Connect with us

Lajme

Turqit e RMV-së njëzëri kundërshtojnë ashpër vendimin për Jeni Xhaminë në Manastir

Vendimi që Xhamia e Re në Manastir, të shndërrohet në muze të trashëgimisë kulturore krishtere dhe islame, po shkakton reagime të fuqishme nga faktorët vendas dhe rajonal.

Gjatë këtyre ditëve përveç që kishte reagime nga  Bashkësia Fetare Islame në RMV, faktori politik shqiptar dhe OJQ të ndryshme, nuk kanë munguar reagimet as nga faktori politik turk, shoqëria civile në vend dhe rajon.

Lidhur me këtë vendim arbitrar dhe të paarsyeshëm, ku vendi i adhurimit tentohet të shëndrrohet në muze, nuk ka lënë pa zë as turqit e Maqedonisë së Veriut, të cilët njëzëri dhe në mënyrë të ashpër kanë dënuar këtë vendim.

Kryetari i Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Atdheut dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike (YTB), Abdullah Eren, ka publikuar një mesazh dënimi lidhur me shndërrimin e Xhamisë së Re në Manastir në muze. Eren ka thënë se kjo që po ndodh me Xhaminë e Re në Manastir është një vendim i papranueshëm dhe i padrejtë.

ABDULLAH EREN, KRYETAR I YTB-SË 

“Shndërrimi i Xhamisë së Re, e njohur gjithashtu si Xhamia Kadi Mahmud, një trashëgimi e të parëve tanë në Manastir, një nga qytetet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, në një të ashtuquajtur ‘Muze të Trashëgimisë Kulturore të Krishterimit dhe Islamit’, duke e shkëputur këtë vend adhurimi nga funksioni i saj origjinal, është një vendimi të padrejtë dhe krejtësisht i papranueshëm. Shpresoj që autoritetet e Maqedonisë së Veriut,  të tërhiqen menjëherë nga ky vendim dhe që Xhamisë së Re t’i rikthehet statusi si vend adhurimi dhe t’u vihet në dispozicion funksionimi për myslimanët. Dua të theksoj në mënyrë të veçantë, se Turqia,  gjithmonë do të jetë pranë bashkëkombësve dhe komuniteteve vëlla të Maqedonisë së Veriut”

Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), ka reaguar në lidhje me vendimin e palogjikshëm që Xhamia e Re në Manastir është kthyer në muze.

MATUSITEB

“Vendimi që pas dyerve të mbyllura, ku  Xhamia Kadi Mahmud ose e njohur si Xhamia e Re, një trashëgimi osmane në Manastir, është kthyer në ‘Muze e Krishterimit dhe Islamit’, përbën një mungesë respekti ndaj vlerave historike dhe kulturore.

Ky vendim i paligjshëm jo vetëm që dëmton kulturën e bashkëjetesës, por gjithashtu lëndon ndjenjat e bashkëkombësve tanë dhe të myslimanëve. Dënojmë ashpër këtë vendim, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të heqin dorë menjëherë nga ky gabim”

Përveç sektorit civil turk, ku ditë më parë dënuan vendimin për Jeni xhaminë, Shoqata Kulturore “Kopru”, shoqata “Genç Kalemler”, redaksia e lajmeve turke në vend – TIMEBALKAN, reagime të ashpëra kanë pasur edhe politikanët turq në vendin tonë.

Në lidhje me këtë situatë ditë më parë, përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, profesor Sulejman Baki, dhe deputeti nga Fronti Europian, Salih Murat, kanë thënë se ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë, kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa u kërkua rikthimi i kësaj vepre islame-osmane në origjinalin e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke (TDP), njëherazi edhe deputet nga Fronti Europian,  Bejxhan Iljas, ka dënuar ashpër vendimin për shndërrimin e Jeni xhamisë në muze të trashëgimisë kulturore krishtere dhe islame.

BEJXHAN ILJAS, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TURKE

“Xhamia e Re ose Xhamia Kadı Mahmud Efendi në qytetin e Manastirit, është shndërruar në Muze të Trashëgimisë Kulturore Kristiane-Islame nga Instituti i Muzeve të Manastirit. E dënoj ashpër këtë vendim, ku kjo vepër osmane-islame, e cila më herët është përdorur si Galeri Arti, tani po kthehet në muze. Kultura e bashkëjetesës përshkruhet përmes dialogut dhe paqes, ndërsa diversiteti pranohet dhe respektohet si e tillë. Për ne, nuk është aspak e pranueshme, që një vepër islame osmane të degradohet në këtë mënyrë. I bëj thirrje autoriteteve shtetërore që të korrigjojnë menjëherë këtë padrejtësi”

Reagim në lidhje me vendimin për Xhaminë e Re në Manastir, ka pasur edhe nga partia turke Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve (TMBH) e Erdogan Saraçit, parti kjo e cila është pjesë e koalicionit qeveritar VMRO-ZNAM-VLEN. Theksohet se objekti fetar i ndërtuar në vitin 1558 nga Kadı Mehmed Efendi, në vend që t’i rikthehej funksioni i saj i mëparshëm, është shndërruar në një muze që bie në kundërshtim me qëllimin për të cilin u ndërtua

