Sport
Të dielën zgjedhjet për kreun e FFM-së, Masar Omeragiç merr mbështetje nga Lidhjet Komunale të Futbollit
Të dielën e 22 dhjetorit do të mbahet Kuvend i Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kandidat i vetëm për të zëvendësuar Muamed Sejdinin në këtë post, i cili dha dorëheqje me 17 nëntor, është Masar Omeragiç. Ky i fundit ka marrë mbështetje të plotë nga Lidhjet Komunale të futbollit.
Gjatë ditës së sotme, Omeragiç ka pasur takime me LFK Negotinë si dhe me LFK Gostivar, nga të cilët ka marrë mbështetje për kryetar të ardhshëm të FFM-së.
Sport
Adrian Hadribeaj, krenaria shqiptare e MMA në SHBA, takon Edi Ramën në Michigan: Një ëndërr e madhe për Tiranën
Kampioni shqiptar i MMA-së në SHBA, Adrian Hadribeaj, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbrëmjeje me komunitetin shqiptar në Michigan, ku ka ndarë edhe një nga ëndrrat e tij më të mëdha në sport, të sjellë një ndeshje të veçantë në Tiranë, në vendin e origjinës së tij.
Hadribeaj, i cili prej afro 30 vitesh është i përkushtuar ndaj sportit, e shfrytëzoi këtë takim për të folur për rrugëtimin e tij sportiv, sukseset në SHBA dhe dëshirën për ta sjellë emocionin e MMA-së edhe në Shqipëri.
“Teksa i afrohem 30 viteve në sport, folëm për një ëndërr timen të sjell një ndeshje të veçantë në Tiranë, në atdhe. Mirënjohës për mbështetjen e tij”, shkroi Hadribeaj pas takimit.
Për Hadribeajn, kjo nuk është thjesht dëshira për të zhvilluar një tjetër përballje sportive. Është një mundësi për të rikthyer në atdhe një pjesë të rrugëtimit të tij, pas dekadash pune, sakrifice dhe përkushtimi në sportin profesionist në Shtetet e Bashkuara.
Emri i tij është bërë pjesë e komunitetit shqiptar të sportistëve që me punën dhe rezultatet e tyre kanë arritur të ndërtojnë karrierë përtej kufijve dhe të mbajnë lart flamurin kuqezi në arenat amerikane.
Tashmë, Hadribeaj synon një tjetër moment të veçantë: që një ndeshje e tij të zhvillohet në Tiranë, para publikut shqiptar, në vendin ku gjithçka merr një kuptim tjetër.
Takimi me kryeministrin Rama në Michigan i ka dhënë kësaj ëndrre edhe një dimension të ri, ndërsa Hadribeaj shpreson që ideja të kthehet në realitet dhe sporti shqiptar të përjetojë një event të veçantë të MMA-së në kryeqytet.
Nga ringjet e SHBA-së drejt Tiranës, Adrian Hadribeaj synon ta sjellë spektaklin e MMA-së në atdhe.
Lajme
Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19.
Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes një reagimi.
Ai deklaroi se kishte frikë ta merrte vaksinën.
“Në ditët e fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të ngarkuar emocionale, bleva një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia përmes rrugës së parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, i vë vetes në dispozicion autoriteteve për sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, ka shkruar Xhaka.
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
