Lajme
“Homazh- nderim për arsimtaren time, ZEDIJE ÇOLLAKU BAJRAMI”
Zonja ZEDIJE ÇOLLAKU BAJRAMI ka ndërruar sot jetë dhe me të ka ikur një LEGJENDË – një grua e shkencës, një grua e ngritur dhe një personalitet i mësuesisë ndërkombëtare.
“Koha, dihet se ndjek sensin e së ardhmes, kujtesa rikthehet herë pas here në skutat e së shkuarës. Në oazin e larmishëm të kujtimeve të mia me theks dhe me të gjitha ngjyrat që ekzistojnë në natyrë, dalin ato që lidhen me vendlindjen e vcanërisht me shkollën. Është e kuptueshme, koshienca nuk mund të ndjejë e të mbajë komplet mbresat e fillimit të shkollës.Duhet thënë se hyrja në shkollë për herë të parë përbën një ndryshim të madh cilësor tek cdo fëmijë.Atë vlerësoj dhe ndjej dhe unë sa herë që kujtoj hyrjen time në klasën e parë në shkollën “Naim Frashëri”në Tetovë në vitin 1971.
Viti i parë karakterizohet nga dinamika. Ai është sa i bukur aq edhe i lodhshëm, ku ndjesi të ndryshme e kontradiktore si: kënaqësia, gëzimi, ankthi, mërzia të shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Është një vit i bukur sepse simbolizon hapat e parë që hedh në rrugën që ke zgjedhur të ndjekësh në të ardhmen, e kjo të fal emocione. Pastaj koha duket sikur rrjedh në disa shina e nuk del lehtë prej andej. Në këtë vorbull fëmija etiketon dhe përcakton mësuesin “ideal” për të gjithë periudhën.
“… Jo të gjithë kanë shansin të takojnë mësuesin “ideal”, por ata fatlumë që e gjejnë këtë person, janë të bekuar. Unë jam një njeri me fat dhe e kam takuar mësuesen time ideale në vitet e para të shkollës “Naim Frashëri” në Tetovë.Sa dëgjoj të flitet për mësuesin ideal, menjëherë në mendje më vjen mësuesja ime Zedo Collaku-Bajrami. Jam e sigurtë se shumë mësues janë afër të qenit ideal, por kjo ndryshon nga një nxënës tek tjetri. Për mua, mësuesi “ideal” është dikush që ju bën të argëtoheni me mësimin, dikush që të mbështet dhe shkon përtej detyrës për t’ju shpjeguar. Nga natyra e vet lënda e matematikës në shkolla ka bukurinë e vet, por ka dhe një lloj misteri apo si magji, që një pjesë nxënës i largon, e shikojnë me një sy jo të mirë, që prejarddhjen e ka nga mosnjohja në shkallën e duhur, vështirësia në asimilim, por jo më pak rol vendimtar ka edhe mësuesi. Pikërisht, kjo e fundit mund të flitet e shkruhet për mësuesen time të matematikës, të cilën e takova me mall e dashuri këto ditë në Tetovë. Ajo për katër vite rrjesht ishte mësuesja kujdestare e klasës time. “Po cfarë ka bërë ajo?”mund të bëhet një pyetje nga kushdo. E vecanta e saj ka qënë dhuntia që i bënte nxënësit për vete që ta donin orën e mësimit dhe të mësonin shumë nga ajo. Me një takt të thjeshtë, por të cuditshëm, në klasë, dora e ngritur – jo vetëm ishte sinjal për “Unë e di”, por edhe “mund të provoj”. Me këtë mënyrë ajo bënte që cdo nxënës të kontrollonte veten dhe ajo komplet klasën. Zedo nuk ushtronte kurrë në emër të lëndës së matematikës tek nxënësit influencë e “autoritet” falls. Ajo na aftësoi që në çdo orë mësimi ta ndiejmë e ta donim dhe me çdo temë të re të matematikes na bënte edhe kureshtarë. Ndihen me fat edhe krenare sot e kësaj dite, që Arsimtarja Zedo Collaku – Bajrami ishte për katër vite kujdestarja e klasës time dhe mësimdhënëse e lëndës së matematikës. Nxënësit e shkolles Naim Frashëri, me Arsimtaren e tyre të matematikës kanë marrë pjesë me suksese të shkëlqyeshme edhe në garat federle të asaj kohe. Kam bindjen se çdo nxënës që ka kaluar në duart e saj, e pohon këte që them. . Ne që ju futëm fushës së nderuar të mësuesisë, mendoj se kishim një model për ta përgjithësuar dhe imituar në punën tonë. E takova, u shmallëm. Mosha ka bërë të vetën, por zemra, dashuria nuk e ka lënë. Gjithëcka i qeshnin, fytyra, sytë, dhe teshat. Sa kujtime e sa mall. Ajo vazhdon të jetë një grua e tillë mbështetëse dhe frymëzuese në jetën time dhe unë nuk mendoj se kjo do të përfundojë kurrë.”
Mësuesja ime e shtrenjtë, ZEDIJE ÇOLLAKU BAJRAMI, dhe mësuesja e mbarë shkollave e nxënësve të asajë kohë, të falënderojmë e të kujtojmë pafund për kontributin tënd të ndritshëm dhe na u prefsh me paqë!
Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë pasur fatin ta njohin e të mësojnë nga ARSIMTARJA e popullit!

Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
