Connect with us

Lajme

Çerdhja në Haraçinë, ministri Limani: Nuk nënshkruaj pa më kërkuar falje publike kryetari i Haraçinës

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Fatmir Limani  deklaroi se kryetari I Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje publike sepse e ka quajtur ministër jolegjitim. Ai tha se çerdhja në Haraçinë do të fillojë me punë atëherë kur Ibrahimi të vendos për legjitimitetin e ministrit sepse siç potencoi Limani nuk përshtaten joligjimiteti I tij me nënshkrimin e tij legjitim.

FATMIR LIMANI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE (08:53-09:40)

“E para njëherë të dy kryetarët e komunave por më tepër kryetari I Komunës së Haraçinës do të duhet të kërkoj falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jo legjitim dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse un jam legjitim ose nuk jam atëherë kur ai të bindet se unë jam legjitim në të njejtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim. Nuk shkojnë të dyja bashkë jo legjitimiteti im me legjitimitetin tim si nënshkrim” .

Kryetari I komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi I bëri thirrje Limanit që ti lënë anash inatet politike dhe të vazhdojë procesi edukativo Arsimor. Ai tha se bashkarisht duhet ti kërkojnë falje qytetarëve dhe fëmijëve të komunës së Haraçinës të cilët për çështje të tilla politike, nuk po I gëzojnë këto të drejta elementare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.

Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.

Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.

“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.

Continue Reading

Lajme

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.

Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.

Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.

Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.

Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.

Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Lajme16 hours ago

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një...

Lajme16 hours ago

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve...

Lajme16 hours ago

Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!

Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një...

Lajme16 hours ago

Nata e flakëve në Shkup: Digjen tri vetura brenda pak orëve në Çair e Gazi Babë!

Një seri zjarresh misterioze ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Tri automjete janë përfshirë...

Lajme16 hours ago

Vdes edhe një person nga Ethet e Nilit Perëndimor, 11 pacientë në Klinikën Infektive

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në...

Lajme16 hours ago

Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19. Xhaka me këtë...

Lajme2 days ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme2 days ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Lajme2 days ago

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri...

Trending