Lajme
MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve
konkurs për punësimin e 600 policëve.
JA DHE SHPALLJA PUBLIKE”
I. Për lidhjen e marrëdhënies së punës për 600 kandidatë në vendin e punës ,,Polic’’ për punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe atë:
1. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ——————————– 300 kandidatë
2. në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër ——————————— 30 kandidatë
3. në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë ————————— 15 kandidatë
4. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip ———————————- 35 kandidatë
5. në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë ——————————- 20 kandidatë
6. në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir —————————- 15 kandidatë
7. në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles ——————————– 15 kandidatë
8. në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë —————————– 40 kandidatë
9. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri ——————— 25 kandidatë
10. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim —————– 20 kandidatë
11. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Lindje———————- 20 kandidatë
12. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug ————————- 15 kandidatë
13.në Departamentin për Operacione Speciale Policore_ _ _ _ _ _ _ _ _ 50 kandidatë
1. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e përgjithshme si në vijim:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;
– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;
– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;
– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;
– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i një partie politike ose anëtar i organeve dhe trupave të një partie politike dhe
– të ketë të dhënë testin e integritetit.
2. Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e veçanta si në vijim:
– gjatësia e nevojshme trupore të paktën 175 cm (meshkuj), gjegjësisht 165 cm (femra)
– përgatitje të lartë individuale.
3. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dëshmi për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje të vërtetuar nga noteri, përkatësisht:
– certifikatë nga Libri amë i të lindurve,
– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe
– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm.
Me kërkesën, kandidati është i obliguar të dorëzojë deklaratë të nënshkruar nga vetë ai me të cilën konfirmon se nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.
Kërkesën me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati është i obliguar ta parashtrojë PERSONALISHT në njërën nga vendet e përcaktuara për paraqitje, edhe atë:
– Sektori i Punëve të Brendshme Shkup:
– Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Gazi Babë,
– Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Bit Pazar dhe
– Stacioni Policor me Kompetenca të Përgjithshme Karposh.
– Sektori i Punëve të Brendshme Manastir;
– Sektori i Punëve të Brendshme Veles;
– Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë;
– Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë;
– Sektori i Punëve të Brendshme Ohër;
– Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë,
– Sektori i Punëve të Brendshme Shtip.
Gjatë parashtrimit të kërkesës kandidati e potencon numrin e njësisë organizative për vendin e punës për të cilin paraqitet në pajtim me pikën “I” të kësaj shpalljeje.
Kandidati është i obliguar gjatë parashtrimit të dokumenteve të nevojshme, me vete të ketë letërnjoftimin ose pasaportën për identifikim.
Dokumentacionin e nevojshëm nga pika 3, kandidatët e dorëzojnë çdo ditë pune në afatain e caktuar, gjatë orarit të punës (nga ora 08:00-16:00).
4. Gjatë parashtrimit të kërkesës, kandidati nënshkruan deklaratë se në mënyrë vullnetare paraqitet në seleksionimin për tu zgjedhur kandidat për polic dhe pamundësi për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria në rast të lëndimit gjatë kohës të zbatimit të selektimit.
5. Procedura e selektimit të kandidatëve zbatohet nga ana e Komisionit për zgjedhje të kandidatëve për polic i formuar nga ana e ministrit i cili e përcakton sekuencën e fazave të selektimit. Selektimi zbatohet në këto faza:
-Selektimi administrativ i parashtrimit të dokumentacionit (përcaktimi i parashtrimit të dokumentacionit të dorëzuar në kohë të duhur dhe i kompletuar, si dhe përmbushja e kushteve të përcaktuara);
-Testim i aftësive motorike – aftësitë motorike të personave të regjistruar përcaktohen duke kryer këto ushtrime:
a),,Pompa”, vlerësohet numri i pompave të kryera saktë në një interval prej 10 sekondash. Numri minimal i pompave për meshkuj është 9, ndërsa për femra është 6.
b),,Ngritje e trungut nga pozita”, vlerësohet numri i ngritjeve të trungut nga pozita të kryera në mënyrë korrekte në një interval prej 30 sekondash. Numri minimal i ngritjeve të trungut nga pozita për meshkuj është 16 ndërsa për femra është 12.
