Lajme
ASH, Taravari: Një vit qeveri, një vit dështim në rrugën drejt BE-së
Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot ka kritikuar qeverinë se ky vit është karakterizuar jo nga përparim, por nga stagnim dhe zvarritje në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Një nga arsyet kryesore që na detyroi të largohemi nga kjo qeveri ishte dështimi për të realizuar njërën nga shtyllat themelore të marrëveshjes mes OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit VLEN – miratimi i ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes. Siç ka theksuar me të drejtë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ky dështim përbën jo vetëm shkelje të marrëveshjes politike, por edhe një zhgënjim të thellë për qytetarët shqiptarë, të cilëve u ishte premtuar qartësisht ky hap drejt integrimit evropian.
Qeveria aktuale ka humbur orientimin evropian dhe vendi nuk ka bërë asnjë përparim real në përmbushjen e obligimeve ndaj BE-së. Në vend të përqendrimit në reformat e nevojshme – përfshirë përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të tyre – koalicioni qeverisës i është kthyer retorikës boshe dhe premtimeve të pambuluara.
Koalicioni VLEN, në vend që të jetë faktor ndryshimi, ka zgjedhur heshtjen përballë shkeljeve të premtimeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme. Premtimet për reforma dhe përfaqësim të drejtë janë zëvendësuar me justifikime dhe kompromise politike, të cilat në thelb nënvlerësojnë aspiratat e shqiptarëve për barazi dhe integrim të vërtetë”, thonë nga ASH.
Nga ASH shtojnë se kjo nuk është vetëm një dështim i një qeverie, është një sinjal alarmi për gjithë shoqërinë dhe për partnerët ndërkombëtarë se rruga drejt BE-së po bllokohet qëllimisht.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
