Lajme
Zjarr në një ndërtesë në Çair, 30 persona kërkuan ndihmë për shkak të tymit
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo poshtë një ndërtese banesore në Çair të Shkupit duke përfshirë edhe dyqane. Më shumë se 100 qiramarrës u evakuuan, ku disa banorë, një zjarrfikës dhe një punonjës policie kanë kërkuar ndihmë mjekësore mëngjesin e sotëm pasi kanë thithur tym.
Në vendngjarje ka qenë edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomevski, i cili tha se në zjarrin në lagjen Çair të Shkupit janë djegur rreth 1000 m2.
Zvonko Tomovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit.
“Diku rreth orës 02:00 kemi marrë njoftim për zjarr në një bodrum në rrugën Shkupi. Është një hapësirë më e madhe, e mbushur me gjëra të ndryshme. Po punohet aktivisht për të ndalur djegien, por po përballemi me një temperaturë të lartë, sepse është një hapësirë nëntokësore. Diku rreth 1000m2 është hapësira e djegur. Përveç një kolegu që u ankua për thithjen e tymit, nuk kemi kolegë dhe qytetarë të lënduar më rëndë që banojnë në ndërtesë. Nuk kam prova të plota, janë evakuuar diku më shumë se 60 persona me shkallë, ndërsa të tjerët janë evakuuar nëpër hyrje. Nuk mund t’ua them numrin e saktë”.
Nga Klinika e Toksikologjisë kanë konfirmuar se kanë kërkuar ndihmë 30 persona me simptomat tipike të helmimit nga tymi, ku katër që kanë pasur simptoma më të rënda dhe janë më të moshuar janë mbajtur për trajtim spitalor. Ndërsa nga Klinika e Fëmijëve kanë konfirmuar se janë sjellur 12 fëmijë ku më i vogli është 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç.
E banorët e kësaj ndërtese ende me trishtim dhe me lotë në sy, treguan se si ka ndodhur kjo dhe sa e vështirë ka qenë për të dalur jashtë ndërtesës në ato moment.
Muadin Nesimi, qytetar
“Kur zbrita në katin e tretë kishte më shumë. E vendosa kështu bluzën dhe zhdrypa në katin e dytë, kur zhdrypa në katin e dytë u ngulfata më shumë dhe në moment, mu kujtua të kthehen prapa dhe kur u ktheva prapa gruaja ime tha, nuk mundemi të dalim prej këtu, nuk ka dalje. U paraqitem te fqinjët të shohim se a janë zgjuar ato dhe rastësisht thanë se duhet të vendosim lecka të lagura në fytyrë. Unë e mora djalin tim 11 vjeçar i cili më tha, babi unë nuk do të marrë frymë deri poshtë, deri sa të zbresim dhe ashtu zbritëm, dolëm. Por, në panik nuk mund të të kujtohet se çfarë të bësh. Kur veç më zbritëm poshtë gjithçka ishte ndryshe por, nuk pash askënd që qëndroi, të gjithë zbritën.”
Osman Iseni, një banor tjetër i kësaj ndërtese ato që i ka përjetuar i shpjegoi me një fjal “trishtim”, mirëpo shqetësim më i madh në ato momente ishin fëmijët e tyre.
Osman Iseni, qytetar
“Kjo ndodhi përnjëher, rast i papritur. U zgjuam nga ora 02:00 e mëngjesit dhe u habitëm, e pamë tymin nga koridori kryesor i zgjuam fëmijët dhe ia, shyqyr Zotit shpëtuam të gjithë. Nuk e di çfarë të them, me të vërtetë. Unë banoj në katin e gjashtë. Të gjitha katet ishin të vështira për të dalur, ishte një tym i zi, i paparë me të vërtetë. Ishte trishtuese, një trishtim i madh, u trishtuan fëmijët. Jo nuk ka t lënduar në familjen time, shyqyr Zotit jo.”
Në vendgjarje kishte edhe banorë të tjerë që thanë se edhe pse nuk munden të bëjnë diçka për ata, të paktën të qëndrojnë afër tyre.
Qytetar
“Kjo tragjedi sot që ndodhi këtu në lagjen Serov, është mërzi për të gjithë ne, do të thotë kemi ardhur në emër të personave me nevoja të vecanta këtë mërzi ta ndajmë bashkarisht me pronarët që i njoh i kam shok, dashamirë dhe së paku me bë lutje për ata sepse nuk po mundem me ndihmu.”
Banorët e kësaj ndërtese thanë se ndërtesa ashtu si ndërtesat e tjera nuk ka shkallë ndihmëse për evakuim mirëpo përsëri falë zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë që kanë ardhur në kohë kanë shpëtuar.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
Lajme
Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!
Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një skemë të mundshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas kallëzimit, dyshohet se shtetas nga Nepali, Bangladeshi, India dhe Pakistani – të cilët kishin leje qëndrimi nga Qiproja – kanë hyrë në vend përmes aeroportit të Shkupit me ndihmën e mundshme të zyrtarëve policorë, kundrejt një pagese prej rreth 800 eurosh për person.
Detajet kryesore të skandalit:
Shifrat e dyshuara: Vetëm nga 1 deri më 24 gusht, dyshohet se përmes aeroportit kanë hyrë rreth 300 persona (shifër që duhet të verifikohet zyrtarisht).
Rrugët e rekrutimit: Si provë janë dorëzuar video nga profili “Smartway Travels” në TikTok, ku reklamohen itineraret përmes Qipros dhe Maqedonisë së Veriut drejt vendeve të BE-së (çmimet shkojnë nga 4.500 deri në 4.800 euro).
Destinacioni final: Dyshohet se një pjesë e këtyre personave më pas kanë braktisur vendin në mënyrë ilegale për të vazhduar drejt Greqisë, Serbisë, Italisë e Spanjës.
Kallëzuesi kërkon nga institucionet që urgjentisht të sigurojnë kamerat e sigurisë, listat e fluturimeve dhe regjistrimet elektronike – para se të fshihen provat – për të zbardhur lidhjet e mundshme mes ndërmjetësve dhe zyrtarëve policorë.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
