Lajme
Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.
“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.
Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.
Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.
“Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.
Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.
Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.
Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.
Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.
Lajme
10 deputetët më të pasur në Maqedoni, dy prej tyre janë tashmë milionerë (TABELA)
Dy deputetë aktualë kanë deklaruar pasuri me vlerë mbi një milion euro, ndërsa disa të tjerë po i afrohen kësaj kufiri, tregon analiza e fletëve të anketës të publikuar dhe të dhënave nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në krye, me diferencë të qartë, është deputeti Ismail Jahoski, te i cili mund të llogaritet pasuri me vlerë të paktën 2,287 milionë euro. Vlera reale e gjithçkaje që është shënuar në fletën e tij të anketës, megjithatë, është më e lartë, sepse për një pjesë të pasurive të paluajtshme nuk është shënuar fare vlera, përcjell Pa Censurë.
Sipas analizës së Qendrës për Gazetari Investigative SKUP, pjesa më e madhe e pasurisë së llogaritur të Jahoskit janë kërkesa nga kredi të dhëna, të ardhura nga qiratë, kthim kredish dhe depozita personale. E gjithë pasuria është deklaruar në emrin e tij.
I dyti në listë është Menduh Thaçi me 1,23 milionë euro të deklaruara. Thaçi është i vetmi, përveç Jahoskit, te i cili vlera e përmbledhur publikisht e pasurisë së deklaruar e kalon kufirin e një milion eurove.
Në vendin e tretë është lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Fleta e tij më e re e anketës si deputet tregon pasuri të deklaruar me vlerë të llogaritur rreth 850.000 euro. SKUP e llogarit në 850.659 euro, por edhe kjo nuk duhet të jetë vlera përfundimtare, sepse për një pjesë të letrave me vlerë të deklaruara nuk është shënuar shuma, transmeton Pa Censurë.
Në deklaratën e tij janë shënuar gjashtë apartamente në Shkup, një makinë në pronësi të bashkëshortes, motoçikletë “Indian Pursuit” dhe letra me vlerë.
Menjëherë pas Filipçes është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Sajkoski, me 802.601 euro vlerë të deklaruar. Në njësinë e pestë zgjedhore ai është shumë para deputetëve të tjerë të koalicionit të tij – Olga Lozanovska ka 387.782 euro, ndërsa Kire Bozhinovski 352.195 euro.
Ndër deputetët me pasurinë më të madhe është edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. Vlera e fundit e plotë e përmbledhur publikisht e fletës së tij të anketës është 645.945 euro. Por struktura e pasurisë së tij në ndërkohë ka ndryshuar.
Në fletën e re të dorëzuar si deputet në vitin 2024, Kovaçevski ka deklaruar katër apartamente dhe një shtëpi, me vlerë të përgjithshme të shënuar të pasurive të paluajtshme prej 365.000 euro. Një apartament është në pronësi të bashkëshortes së tij. Kovaçevski ka shpjeguar se ka shitur një apartament më të madh dhe një makinë, ka inkasuar dividendë dhe ka blerë dy apartamente më të vogla dhe një vilë pushimi.
Pas tij vjen Goran Misovski me 596.940 euro të deklaruara, ndërsa kryetarja e LDP-së dhe deputetja Monika Zajkova ka vlerë të deklaruar rreth 582.000 euro.
Në top 10 hyn edhe Halil Snopçe me 550.000 euro, pastaj Ilir Hasani me 451.538 euro dhe Bejxhan Iljas me 430.000 euro.
Menjëherë pas tyre janë Ilir Demiri me 406.497 euro, Fatmir Bitiqi me 400.980 euro, Olga Lozanovska me 387.782 euro dhe Petar Risteski me 376.406 euro.
Megjithatë, këto shumë nuk duhen interpretuar si vlerësim i pasurisë neto të deputetëve. Në fletët e anketës deklarohet pasuria e funksionarit dhe e anëtarëve të familjes së tij, ndërsa te disa pasuri të paluajtshme, pjesëmarrje, letra me vlerë ose mjete bankare nuk është shënuar vlera. Në të njëjtën kohë, deputetët deklarojnë edhe kredi dhe detyrime të tjera, të cilat në këto shuma të thjeshta nuk zbriten nga vlera e aktivës.
Problem shtesë për renditjen e plotë është se përbërja e Kuvendit ndryshoi pas zgjedhjeve lokale. Ndër deputetët e rinj janë Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski, Mito Andonov dhe Zeqirja Tairi. Për Stojanovskin, KSHPK më 29 korrik 2026 vendosi gjobë prej 300 euro, sepse pas marrjes së funksionit të deputetit nuk e dorëzoi deklaratën e gjendjes pasurore brenda afatit ligjor, përcjell .
Pikërisht për këtë arsye lista tregon se cilët deputetë aktualë kanë vlerën më të lartë që për momentin mund të konfirmohet dhe të llogaritet nga të dhënat e publikuar, e jo një vlerësim përfundimtar se kush është më i pasuri në Kuvend.
KSHPK thekson se sistemi i ri elektronik i publikon automatikisht deklaratat e personave të zgjedhur dhe të emëruar aktualë. Komisioni ka mundësi edhe të kontrollojë vërtetësinë e të dhënave të deklaruara përmes Kadastrës, MBP-së, Depozitarit Qendror, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Regjistrit Qendror, bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Lajme
Ndalohet për pije uji në katër fshatra të Tetovës
NPK “Sharri” Tetovë ka njoftuar banorët e fshatrave Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël se uji nuk duhet të përdoret për pije, raporton ZYRTARE.net
Sipas njoftimit, pas analizave të kryera për cilësinë e ujit është konstatuar se uji nuk i plotëson kushtet për përdorim si ujë i pijshëm.
Për këtë arsye, banorëve u ndalohet përdorimi i ujit për konsum deri në një njoftim të mëtejshëm nga institucionet kompetente.
Nga NPK “Sharri” sqarojnë se ndërmarrja nuk është kompetente për furnizimin me ujë të këtyre vendbanimeve, pasi ato nuk furnizohen nga sistemi i ujësjellësit të qytetit të Tetovës që menaxhohet nga kjo ndërmarrje.
Përgjegjësia për furnizimin dhe menaxhimin e ujësjellësve në këto fshatra është në kompetencë të strukturave përkatëse lokale.
Megjithatë, për shkak të situatës dhe për mbrojtjen e shëndetit publik, banorët këshillohen që të respektojnë ndalesën dhe të mos e përdorin ujin për pije, deri në konfirmimin se ai është i sigurt për konsum.
Për informacione të mëtejshme, banorët duhet t’u drejtohen institucioneve dhe bashkësive lokale përgjegjëse për këto sisteme ujësjellësi./ZYRTARE.net
Lajme
BDI: Jo vetëm një por plot pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të Vlen-it në “Bardovci”
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