c) “Kërcim në largësi nga vendi”matet gjatësia e kërcimit nga vendi i kërcimit deri në vendin e uljes me thembrat e këmbëve.Gjatësia minimale e kërcimit ështe 220 centimetra për meshkuj dhe 160 centimetra për femra. Kërcimi në largësi nga vendi kryhet në dy tentime dhe në pasqyrën tabelare shënohet rezultati më i mirë
ç) “Sprint në 20 metra” matet koha nga fillimi deri në fundin e vendosur në 20 metra. Koha minimale për meshkujt është 3,35 sekonda, ndërsa për femrat është 3,50 sekonda.
d) “Sprint në 100 metra” matet koha nga fillimi deri në fundin e vendosur në 100 metra. Koha minimale për meshkujt është 15 sekonda, ndërsa për femrat është 18 sekonda.
dh)“Vrapim në 1500 metra për meshkuj” matet koha nga fillimi deri në fundin e vendosur në 1500 metra. Koha minimale është 5 minuta e 25 sekonda.
e) “Vrapim në 800 metra për femra” matet koha nga fillimi deri në fundin e vendosur në 800 metra. Koha minimale është 3 minuta.
ë) Testime tjera fizike të përcaktuara nga ana e Komisionit.
Rezultatet nga testi i aftësive motorike përfaqësojnë shumën e pikëve të marra nga të gjitha ushtrimet individuale.
Nëse personi i regjistruar nuk plotëson minimumin e përcaktuar vetëm në një nga ushtrimet individuale, ai do të konsiderohet se ka kaluar fazën e testit të aftësive motorike nëse shuma kumulative e pikëve të marra nga ushtrimet e tjera individuale është të paktën 21.
-Testim psikologjik (test për integritet dhe test psikologjik)
-Testim me shkrim (test i përgjithshëm arsimor),
-Intervistë (bisedë individuale me personin e paraqitur),
– Kontrollim të sigurisë dhe
-Kontrollime shëndetësore (kontrollime të aftësive psikofizike të kandidatëve).
6. Për kandidatët e paraqitur kryhet kontrollim i sigurisë në bazë të pajtimit të tyre paraprak. Nëse personi e refuzon kontrollimin e sigurisë, konsiderohet se nuk i plotëson kushtet për lidhjen e marrëdhënies së punës në Ministri.
7. Kontrollimet shëndetësore në procedurën e selektimit për kontrollimin e aftësive psikofizike të kandidatëve përcaktohen nga ana e Komisionit shëndetësor i formuar nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme.
8. Gjatë zbatimit të selektimit të kandidatëve të paraqitur u mundësohen kushte të njëjta për t’i demonstruar aftësitë e tyre, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, përkatësinë nacionale dhe sociale, bindjen fetare, pozitën materiale dhe shoqërore.
9. Pas zbatimit të procedurës të selektimit, kandidatët e zgjedhur për polic lidhin marrëveshje për trajnimin bazë për polic në afat prej 1 (një) viti, i cili do të realizohet në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të njëjtin do të shkojnë 10% numër më i madh i kandidatëve për policë nga numri i vendeve të lira për të cilin është publikuar kjo shpallje publike, përkatësisht në Qendrën për Trajnim gjithsej do të jenë 660 kandidatë.
10. Pas përfundimit të trajnimit bazë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kandidati për polic, i cili e ka përfunduar trajnimin bazë për polic dhe i cili në bazë të rezultateve të arritura në mënyrë përkatëse është futur në rang listën lidh Marrëveshje për punësim në Ministri, me të cilën kandidati për polic fiton statusin “polic-praktikant”.
Me marrëveshjen për punësim rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella dhe përcaktohet se polici është i detyruar të mbetet në punë në Ministri së paku pesë vjet duke u llogaritur nga data e lidhjes së marrëveshjes për punësim. Në të kundërtën, i njëjti është i obliguar t’i kompensojë shpenzimet e bëra për trajnimin e tij duke i rritur për tre herë.
11. Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke e llogaritur ditën e ardhshme pas publikimit të shpalljes publike (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes)
12. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dërguar me vonesë nuk do të merret parasysh.
Lajme
Mexhiti: Një lajm i madh për Pollogun, 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për realizimin e projektit të modernizimit dhe transformimit të Spitalit Klinik të Tetovës, një investim prej 74 milionë eurosh që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet shëndetësore në rajonin e Pollogut.
Sipas Mexhitit, bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, i cili do të sjellë infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët dhe stafit mjekësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.
“74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës.
