Lajme
Arrestohen ish-drejtorët e EMV-së për një krim prej 6.5 milionë eurosh
Një aksion i madh policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit , ku janë arrestuar një numër i madh personash, të dyshuar për keqpërdorime dhe krime lidhur me termocentralet në Manastir, Osllomej dhe Negotinë. Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të thirrjes publike për blerjen e aditivëve, me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë eurosh. Aksioni është zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në të janë përfshirë 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi.
Përveç ish drejtorit të EMV-së dhe ish anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë, Vasko Kovaçevski, i cili dyshohet për veprën e keqpërdorimit në shërbim, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili pasoi Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të EMV.
Me aksionin është përfshirë gjithashtu Pece Matevski nga Manastiri, ish-drejtori i RЕК Manastir. Stefanov dhe Matevski dyshohet se kanë ndihmuar në abuzimin e procedurës për thirrjen publike, si anëtarë të një shoqërie kriminale. Ndërkaq, ish drejtori komercial i EMV-së, Ardijan Muça, është i dyshuar për veprën penale “Abuzim me pozitën zyrtare”.
Lidhur me aksionin, ka folur sot edhe kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski. Ai tha se janë arrestuar 23 persona, ndërsa Vasko Kovaçevski ka kohë që nuk është në vend, por Mickoski tha se presin ta sigurojnë dhe ta kthejnë në vend.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“23 janë siguruar, minus një që pres që sot së shpejti të sigurohet para drejtësisë. Dhe që të gjithë të japin përgjigje për dyshimet e bazuara. Nga informacionet që kam nga MPB, bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar përfaqësuesish të lartë të kompanisë dhe personave që menaxhonin persona të tjerë juridikë, të cilët u bashkuan dhe dyshohet se kanë kryer një krim prej 6.5 milionë eurosh. Janë gjetur shumë prova, por këtë do t’ia lëmë prokurorisë dhe gjykatave, duhet të besojmë në prezumimin e pafajësisë, por ajo që është gjetur është vërtet shqetësuese”.
Ndërkaq, si organizatore në cilësinë e bartësit të kontratës për aditivët dyshohet edhe Maja Jordanova. Në aksion është përfshirë edhe Nebojsha Stojanoviq, edhe si organizator, i cili është ish-drejtor i TEK Negotinë. Prokuroria ka konfirmuar se aksioni po kryhet nën koordinimin e dy prokurorëve të Prokurorisë Publike.
Lajme
Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri
Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri.
“S’kanë faj VLEN-i. As që e kanë ditur për Alta Banka. Aq dinë, aq marrin vesh, aq kuptojnë. Ata janë si kukulla në qeveri”, deklaroi Taravari.
Lajme
Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend
Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.
E ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Pasholli tha se është e papranueshme që një ditë pas manifestimit madhështor për Ditën e Alfabetit, Sali gjatë një mbledhjeje institucionale fillimisht të mbajë fjalimin në gjuhën maqedonase dhe më pas ta përsërisë të njëjtin fjalim në gjuhën shqipe.
“Pas gjithë atij manifestimi madhështor, sot në mbledhjen dedikur për shqyrtimin raportit të Komisionit Evropian, në mbledhjen e Këshillit Nacional për eurointegrime për çështje evropiane, z. zëvendëskryeministër Bekim Sali, u drejtua në gjuhën maqedone dhe më pas mori kohën që të njëjtin fjalim ta bëj edhe në gjuhën shqipe. Për mendim e para është nënvlerësim i skajshëm i gjuhës shqipe, i gjuhës tonë të bukur i cili dje, me të drejtë kolegët kanë festuar dhe manifestuar. Këtu ka një, le të themi një disbalanc, tash a po festojmë se e ndjejmë apo e duam dhe e kemi gjuhën tonë, por të nesërmen ndodh e kundërta”, deklaroi Pasholli.
Lajme
Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase
Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali gjatë mbledhjes së Këshillit nacional për integrime evropiane.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në Shenja”, Musa deklaroi se funksionarët e BDI-së edhe gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, në takime bilaterale kanë zgjedhur të komunikojnë në gjuhën maqedonase, madje edhe kur në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të palëve të treta.
Ajo tha se nuk mund të fokusohet debati vetëm në raste të veçanta, kur sipas saj, anashkalimi i gjuhës shqipe ka ndodhur edhe në të kaluarën nga vetë funksionarët e BDI-së.
“Ne jemi vetë dëshmitarë se në takime bilaterale, kur ka pasur funksionarë të BDI-së, kanë zgjedhur që mes vete të komunikojnë në gjuhën maqedonase. Domethënë, ne nuk mundemi për raste specifike të lidhemi dhe të themi se këta po e anashkalojnë gjuhën shqipe. Gjuha shqipe në vazhdimësi është anashkaluar nga funksionarët e BDI-së”, deklaroi Musa.
Ajo shtoi se, sipas saj, ekzistojnë edhe video-incizime që dëshmojnë raste kur funksionarë të BDI-së kanë komunikuar në gjuhën maqedonase edhe mes vete, “pa praninë e palëve të tjera”.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
