kohe nuk kryen vepër, ai nuk i mban gjashtë muaj burgim”, deklaroi Gjini.
Gjini deklaroi se ka pasur tendencë që kësaj t’i jepet kahje tjetër.
“Vepren e ka pasur me “lëndim të rëndë trupor”. Ka pasur tendenca që rastit t’i jepet kahje tjetër domethënë “Shtytje në vepër terroriste” e këso gjanash. Ka pasur deklarime kinse Hoxha, Shefqet Krasniqi e ka shtyrë ta godas me veturë”, tha ai.
Prokuroria Themelore në Prizrën më 1 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Enis Tamnik, të cilin e ngaronte se më 23 shkurt 2024, rreth orës 10:50 në Prizren, nga pakujdesia e duke mos iu përshtatur kushteve të lëvizjes dhe shpejtësisë së paraparë, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme, derisa i dëmtuari H.B., derisa ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë, e godet me pjesën e përparme të automjetit, me këtë rast i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, ndrydhje të indeve të buta të kokës dhe regjionit ballor të kokës, gërvishtje lëkurore të ballit dhe shuplakës së dorës, plagë çarëse në kokë, të regjionit të laprës së veshit të majtë dhe thyerje pa zhvendosje të kockës së mollëzës së majtë të fytyrës, të përcaktuara sipas akt-ekspertizës mjeko-ligjore.
Andaj me këto veprime, Tamnik ngarkohej se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 8 lidhur me nenin 6 të Kodit Penal.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