Kanë nisur përgatitjet për modernizimin dhe transformimin e Spitalit Klinik të Tetovës, një projekt strategjik që do ta ngrejë në një nivel të ri shërbimin shëndetësor në Pollog.
Ky është një nga investimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë.
Projekti nënkupton infrastrukturë moderne, kushte më të mira për pacientët, ambiente më funksionale për mjekët dhe personelin shëndetësor, si dhe kapacitete më të mëdha për t’iu përgjigjur nevojave të mijëra qytetarëve.
Shëndetësia kërkon vizion, vendimmarrje dhe investime serioze. Pikërisht këtë përfaqëson ky projekt.
Çdo euro e investuar në shëndetësi është investim në jetën e njerëzve. Prandaj, ky investim prej 74 milionë eurosh është një lajm i madh për Tetovën dhe për gjithë rajonin e Pollogut.
Urime të gjithë qytetarëve! Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi shëndetësor më modern, më efikas dhe më dinjitoz”, ka shkruar bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.
Lajme
Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit
Arben Fetai
Në seancën e mbajtur dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më emëroi të Dërguar Special për Bashkimin Evropian, me seli në Bruksel.
Ky është një nder i madh, por pa dyshim një përgjegjësi edhe më e madhe. Detyra që më është besuar është të angazhohem për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, duke forcuar mbështetjen politike në institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së, kontribuar në tejkalimin e sfidave politike e diplomatike, si dhe duke e bërë zërin e Maqedonisë së Veriut më të fuqishëm dhe më të pranishëm në Bruksel e në kryeqytetet evropiane.
Pas një karriere të gjatë në Bruksel dhe me përvojën e fituar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kam dëshmuar përkushtimin tim ndaj perspektivës evropiane të vendit, e marr këtë detyrë me bindjen e plotë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE.
Falënderoj Kryeministrin dhe Qeverinë për besimin. Rruga drejt Brukselit vazhdon. Me vendosmëri, me partneritet dhe me besim të plotë në të ardhmen tonë evropiane.
Lajme
Ulen rastet e reja nga epidemia në Gostivar
Numri i rasteve të reja të lidhura me epideminë në Gostivar po vazhdon të ulet, ndërsa autoritetet shëndetësore vlerësojnë se periudha më kritike tashmë ka kaluar. Sipas të dhënave më të fundit, deri pasditen e sotme janë regjistruar edhe 109 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 4.303 persona njoftona INA.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi se gjatë katër ditëve të fundit numri ditor i pacientëve të rinj ka lëvizur nga 80 deri në 125 raste, gjë që, sipas tij, tregon një stabilizim gradual të gjendjes.
Megjithatë, ai theksoi se ende nuk mund të përcaktohet me siguri se sa prej rasteve të reja janë drejtpërdrejt të lidhura me epideminë dhe sa përfaqësojnë raste të zakonshme të infeksioneve gastrointestinale.
“Faza akute e epidemisë po qetësohet. Në marrëveshje me Komisionin për Sëmundje Infektive vendosëm të kalojmë në fazën e mbikëqyrjes së përforcuar epidemiologjike, me qëllim zbulimin në kohë të rasteve të reja eventuale dhe komplikimeve të mundshme”, tha Klekovski.
Institucionet shëndetësore në Gostivar kanë marrë udhëzime të reja për veprim, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet monitorimit të paraqitjes së hepatitit A, hepatitit E dhe sëmundjeve të tjera infektive që mund të shfaqen pas epidemive të tilla.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qendrës për Shëndet Publik, spitaleve dhe mjekëve amë do t’u dërgohen protokolle shtesë për veprim, si dhe rekomandime për informimin e qytetarëve. Qëllimi është që çdo rast i dyshimtë të identifikohet dhe konfirmohet në laborator në kohë, ndërsa sistemi shëndetësor të reagojë pa vonesa.
Sa i përket furnizimit me ujë, autoritetet shëndetësore mbeten në rekomandimet e mëparshme. Uji nga ujësjellësi i qytetit mund të përdoret për higjienë personale, por nuk rekomandohet për pirje, përgatitje të ushqimit ose larje të produkteve ushqimore, derisa institucionet kompetente të konfirmojnë se është plotësisht i sigurt për përdorim.
Edhe pse gjendja po tregon shenja përmirësimi, institucionet u bëjnë apel qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet, me qëllim parandalimin e plotë të përhapjes së sërishme të infeksionit./INA/
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
