Connect with us

Lajme

Sot bëhen shtatë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Pikërisht shtatë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që hapi rrugë për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë.

Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.
Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në Kuvendin tone dhe në Parlamentin grek, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë u riemërua Republika e Maqedonisë së Veriut, shtetësia maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe gjuha maqedonase.

Vendi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe edhe pse emri vazhdimisht me vite përmendej si pengesë për perspektivën e BE-së të vendit, megjithatë nuk e hapi plotësisht rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Me Greqinë shtatë vite më vonë edhe krahas ndryshimit të pushtetit në të dyja vendet, marrëdhëniet dypalëshe janë në nivel të mirë.

Zgjidhjes së kontestit i paraprinë negociatat që zgjatën për 27 vjet, periodikisht ato ishin me ritme të shtuara dhe takime më të shpeshta, por kishte edhe periudha kur ato ishin në ngërç dhe ndërprerje, por gjithmonë përfundonin pa një zgjidhje të pranueshme reciprokisht, derisa në fund të vitit 2017 kur bisedimet u intensifikuan pas një ngecjeje thuajse trevjeçare dhe u arrit Marrëveshja.
Pak më shumë se tre muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, përkatësisht më 30 shtator të vitit 2018, qytetarët e Maqedonisë u thirrën në një referendum për t’iu përgjigjur pyetjes “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Pjesëmarrja në referendum ishte e ulët, me vetëm 36.91 për qind të votuesve që votuan, nga të cilët 91,47 për qind ishin “pro” dhe 5,64 për qind ishin “kundër”.

Sipas rezultateve përfundimtare të votimit, vendimi për referendum nuk u miratua, sepse më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve nuk votuan.

Në Greqi, edhe pse një vit pas nënshkrimit, qeveria ndryshoi, megjithatë Marrëveshja respektohet dhe në vitet e kaluara bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar, në një sërë fushash si ekonomia, energjia, ndërsa Athina është një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe perspektivën e vendit tonë.
Qëndrimi i Qeverisë së Demokracisë së Re është se pavarësisht se si opozitë nuk e kanë përkrahur Marrëveshjen, duke e konsideruar të dëmshme për interesin kombëtar, si qeveri është e obliguar ta respektojë, pasi është marrëveshje ndërkombëtare që e ngarkon çdo Qeveri në kuadrin e vazhdimësisë së shtetit.

Ndërrimi i qeverisë së vitit të kaluar në vendin tonë e aktualizoji Marrëveshjen e Prespës, me mesazhe nga Athina drejtuar Shkupit se ajo duhet të respektohet, por një vit më vonë, komunikimi dypalësh është mbajtur, në nivel takimesh midis ministrave nga qeveritë e të dyja vendeve.

Çfarë është zbatuar nga Marrëveshja e Prespës?

Dhe ndërsa Maqedonia e Veriut përmbushi një pjesë të madhe, dhe ndoshta të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Prespës, në aspektin e zbatimit, si ndryshimi i emrit kushtetues dhe Kushtetutën, ndryshimin e pasaportave, targave, ndryshimin e emrave të Ministrive dhe institucioneve, etj. nga pala greke, disa herë në të kaluarën, ka vonesa të caktuara, për sa i përket zbatimit.

Tre memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara në vitin 2019 dhe të dorëzuara për herë të parë në Parlamentin grek në mesin e shtatorit 2020, nuk janë ratifikuar ende, pavarësisht se SYRIZA-ja dorëzoi vitin e kaluar për herë të dytë, nuk është mbajtur Këshilli i dytë i nivelit të lartë.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë i udhëhequr nga kryeministrat e dy vendeve, “do të mblidhet të paktën një herë në vit dhe do të jetë organi kompetent për zbatimin e duhur dhe efektiv të kësaj Marrëveshjeje dhe të Planit të Veprimit që do të rezultojë prej saj”.

Seanca e parë dhe e vetme ndërqeveritare u mbajt në Shkup në prill të vitit 2019, gjatë vizitës së kryeministrit të atëhershëm grek, Aleksis Cipras, ndërsa e dyta do të duhej të pritej nga Greqia.

Zgjidhja e kontestit të emrit normalizoi plotësisht marrëdhëniet politike dypalëshe, të cilat hynë në një rrjedhë normale, me komunikim të rregullt dhe aktiv të ndërsjellë, me takime dhe vizita, dhe rezultuan me vizitën e parë zyrtare në Greqi nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, si dhe vizita e parë zyrtare e kryeministrit grek në vend.

Në tetor 2021, presidenti Stevo Pendarovski ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi Greqinë dhe u prit me nderime të larta në Athinë, ndërsa më pak se një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në prill të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm grek Aleksis Cipras vizitoi Shkupin dhe u mbajt këshilli i parë i bashkëpunimit të nivelit të lartë, i përbërë nga përfaqësues të dy qeverive, të kryesuar bashkërisht nga kryeministrat.

Megjithatë, kryeministri aktual grek ende nuk ka bërë ndonjë vizitë zyrtare, pune apo joformale në Shkup dhe as nuk është rënë dakord për vizitën kthyese të presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropoulul, edhe pse mori ftesë zyrtare nga kolegu i saj i atëhershëm.

Kryeministrat aktualë të të dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Kiriakos Micotakis, ende nuk kanë zhvilluar një takim dypalësh, ndërsa situata është identike edhe në nivel presidencial.

Në vendin tonë nga viti i kaluar, ndërsa tek fqinji jugut në shkurt të këtij viti janë zgjedhur shefa të rinj të shteteve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.

Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.

Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.

Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.

Continue Reading

Lajme

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

Continue Reading

Lajme

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.

Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.

Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.

“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle1 hour ago

Sfida e Butrintit, shqiptari bën gjestin e veçantë me tre djemë me Sindromin Down që ata t’i fitojnë 100 mijë eurot

Butrint Imeri, këngëtari shqiptar, ka bërë një sfidë interesante. Ai ka thënë se kush i bën videot më virale në...

Lajme12 hours ago

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në...

Lifestyle14 hours ago

Ola Xhauri rikthehet me “Location”, një projekt ritmik me Florian Tufallarin

Këngëtarja Ola Xhauri ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Location”, një bashkëpunim me Florian Tufallarin, që e...

Lajme14 hours ago

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë...

Lajme14 hours ago

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor. Pas largimit të Ermal...

Lajme18 hours ago

Aksion i madh ndërtimor në Butel, tre rrugë po marrin asfalt të ri

Në vendbanimin Rasadnik kanë nisur aktivitetet për asfaltimin e disa rrugëve, si pjesë e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës lokale...

Lajme19 hours ago

Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

Albin Kurti ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën me 7 qershor...

Lajme19 hours ago

Rama thirrje protestuesve: Unë jam miku, jo armiku yt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të marte lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe që...

Lajme22 hours ago

Pas 35 viteve u hap pishina në Saraj, iu dha me koncesion kompanisë private për 800 euro në muaj

Pas 35 vjetësh, është vënë sërish në funksion pishina në Qendrën Sportive-Rekreative (QSR) “Saraj” në Shkup. Pishina olimpike, e cila...

Lajme22 hours ago

Taravari: Me Azir Aliun kemi qenë çdoherë në minus, ka dështuar në udhëheqjen e shëndetësisë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish bashkëpartiakut të tij, ministrit të Shëndetësisë,...

Trending