Connect with us

Lajme

Automjetet zyrtare do të pajisen me targa me ngjyra për të parandaluar keqpërdorimet

Përveç kësaj, drejtori i SHPPP, Ivica Tomovski, njoftoi se do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të raportojnë keqpërdorimet, të cilat më pas do të trajtohen.
Të gjitha mjetet zyrtare do të pajisen me targa të veçanta me ngjyrë për të parandaluar keqpërdorimet, njoftoi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri, Ivica Tomovski.

“Vendosëm të prezantojmë targa të veçanta me ngjyrë, ndërsa regjistrin do ta përgatisim paralelisht gjatë vitit. Rregullorja është miratuar dhe tani po pritet nënshkrimi i ministrit të Punëve të Brendshme. Këto targa speciale do të përfshijnë rreth 6,500 mjete në gjithë territorin e Maqedonisë,” deklaroi Tomovski gjatë një interviste të mbrëmshme në emisionin “Fli nëse mundesh” në TV Alfa.

Përveç kësaj, drejtori i SHÇPP njoftoi se do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të raportojnë keqpërdorimin e automjeteve, të cilat më pas do të trajtohen.

Më 17 shtator të këtij viti, Qeveria, me propozim të SHPPP, miratoi një vendim për futjen e targave të veçanta me ngjyrë për automjetet e institucioneve shtetërore. Nga Qeveria atëherë njoftuan se është formuar një komision për fillimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për përdorimin dhe disponimin e pronës shtetërore dhe komunale, si dhe Ligjit për automjetet, me të cilat, siç theksuan, do të krijohet një regjistër i të gjitha automjeteve shtetërore që do të jenë të shënuara me targa me ngjyrë të veçantë.

Propozimi për futjen e targave me ngjyrë të veçantë, që do të mundësojë identifikimin e lehtë të automjeteve zyrtare, fillimisht u inicua nga përbërja e mëparshme e Komisionit Antikorrupsion.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net

Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.

Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.

“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.

“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/

Continue Reading

Lajme

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk

Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.

„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.

Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta

Continue Reading

Lajme

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.

“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i...

Lajme3 hours ago

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti...

Lajme4 hours ago

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar. “Më 21.09.2026 në...

Lajme4 hours ago

Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal...

Lajme4 hours ago

Bie çmimi i naftës pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi pasi Irani ka bërë një “ofertë për ngushticën e Hormuzit”....

Lajme4 hours ago

Kurti diskutoi me presidentin Erdogan për vendimin e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Javës së Nivelit...

Lajme4 hours ago

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për avancimin e punimeve në disa projekte infrastrukturore, përfshirë zgjerimin e...

Lajme4 hours ago

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje Policia...

Lifestyle9 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme20 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Trending