Connect with us

Lajme

Sánchez bën thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, duke dënuar njëkohësisht sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Sanchez tha pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan se Spanja kishte ndaluar shitjen e armëve për Izraelin në tetor 2023 dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bëjë të njëjtën gjë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme, raportoi Reuters.

Në një sulm të forcave izraelite në një pikë vëzhgimi të përdorur nga UNIFIL, dy persona u plagosën sot, tha një burim i OKB-së dhe Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi sot se asnjë nga ushtarët spanjollë në mision në Liban nuk u plagos.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu UNIFIL të enjten, duke plagosur dy anëtarë të misionit indonezian dhe sulmi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar. Spanja ka 650 ushtarë në UNIFIL.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dimitrieska-Koçoska: Riblanci është një zgjidhje e mirë dhe për herë të parë sjell rreth 6 miliardë denarë më shumë mjete për shpenzimet kapitale

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026, i cili u miratua në Kuvend të hënën, është një zgjidhje e mirë dhe një nga ribalancet e rrallë të Buxhetit gjatë këtyre viteve, i cili ka rritje të zërave të shpenzimeve kapitale. Këtë e potencoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë intervistës në ditarin e RTM-së.

“Ky ribalanc është një zgjidhje e mirë, duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme në ekonomi, jo vetëm në Maqedoni, por duke e parë në përgjithësi situatën gjeopolitike dhe duke marrë parasysh pasiguritë që janë para nesh. Ky është një nga të paktët ribalance buxheti ku kemi rritje të zërit të shpenzimeve kapitale. Para së gjithash duhet të themi se bëhet fjalë për rritjen e shpenzimeve kapitale që drejtpërdrejt nënkupton investime të caktuara. Ne këtu nuk flasim për transferime të rregullta, avance, transferime në ndërmarrjet publike dhe kështu me radhë, ku në të kaluarën ishin evidentuar si shpenzime kapitale dhe ku nuk shihnim asnjë investim. Domethënë, kjo më gëzon. Për herë të parë, ka korrigjim në anën e shpenzimeve ose rritje prej rreth gjashtë miliardë denarësh”, tha ministrja.

Ajo shtoi se gati në të gjitha ministritë ka rritje të mjeteve, por pjesa më e madhe e rritjes së planifikuar të shpenzimeve kapitale është në Programin AA, ku ka një përqindje vërtet të lartë të realizimit të investimeve kapitale dhe se puna në terren shihet vërtet se po përparon me një ritëm të përshpejtuar. Më tutje, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ku ka rritje të më shumë zërave, pjesa më e madhe është te shpenzimet kapitale, me më shumë se 700 milionë denarë, mjete të paraparë për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Shkup. Në Ministrinë e

Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka disa projekte që lidhen me financimin e siguruar nga IPA. Ka rritje edhe në zërat e Ministrisë së Mbrojtjes gjithmonë në pjesën e shpenzimeve kapitale.

Ministrja sqaroi se me ribalancin, të hyrat e përgjithshme të projektuara mbulojnë shpenzimet rrjedhëse, ndërsa diferenca e mbetur është destinuar për shpenzimet kapitale. Ajo theksoi se i gjithë deficiti buxhetor, në thelb, shkon për financimin e shpenzimeve kapitale, ose ajo që qytetarët e njohin si investime. \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Besoj se duhet të pajtohemi të gjithë se çdo ditë shohim vënien në shfrytëzim të ndonjë projekti të ri pothuajse në çdo vendbanim. Kjo tregon se projektet po realizohen realisht në terren dhe çdo qytetar mund ta vërejë këtë me sytë e tij. Nga ana tjetër, sipas parametrave ekonomike, përmes prodhimit të brendshëm bruto dhe rritjes së PBB-së dëshmojnë qartë se edhe Qeveria ka kontribut në këtë rritje, përmes rritjes së PBB-së edhe pse nuk është rezultat vetëm i veprimeve të Qeverisë, por Qeveria ka pjesërisht kontribut në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”

Gjatë intervistës, ministrja u ndal edhe te realizimi i të hyrave në Buxhet, duke theksuar se mbushja e buxhetit po zhvillohet rregullisht dhe se të dhënat e publikuara tregojnë arkëtim të mirë në të gjitha kategoritë tatimore. Sipas saj, e vetmja kategori ku është regjistruar nivel më i ulët i arkëtimit janë akcizat, gjë që lidhet drejtpërdrejt me masat e ndërmarra nga Qeveria.

