Lajme
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin Kurti kur është pyetur rreth unikifikimit Kosovë-Shqipëri.
Por, a është ky refuzim i bashkimit?
Jo tërësisht, parafrazohet të ketë thënë Kurti nga NZZ.
“Nëse Ballkani po përballet sërish me kohë më të vështira, çfarë do të ndodhë me planet e viteve të para? A do të diskutohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë? Jo, thotë Kurti, tani nuk është koha për këtë. Në një epokë konfliktesh të mëdha, perspektiva kombëtare është shumë e ngushtë. Tani bëhet fjalë për Evropën. Duke pasur parasysh kërcënimin rus, ai më mirë do ta shihte vendin e tij të anëtarësohej në NATO”, shkroi NZZ.
Lajme
Ferati – Rokas: Bashkëpunimi me BE-në për zhvillim të barabartë dhe institucione më të forta
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive si një nga shtyllat themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si bazë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Ministri Ferati dhe ambasadori Rokas folën edhe për forcimin e kapaciteteve institucionale të ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, me qëllim rritjen e efikasitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave që kontribuojnë në kohezionin shoqëror.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e barabartë të rajoneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ministri Ferati shprehu mirënjohjen për partneritetin me Bashkimin Evropian, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në iniciativa që forcojnë bashkëjetesën, zhvillimin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit.
Lajme
Dimitrieska-Koçoska: Riblanci është një zgjidhje e mirë dhe për herë të parë sjell rreth 6 miliardë denarë më shumë mjete për shpenzimet kapitale
Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026, i cili u miratua në Kuvend të hënën, është një zgjidhje e mirë dhe një nga ribalancet e rrallë të Buxhetit gjatë këtyre viteve, i cili ka rritje të zërave të shpenzimeve kapitale. Këtë e potencoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë intervistës në ditarin e RTM-së.
“Ky ribalanc është një zgjidhje e mirë, duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme në ekonomi, jo vetëm në Maqedoni, por duke e parë në përgjithësi situatën gjeopolitike dhe duke marrë parasysh pasiguritë që janë para nesh. Ky është një nga të paktët ribalance buxheti ku kemi rritje të zërit të shpenzimeve kapitale. Para së gjithash duhet të themi se bëhet fjalë për rritjen e shpenzimeve kapitale që drejtpërdrejt nënkupton investime të caktuara. Ne këtu nuk flasim për transferime të rregullta, avance, transferime në ndërmarrjet publike dhe kështu me radhë, ku në të kaluarën ishin evidentuar si shpenzime kapitale dhe ku nuk shihnim asnjë investim. Domethënë, kjo më gëzon. Për herë të parë, ka korrigjim në anën e shpenzimeve ose rritje prej rreth gjashtë miliardë denarësh”, tha ministrja.
Ajo shtoi se gati në të gjitha ministritë ka rritje të mjeteve, por pjesa më e madhe e rritjes së planifikuar të shpenzimeve kapitale është në Programin AA, ku ka një përqindje vërtet të lartë të realizimit të investimeve kapitale dhe se puna në terren shihet vërtet se po përparon me një ritëm të përshpejtuar. Më tutje, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ku ka rritje të më shumë zërave, pjesa më e madhe është te shpenzimet kapitale, me më shumë se 700 milionë denarë, mjete të paraparë për stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Shkup. Në Ministrinë e
Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka disa projekte që lidhen me financimin e siguruar nga IPA. Ka rritje edhe në zërat e Ministrisë së Mbrojtjes gjithmonë në pjesën e shpenzimeve kapitale.
Ministrja sqaroi se me ribalancin, të hyrat e përgjithshme të projektuara mbulojnë shpenzimet rrjedhëse, ndërsa diferenca e mbetur është destinuar për shpenzimet kapitale. Ajo theksoi se i gjithë deficiti buxhetor, në thelb, shkon për financimin e shpenzimeve kapitale, ose ajo që qytetarët e njohin si investime. \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Besoj se duhet të pajtohemi të gjithë se çdo ditë shohim vënien në shfrytëzim të ndonjë projekti të ri pothuajse në çdo vendbanim. Kjo tregon se projektet po realizohen realisht në terren dhe çdo qytetar mund ta vërejë këtë me sytë e tij. Nga ana tjetër, sipas parametrave ekonomike, përmes prodhimit të brendshëm bruto dhe rritjes së PBB-së dëshmojnë qartë se edhe Qeveria ka kontribut në këtë rritje, përmes rritjes së PBB-së edhe pse nuk është rezultat vetëm i veprimeve të Qeverisë, por Qeveria ka pjesërisht kontribut në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”
Gjatë intervistës, ministrja u ndal edhe te realizimi i të hyrave në Buxhet, duke theksuar se mbushja e buxhetit po zhvillohet rregullisht dhe se të dhënat e publikuara tregojnë arkëtim të mirë në të gjitha kategoritë tatimore. Sipas saj, e vetmja kategori ku është regjistruar nivel më i ulët i arkëtimit janë akcizat, gjë që lidhet drejtpërdrejt me masat e ndërmarra nga Qeveria.
Lidhur me borxhin publik dhe huamarrjen, ministrja theksoi se borxhi publik deri më tani është menaxhuar me sukses dhe situata është nën kontroll, ndërsa huamarrjet krijojnë rritje ekonomike.
Lajme
Largohet një investitor serioz i huaj nga Maqedonia
Kompania gjermane BMZ (BMZ Group), e cila prodhon bateri litium-jon, ka marrë vendim që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë plotësisht fabrikën e saj të prodhimit në Maqedoni dhe ta zhvendosë prodhimin në Poloni, shkruan gazeta „Nezavisen“.
Ky vendim biznesi prek rreth 100 persona që ishin të punësuar në fabrikën në Shkup, si dhe punësimet e tjera potenciale që ishin paralajmëruar gjatë promovimit të investimit rreth tre vjet më parë.
Për një periudhë relativisht të shkurtër, kjo është kompania e tretë e huaj që largohet nga vendi, pasi më parë këtë e bëri kompania irlandezo-amerikane „Aptiv“ me fabrikën në Zonën Ekonomiks „Bunarxhik“ pranë Shkupit, si dhe kompania amerikane „Dura“, ndërsa të tjera, si gjiganti britanik „Johnson Matthey“, eksportuesi më i madh nga Maqedonia, ka paralajmëruar se do të zvogëlojë numrin e të punësuarve.
Në njoftimin e BMZ-së, të publikuar ditët e fundit në faqen e tyre të internetit, theksohet se kompania do të mbyllë fabrikën e prodhimit në Maqedoninë e Veriut, duke konsoliduar prodhimin evropian, si dhe se prodhimi po zhvendoset në Poloni.(INA)
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
