Sport
Muamed Sejdini jep dorëheqje nga posti i presidentit të FFM-së
Pas një tjetër suksesi historik për futbollin e Maqedonisë, fitoren 1:0 ndaj Ishujve Faroe dhe kualifikimit në Ligën B të Kombeve, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka paralajmëruar tërheqjen nga pozita e tij. Fillimisht lajmin u’a kumtoi lojtarëve dhe stafit teknik pas ndeshjes, derisa më pas në seancën e Këshillit Drejtues të FFM-së ofroi dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit. Kështu ai do të vazhdojë drejtimin e Federatës deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi i tij. Lajmin për tërheqjen e tij nga pozita e kryetarit, Muamed Sejdini e bëri publik vetë në profilin e tij në Facebook.
Postimi i Sejdinit:
“Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë.
Nën drejtimin tim, së bashku me ju, kemi shkruar kapituj të artë për futbollin e Maqedonisë: kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020, renditja e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës dhe fitorja e paharrueshme kundër Italisë në Palermo, sukseset e Ligës së Kombeve me kalimin në Ligën B dhe realizimi i projekteve të shumta infrastrukturore në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.
E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv dhe çdo dashamirës të futbollit.
Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im.
Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite.
Me respekt dhe mirënjohje,
Muamed Sejdini!”
Lajme
Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions
PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi 1-1 ndaj Bayern në takimin e kthimit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me anë të Dembele, pas një asisti të Kvara.
Bavarezët ushtruan presion disa herë por nuk mundën dot që të futeshin në lojë, pasi goli i barazimit erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kane. Feston PSG, e cila shkon në finale dhe do kërkojë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. PSG-Arsenal luhet me 20 maj në Budapest.
Lajme
Shkëndija e Tetovës kalon në finale të Kupës, eliminon skuadrën nga Haraçina
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe. Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.
Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Sportmania/
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
