Lajme
Tentim vrasja në Tetovë, paraburgim 30 ditor për të dyshuarin
Policia e Tetovës e ka vënë në pranga 28 vjeçarin L.J. i dyshuar se ditë më parë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi të mitur duke tentuar ta vrasë atë. Ngjarja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar i të miturit në Reçicë.
“Më datë 28 shator, pjesëtarë të policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.J. 28 vjeç nga Tetova, i cili paraprakisht, pra dy ditë më parë, është raportuar nga një i mitur se në punëtorinë e tij, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me një mjet të mprehtë dhe në bazë të dyshimeve të bazuara se bëhet fjalë për vrasjen në tentativë, i njëjti është privuar nga liria dhe me procedurë paraprake, është dërguar para gjykatësit hetues më ç`rast iu caktua masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga Prokuroria e Tetovës thonë se ende nuk është gjetur mjeti i krimit, për çka dyshohet se bëhet fjalë për një skalper. Informatat tona brenda prokurorisë flasin se dy personat, 28 vjeçari i dyshuar për vrasje në tentim dhe i mituri, janë njohur që prej një viti e gjysmë. Më 26 shtator dy personat kontaktojnë përmes sms-ve për tu takuar, dhe lënë takimin tek punëtoria e ndërmarrjes së familjes së të miturit. Pas takimit, dyshohet se 28 vjeçari L.J e ka ngacmuar seksualisht të miturin dhe pas këtij ngacmimi ka ardhur deri tek përleshja fizike. Me të arritur tek punëtoria me motor skuter, 28 vjeçari futet brenda dhe aty fillon fillimisht ngacmimi seksual e pastaj edhe zënka. Pas ngjarjes, 28 vjeçari raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes. I mituri që kishte marrë plagë të rënda në qafë dhe vesh, thërret familjarët e tij për ndihmë.
Kërkuam prononcim edhe nga familjarët, por të njëjtët nuk deshën të flasin para kamerës. Ndërkohë vëllai i viktimës, nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se 17 vjeçari është ndjekur me motoçikletë nga ana e 28 vjeçarit deri në punëtorinë e familjes së tyre. Për këto pohime, Prokuroria ka urdhëruar që të merren inçizimet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth. /Alsat.mk
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
