Lajme
Saranda Imeri pyet Arbër Ademin: Pse BDI e uli pragun zgjedhor nga 50% në 40%?
Deputetja e VLEN-it, Saranda Ymeri, ka reaguar ndaj nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili kritikoi mënyrën e propozimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor.
“Arbër Ademi prap në aksion.
Vetëm një pyetje kam:
Pse DUI në koalicion me VMRO-në uli pragun e votuesve për zgjedhjet presidenciale nga 50% në 40%?
A thua për t’ia lehtësuar fitoren presidentëve maqedonas pa pasur nevojë për votën shqiptare?
Se kështu del që vota jonë më nuk paska peshë, apo thjesht ju s’keni më hallin e shqiptarëve? 🤔
P.s as per shumicën e dyfishtë mos u mërzit”, ka shkruar deputetja Saranda Ymeri.

Lajme
MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.
Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.
U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme.
Lajme
Taksisti nga Shkupi i mori 7.800 denarë (130 euro) turistit zviceran për një vozitje në qytet
Një turist i huaj ka mbetur i befasuar në mënyrë të pakëndshme pasi u vozit me një taksi në Shkup, prandaj e denoncoi rastin në polici. Ai pagoi një shumë të pabesueshme prej 7,800 denarësh për një udhëtim të shkurtër nga qendra e qytetit në Vodno të Mesme.
Rasti ka të bëjë me një shtetas zviceran 43-vjeçar, transmeton portali Lideri.mk, i cili e raportoi rastin në polici. Ai deklaroi se e përdori shërbimin në mbrëmje, por u habit nga shuma e lartë që shoferi i kërkoi.
Sipas denoncimit të tij, kur reagoi se çmimi ishte dukshëm më i lartë se zakonisht, shoferi i taksisë u bë agresiv. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Policia informon se po merren masa për të sqaruar rastin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri.mk
Lajme
EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit
EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë së Konsumatorëve në Tetovë zbuluan përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në një kompleks biznesi në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.
Sipas tyre, gjatë inspektimit është zbuluar përdorim i paligjshëm i energjisë elektrike përmes një kutie lidhëse të kabllove, lidhje e drejtpërdrejt e paautorizuar me një kabllo me tension të ulët (4x16mm2).
“U përpilua një procesverbal për përdorim të paautorizuar. U parashtrua një ankesë për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në Ministrinë e Brendshme sipas nenit 235-a të Kodit Penal. U përgatit një faturë për kompensim dëmi në shumën prej 1,361,599.00 denarësh apo rreth 22.000 euro”, thonë nga atje.
Gjithashtu edhe nga MPB për Portalb.mk e kanë konfirmuar aksionin policor në Kodrën e Diellit. Nga atje thonë se bashkë me punonjësit e EVN-Maqedoni kanë kryer inspektime mbi dyshimet për vjedhje të energjisë elektrike.
“Më datë 28.03.2026, në periudhën nga ora 15:00-18:00, është kryer kontroll në dy lokacione në Kodrën e Diellit, përkatësisht në një hotel në pronësi të L.Sh.(42) nga fshati Pirok dhe në një market në pronësi të B.M.(31) nga Tetova. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me punonjësit e EVN-Maqedoni, të cilët kanë denoncuar veprën penale ‘vjedhje e energjisë elektrike’. Pas inspektimit, punonjësit e EVN-së kanë konstatuar se lokalet nuk posedonin njehsor elektrik, ndërkohë që në ato momente ishin të furnizuara me energji elektrike”, thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarëve të objekteve do të dorëzohen parashtresat përkatëse ligjore.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
