Lajme
BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!
Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend. Kështu qëndron në reagimin e BDI-së, ndaj deklaratave të ministres Janeva, e cila sot ka deklaruar se “Komitët janë pjesë e historisë, UÇK-ja nuk paraqet asgjë për Maqedoninë”
“UÇK nuk është “asgjë” për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. UÇK për shqiptarët është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar të jetë i barabartë. Çdo përpjekje për të mohuar këtë të vërtetë historike është një akt diskriminimi që thellon ndarjet ndëretnike dhe dëmton ndjeshëm harmoninë shoqërore.
Kjo qasje selektive dhe hipokrite është e papranueshme. Të nderosh Komitët, ndërsa përbuz UÇK-në, është dëshmi e standardeve të dyfishta dhe mungesës së sinqeritetit nga kjo qeveri.
Si mund të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët, kur një Ministre e Arsimit, në vend që të promovojë vlera të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, flet me një gjuhë përjashtuese dhe fyese për një pjesë të qytetarëve të këtij vendi? A është kjo mënyra si kjo qeveri synon të promovojë bashkëjetesën dhe të ndërtojë një të ardhme për të gjithë?
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon fuqishëm këtë qasje dhe kërkon që Ministrja të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe të kërkojë falje publike. Ne gjithashtu kërkojmë që kjo qeveri të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet ndëretnike.
UÇK për shqiptarët është historia, sakrifica dhe krenaria jonë. Kushdo që e nënvlerëson këtë simbol të rëndësishëm duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët duke fyer dhe përjashtuar një popull të tërë. Shqiptarët kanë dhënë gjithmonë kontribut për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë kurrë që historia e tyre të reduktohet në “asgjë”.
Me shumë gjasa, kjo deklaratë është koordinuar me marionetat tuaja të koalicionit, Vredi”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Lajme
Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.
Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.
Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
Ja postimi plotë:
Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.
Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.
I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.
Lajme
Kasami mirëpret kryetarin e Kukësit, në fokus projektet ndërkufitare
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal.
Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me çështje me interes për të dy komunat, ndërsa theks i veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare.
Sipas tij, projekte të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Tetovës dhe Kukësit, me synim realizimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.
Lajme
Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët
Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët
Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët
Ministria për Çështje Evropiane organizoi takimin e nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, ministrive resore dhe institucioneve zbatuese.
Në hapje të takimit, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi se WBIF mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e lidhshmërisë rajonale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.
“Përgjegjësia jonë nuk përfundon me sigurimin e financimit. Matësi i vërtetë i suksesit është implementimi. Çdo projekt i realizuar do të thotë më shumë mundësi për qytetarët, ekonomi më konkurruese dhe standard më të lartë jetese”, theksoi ministri Sali.
Ai nënvizoi se monitorimi duhet të shihet si një instrument strategjik i qeverisjes që mundëson identifikimin e hershëm të sfidave, koordinim më efikas ndërinstitucional dhe vendimmarrje të bazuar në rezultate.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat kryesore në implementimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë kapacitetet e njësive implementuese, procedurat e prokurimit, ndryshimet në fushëveprimin e projekteve, koordinimin ndërmjet institucioneve dhe procedurat administrative për leje dhe miratime.
Sali theksoi se Agjenda e Reformave dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje kanë krijuar një qasje më strategjike në planifikimin e investimeve, ndërsa fokusi në periudhën e ardhshme duhet të jetë rritja e efikasitetit të implementimit dhe sigurimi i rezultateve konkrete për qytetarët.
Pjesëmarrësit riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mekanizmave të monitorimit, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
Misioni Monitorues i WBIF do të vazhdojë gjatë dy ditëve të ardhshme me takime tematike në fushën e transportit, energjetikës dhe mjedisit jetësor, si dhe me vizitë në terren në projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Shkup.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