Lidhur me borxhin publik dhe huamarrjen, ministrja theksoi se borxhi publik deri më tani është menaxhuar me sukses dhe situata është nën kontroll, ndërsa huamarrjet krijojnë rritje ekonomike.

Continue Reading

Lajme

Largohet një investitor serioz i huaj nga Maqedonia

Kompania gjermane BMZ (BMZ Group), e cila prodhon bateri litium-jon, ka marrë vendim që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë plotësisht fabrikën e saj të prodhimit në Maqedoni dhe ta zhvendosë prodhimin në Poloni, shkruan gazeta „Nezavisen“.

Ky vendim biznesi prek rreth 100 persona që ishin të punësuar në fabrikën në Shkup, si dhe punësimet e tjera potenciale që ishin paralajmëruar gjatë promovimit të investimit rreth tre vjet më parë.

Për një periudhë relativisht të shkurtër, kjo është kompania e tretë e huaj që largohet nga vendi, pasi më parë këtë e bëri kompania irlandezo-amerikane „Aptiv“ me fabrikën në Zonën Ekonomiks „Bunarxhik“ pranë Shkupit, si dhe kompania amerikane „Dura“, ndërsa të tjera, si gjiganti britanik „Johnson Matthey“, eksportuesi më i madh nga Maqedonia, ka paralajmëruar se do të zvogëlojë numrin e të punësuarve.

Në njoftimin e BMZ-së, të publikuar ditët e fundit në faqen e tyre të internetit, theksohet se kompania do të mbyllë fabrikën e prodhimit në Maqedoninë e Veriut, duke konsoliduar prodhimin evropian, si dhe se prodhimi po zhvendoset në Poloni.(INA)

Continue Reading

Lajme

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 kilometra në orë, në një pjesë të autostradës ku kufizimi i lejuar ishte 120 km/h.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2026, në orën 21:26, në autostradën A1, te kyçja Smokvicë, në rajonin e Gjevgjelisë.

“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me radar, punonjësit policorë kanë konstatuar se J.D. (29) nga Gjevgjelia drejtonte automjet të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Gjevgjelisë me shpejtësi prej 204 kilometra në orë, në vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia e lëvizjes është kufizuar në 120 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi është përjashtuar nga komunikacioni dhe është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – ‘drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik’”, njoftoi policia.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Dimitrieska-Koçoska: Riblanci është një zgjidhje e mirë dhe për herë të parë sjell rreth 6 miliardë denarë më shumë mjete për shpenzimet kapitale

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026, i cili u miratua në Kuvend të hënën, është një zgjidhje e mirë dhe...

Lajme5 hours ago

Largohet një investitor serioz i huaj nga Maqedonia

Kompania gjermane BMZ (BMZ Group), e cila prodhon bateri litium-jon, ka marrë vendim që deri në fund të vitit 2026...

Lajme5 hours ago

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 kilometra në...

Lajme5 hours ago

Në Tetovë ofiqarët i “zhvatin” çiftet që duan të kurorëzohen, u marrin nga 50 euro që t’i martojnë në restorant

Në tetor të vitit 2025 një grua nga Tetova me mbesën e saj shkoi në zyrën e gjendjes civile në...

Lajme5 hours ago

Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë...

Lajme19 hours ago

Mexhiti: Një lajm i madh për Pollogun, 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të...

Lajme21 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Arben Fetai Në seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për...

Lajme21 hours ago

Ulen rastet e reja nga epidemia në Gostivar

Numri i rasteve të reja të lidhura me epideminë në Gostivar po vazhdon të ulet, ndërsa autoritetet shëndetësore vlerësojnë se...

Lajme21 hours ago

LAJM I MIRË/ Do të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot në një konferencë për shtyp njoftoi se Qeveria ka sjellë vendim për të zhbllokuar...

Lajme22 hours ago

Fund pritjeve në kufi! 2 milionë euro nga BE-ja për kufij inteligjentë – mallrat kalojnë për pak sekonda!

Mustafa Dauti Me një grant prej 2 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, do të automatizohen plotësisht terminalet kufitare përmes projektit...

Trending