Connect with us

Lajme

Fitorja e zgjedhjeve, Trumpit i rritet pasuria me një miliard dollarë

Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por që nga mëngjesi i sotëm ai është më i pasur me më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.
Ish-presidenti amerikan është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton cnn.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka 114.75 milionë aksione, të cilat kapin vlerën prej 5.3 miliardë dollarëve dhe ishin me vlerë 3.9 miliardë dollarë kur tregtimi përfundoi në prag të ditës së zgjedhjeve.

Sigurisht, shton CNN, është një fitim në letër, sepse në praktikë do ta kishte të vështirë që 78-vjeçari të shiste kaq shumë aksione pa u ulur çmimi i tyre.

Për muaj të tërë, Trump Media ka shërbyer si një përfaqësues për mënyrën se si tregtarët parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Kur shanset e republikanin po binin, aksionet e kompanisë ranë në nivele rekord të ulëta dhe në muajin shtator arritën pikën më të ulët. Në periudhën midis 23 shtatorit dhe fundit të tetorit, Trump Media trefishoi vlerën.
Nga ana tjetër, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga firma analitike financiare S3 Partners, investitorët që vënë baste kundër Trump Media & Technology Group (DJT.O), kanë humbur 420 milionë dollarë që kur bursa filloi të gjurmonte shanset për zgjedhjet e Donald Trump, shkruan Reuters.

Republikani Trump, 78 vjeç, rimori Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me një fitore gjithëpërfshirëse ndaj kandidates demokrate Kamala Harris.
Në gjashtë javët para fitores së Trump, aksionet e Trump Media u rritën me 196%.

Trump Media & Technology Group operon Truth Social, një faqe e mediave sociale dhe shërbim transmetimi. Vetë Trump është aksioneri më i madh i kompanisë.
Të martën mbrëma, qindra fansa të aksioneve u mblodhën në një festë për vëzhgimin e zgjedhjeve në platformën e ndarjes së videove në internet Rumble.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut.

Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kanë ndikuar në “delegjitimimin” e kërkesave të shqiptarëve dhe i kanë dhënë argumente politike kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kurti: S’po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pasi s’ka qenë kurrë gjuhë zyrtare

Sipas tij, edhe deklarimet se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare kanë krijuar një situatë shqetësuese, duke u përdorur nga qarqe antishqiptare.

Ahmeti u shpreh se kjo ka ndikuar negativisht në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, duke theksuar se “gjuha po kontestohet dhe nuk përdoret më si më parë në institucione”.

“Që ne na delegjitimoi dhe që u dha argument Kristian Mickoskit dhe fuqi politike, që kryeministri po i mbështesë ata forca politike. Kryeministri i Kosovës po del dhe thotë se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare. Dhe javë të tëra antishqiptarët më të mëdhenj, e vendosnin në ekran kryeministrin e Kosovës, që mua më gërryente në shpirt, ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe s’ka qenë zyrtare dhe nuk është.

Ishte kryeministri i Kosovës që shqiptarëve këtu ua hoqi të drejtën legjitime, legjitimitetin… kjo me ka brengosur nga kryeministrit. Sepse i tërë devalvimi i situatës këtu, asnjë hap prapa nuk ka shkuar. Që dy vjet këtu nga një hap shkohet. Kontestohet gjuha, dhe nuk përdoret më, siç është përdorur nëpër institucione. Përfaqësimi i drejtë është heq”, ka thënë Ahmeti.

Këto komente vijnë në një kohë kur debati për gjuhën shqipe është intensifikuar në Maqedoninë e Veriut, pas protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimet profesionale të mund të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me legjislacionin ekzistues.

Continue Reading

Lajme

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”, transmeton Anadolu.

“Është e mundur që së shpejti të na duhet të veprojmë përsëri për të siguruar arritjen e objektivave”, tha Katz gjatë një aktiviteti ushtarak në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.

“Irani ka pësuar goditje jashtëzakonisht të rënda gjatë vitit të kaluar, goditje që e kanë kthyer vite prapa në të gjitha fushat”, shtoi ai në deklaratat e tij të raportuara nga gazeta Yedioth Ahronoth.

Kërcënimet izraelite për një rifillim të mundshëm të sulmeve ndaj Iranit shihen nga vëzhguesit si pjesë e përpjekjeve për të shtyrë SHBA-në drejt një veprimi të ri ushtarak.

Javën e kaluar, Katz tha se Izraeli po pret një “dritë jeshile” nga SHBA-ja për të rifilluar luftën kundër Iranit.

Sipas Axios, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka përgatitur plane që mund të përfshijnë sulme ndaj infrastrukturës iraniane, si dhe opsione më të gjera si rritja e presionit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Propozimet thuhet se synojnë ta detyrojnë Iranin të kthehet në negociata me më shumë fleksibilitet, veçanërisht për çështjen bërthamore.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik dhe duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Një armëpushim u shpall më 8 prill përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, i ndjekur nga bisedime në Islamabad më 11 prill, por nuk u arrit marrëveshje. Presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e zgjati armëpushimin pa një afat të ri, me kërkesë të Pakistanit.

Continue Reading

Lajme

Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj

Qeveria informon opinionin se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët dhe ekonominë, zbritja e karburanteve vazhdon deri më 18 maj 2026.

Kjo është një masë që siguron ulje të çmimeve me pakicë, me zbritjen që arrin në 3 denarë për litër për naftën dhe 2 denarë për litër për benzinat me 95 dhe 98.

Nga Qeveria thonë se mbesin të përkushtuar për të marrë masa në kohë dhe efektive për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve, veçanërisht përballë një krize çmimesh të importuara dhe sfidave globale të energjisë.

“Në koordinim me institucionet kompetente dhe operatorët ekonomikë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të reagojmë në përputhje me rrethanat, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në treg. Kujdesi për qytetarët dhe mbështetja e ekonomisë mbeten përparësia jonë kryesore”, njoftojnë nga Qeveria.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut....

Lajme6 hours ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se lufta me Iranin mund të rifillojë “së shpejti”, transmeton Anadolu....

Lajme6 hours ago

Qeveria: Ulja e çmimeve të karburanteve vazhdon deri më 18 maj

Qeveria informon opinionin se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët...

Lajme6 hours ago

Nga pragu i shuarjes në shkëlqim: Sulejmani për ringjalljen e Ansamblit shqiptar

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV ka mbajtur koncertin e tij në Tetovë, duke shënuar një moment...

Lajme6 hours ago

“Ankohen te kryeministri për njëri tjetrin”, Osmani: VLEN nuk ka peshë në Qeveri

“Mua vet ambasadorët me thonë: Ne jemi të habitur si mundet një parti politike, elektorati i të cilëve janë 100%...

Lajme12 hours ago

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

Gjinekologu Muhamed Asani para dy javësh është dënuar përfundimisht me tre vite burg, pasi gjatë një ndërhyrjeje me prerje cezariane...

Lajme13 hours ago

19 vjeçari humb jetën në aksident trafiku në Maqedoninë e Veriut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në Prilep, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Këtë mëngjes në...

Lajme13 hours ago

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

I ftuar në emisionin debativ Click Plus, në Tv21, deputeti i BDI-së. Ilir Hsani aadresoi kritika ndaj palës maqdonase për...

Lajme13 hours ago

Mickoski: Nuk do të lejojë manipulime me ndjenjat e shqiptarëve!

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh theksoi se askush në vend nuk është kundër përdorimit të...

Lajme13 hours ago

Bexheti pyet Stoilkoviqin: A jeni ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo për marrëdhënie me Republikën Sërpska?

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nëse...

Trending