Lajme
Tetova kërkon 50 asistentë për 97 nxënës me aftësi ndryshe
Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon të angazhojë mbi 800 asistentë për këtë kategori nxënësish. Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo-arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë.
Në 12 shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjithnjë e në rritje është numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë nevojë për asisentë personal. Për 97 fëmijë ishin angazhuar 50 asistentë, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.
“Për çdo vit, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, konkretisht nga ana e shkollës fillore ‘Zllate Stremec’ në Shkup, e cila për çdo vit hap konkurs për angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të posaçme, ku këta persona konkurrojnë dhe më pas ajo si qendër i shpërndan asistentët personal në nivel të republikës. Në bazë të të dhënave që i kemi, si Komunë e Tetovës për 12 shkolla, ne në kuadër të këtyre shkollave kemi pasur 97 fëmijë me nevoja të posaçme dhe kemi pasur të angazhuar 50 asistentë personal”, deklaroi Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen.
“Ju njoftojmë se këtë vit do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë në shkollat fillore në të gjithë vendin, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë se kërkesave për ndihmë arsimore do t`i përgjigjemi në mënyrë pozitive edhe në komunën e Tetovës. Shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen. Për 200 asistentët e mbetur janë siguruar mjete me ribalancim të buxhetit dhe njoftimet janë në vazhdim”, u përgjigjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës shpresojnë që asnjë fëmijë me pengesa të mos mbetet jashtë procesit mësimor dhe se do të angazhohen numër i mjaftueshëm i asistentëve. Në të kaluarën, kur numri i asistentëve ka qenë i pamjaftueshëm, Komuna e Tetovës me mjete vetanake i ka angazhuar të njëjtit.
“Është e paraparë që një asistent të mbulojë një ose dy apo maksimum tre nxënës në një shkollë fillore. Ky numër për vitin që po e lëmë pas, ka qenë i mjaftueshëm. Mendojmë se edhe këtë vit do të ketë numër të mjaftueshëm të asistentëve për këta nxënës. Besoj se edhe këtë vit nuk do të kemi problem për sa i përket angazhimit dhe përkujdesit ndaj nxënësve me nevoja të posaçme”, thotë Dauti nga Sektori për Arsim në Tetovës.
Deri tek angazhimi i asistentëve ka ardhur pasi me regjistrimin e nxënësve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e rregullta arsimore dhe me kategorizimin e tyre nga profesionistët e fushave, ata gjithashtu sugjerojnë edhe asistentë që i njëjti nxënës procesin ta ndjek me asistent në shkollë të rregullt. /Koha/
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
