Sport
Bokseri shqiptar Arlind Sulejmani publikon fotosesionin e fundit si babadimër
Bokseri shqiptar Arlind Sulejmani pas sukseseve të shumta në fushën e sportit të rëndë, për fundvit vjen me një fotosesion interesant.
Ai ka zgjedhur festat e Krishtlindjes për të publikuar fotosesionin e tij dhe të urojë mbështetësit e tij që festojnë këtë festë.
Sukseset e bokserit tetovar Sulejmani këtë vit nuk kanë munguar pasiqë ai në karierën e tij ka numëruar disa fitore.

Sport
Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89
Milazim Bajraktari, i njohur si “Ximi”, po vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit kosovar. Kapiteni i Trepçës ’89 zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës, duke u shfaqur si lider i vërtetë dhe një prej lojtarëve më të dalluar në fushë.
Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, si Skënderbeu, Partizani, Elbasani e Besa e Kavajës, por edhe të skuadrave të njohura kosovare si Prishtina, Drita dhe Ferronikeli.
Me karakter, përkushtim dhe cilësi të padiskutueshme, Bajraktari është kthyer në një simbol të Trepçës ’89 dhe një futbollist që çdo klub do ta dëshironte në radhët e veta. Tashmë pritet vendimi i tij për hapin e radhës në karrierë.
Sport
Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh
Norvegjia ka hedhur kandidaturën për të qenë një nga surprizat e mundshme të Kupës së Botës pas fitores 3-2 përballë Senegalit në ndeshjen e dytë në grup, duke u bërë gati për “finalen” përballë Francës që do të përcaktojë kreun, pasi të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër.
Në një ndeshje të dominuar nga norvegjezët që në start, ishte Pedersen ai që u dha avantazhin në fundin e pjesës së parë.
Më pas, e kishte radhën Haland të shënonte dy herë, duke bërë të pavlefshme tentativat e ekipit afrikan për të marrë diçka nga kjo sfidë me dy golat e Sarr që shërbyen vetëm për statistikë.
Kështu, Norvegjia fitoi për herë të parë dy ndeshje në një edicion të Kupës së Botës dhe Haland mbeti në garë për “Këpucën e Artë” të turneut duke mos iu ndarë dyshes Mesi-Mbape. Kurse Senegali, mban ende gjallë shpresa për kualifikim mes të tretave më të mira nëse mund Irakun.
Sport
Francë – Irak, publikohen 11-shet zyrtare: Deschamps bën lëvizje në repartin ofensiv
Është gjithçka gati për ndeshjen mes Francës dhe Irakut, e vlefshme për javën e dytë të Grupit I në Kupën e Botës 2026.
Pas fitores së thellë në takimin e parë, Franca synon të vulosë kalimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Iraku hyn në këtë përballje me objektivin për të marrë pikët e para në kompeticion.
Trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke i besuar vijës së sulmit të udhëhequr nga Kylian Mbappé, së bashku me Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Bradley Barcola.
Nga krahu tjetër, irakianët do ta kërkojnë befasinë me Basil në portë dhe me Hussein në sulm, përballë një prej skuadrave që konsiderohet favorite e turneut.
Francezët paraqiten në këtë duel me vetëbesim të lartë pas suksesit në debutim, aty ku u dalluan Michael Olise dhe Kylian Mbappé. Ndërkohë, Iraku do të përpiqet të përballojë presionin e “Les Bleus” dhe të mbetet në garë për kualifikim.
Formacioni i Francës: Maignan, Digne, Upamecano, Koundé, Saliba, Koné, Rabiot, Dembélé, Mbappé, Michael Olise, Barcola.
Formacioni i Irakut: Basil, Ali, Tahseen, Hashim, Doski, Bayesh, Iqbal, Alammari, Ismael, Qasem, Hussein.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