LËVIZJA PËR BASHKIM KOMBËTAR TË TURQVE

“Shkatërrimi i një xhamie që për më shumë se 350 vite ka shërbyer besnikërisht si vend adhurimi dhe i është qëndruar besnik qëllimit të saj origjinal, është një akt që nuk mund të pranohet në asnjë rrethanë. Me keqardhje të madhe vlerësojmë se ky veprim i Muzeut të Manastirit,  mund të nxisë tensione ndërfetare. Ne duam të theksojmë që për turqit, shqiptarët dhe romët, që janë minoritete në Manastir, dhe përgjithësisht për myslimanët, ky veprim do të jetë shumë i rëndë dhe tepër i dëmshëm. Që nga viti 1994, kur për herë të parë kërkuam që kjo xhami t’i rikthehej funksionit të saj, ku tashmë kanë kaluar 30 vjet, është e papranueshme që kjo vepër historike turko-islame të mbetet ende larg qëllimit për të cilin u ndërtua, edhe atë pa asnjë justifikim të vlefshëm”

Në reagim thuhet se nëse gjatë 530 viteve të sundimit osman në këto troje do të ishin ndërtuar xhami mbi themelet e kishave, nuk do të kishte mbetur asnjë kishë e vetme. Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve rikujton se kjo xhami një herë ka shërbyer edhe si ‘Galeria e Arteve Mosha Pijade’, ndërsa qëllimi për ta mbajtur larg funksionit të saj origjinal,  sot është shndërruar në një politikë shtetërore.

“Fatkeqësisht, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, e cila është palë e drejtpërdrejtë në këtë çështje, nuk ka mundur të mbajë qëndrimin e duhur ose, ndoshta, si rezultat i ndonjë pazari, e ka braktisur atë, që këtë nuk mund ta dijmë”, janë shprehur nga Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i sigurt për nxënësit e kësaj komune, shkruan ZYRTARE.net

Abazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se më parë nxënësit detyroheshin të ecnin kilometra të tëra për të arritur në shkollë, shpesh në kushte të vështira atmosferike.

Ai theksoi se ky ishte një premtim i dhënë gjatë fushatës dhe se tashmë është realizuar.

“Premtim i dhënë – premtim i mbajtur!”, shkroi Abazi, duke uruar nxënësit dhe prindërit për fillimin e transportit të organizuar.

“Urime nxënësve dhe prindërve! Na priftë e mbara!”, përfundoi ai./ZYRTARE.NET/

Continue Reading

Lajme

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk

Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë.

„Për shkak të kërkesave të qytetarëve, por edhe nga vlerësimet tona, kamerat ekzistuese të ‘Safe City’ nuk janë të mjaftueshme. Përveç bulevardit ‘Revolucioni i Tetorit’ dhe lokalitetit ‘Tabakana’, kam informacion se në periudhën më të shpejtë të mundshme do të vendosen kamera edhe në tre lokacione të tjera“, deklaroi Dodevski.

Sipas autoriteteve, vendosja e këtyre kamerave vjen si nevojë për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit dhe për të reduktuar shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Kujtojmë se procesi i shqiptimit të gjobave përmes sistemit “Safe City” në Kumanovë ka nisur që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktualisht, kamerat janë të vendosura në dy pika në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe në disa akse të rrugëve rajonale.tvfesta

Continue Reading

Lajme

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar.

“Më 21.09.2026 në ora 23:15 në DPB Gostivar, J.A.(45) nga fshati Raven ka denoncuar se bashkëshorti i saj A.A.(60) rreth orës 07:00 ka shkuar në punë në Gostivar dhe nuk është kthyer në shtëpi, e as nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.09.2026 në ora 00:20, A.A. është gjetur i vdekur në stadiumin e fshatit Raven, ndërsa në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur një sharrë motorike. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Urgjente Gostivar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer Prokurori Publik, mjeku i mjekësisë ligjore, ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në vendin e ngjarjes, rreth orës 01:50, zyrtari policor ka rënë në një pusë betoni të hapur dhe të pashënuar me thellësi prej rreth 1,5 metrash dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thonë nga MPB.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Kryetari i Studeniçanit mban premtimin, sigurohet transporti i organizuar për nxënësit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ka njoftuar se nga sot ka nisur zyrtarisht transporti i organizuar dhe i...

Lajme2 hours ago

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti...

Lajme2 hours ago

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në Gostivar, lëndohet rëndë polici gjatë kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes

SPB Tetovë njofton se është gjetur i vdekur një 60-vjeçar në stadiumin e fshatit Raven në Gostivar. “Më 21.09.2026 në...

Lajme2 hours ago

Shpërbëhet një grup kriminal për kontrabandë dhe korrupsion në Maqedoni, ndalohen gjashtë persona dhe sekuestrohen mbi 100.000 euro

MPB njofton se është shpërbë një grup kriminal për kontrabandë mallrash dhe vepra korruptive, me çka është dorëzuar kallëzim penal...

Lajme2 hours ago

Bie çmimi i naftës pas ofertës së Iranit për rihapjen e Hormuzit

Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi pasi Irani ka bërë një “ofertë për ngushticën e Hormuzit”....

Lajme2 hours ago

Kurti diskutoi me presidentin Erdogan për vendimin e Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Javës së Nivelit...

Lajme2 hours ago

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për avancimin e punimeve në disa projekte infrastrukturore, përfshirë zgjerimin e...

Lajme3 hours ago

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje Policia...

Lifestyle8 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme19 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Trending