Lajme
Teherani pas sulmeve të SHBA-së: Jemi në koordinim me Moskën! Khamenei thyen heshtjen
Irani dhe Rusia po zhvillojnë konsultime të ngushta për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta, tha Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araghchi pas mbërritjes së tij në Moskë për një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Ne gjithmonë kemi pasur shqetësime dhe kundërshtarë të përbashkët me Rusinë. Ne gjithmonë kemi ndarë bindje të përbashkëta dhe jemi konsultuar ngushtë me njëri-tjetrin për t’u përballur me sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta. Kjo është ajo që do të bëhet të hënën gjatë takimit me presidentin rus”, tha diplomati i lartë në transmetuesin shtetëror të Iranit.
Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit ka folur për herë të parë pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore.
Khamenei tha se “Ndëshkimi kundër Izraelit vazhdon”.
“Armiku sionist kreu një gabim të madh, kreu një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet tani”, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, nëpërmjet një postimi në platformën X në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e shoqëruar deklaratën me një poster propagande që tregonte një kafkë njerëzore të shtypur me Yllin e Davidit të gdhendur në ballin e saj, ndërsa dhjetëra raketa e shponin atë.
Republika Islamike e Iranit ka kërcënuar të shënjestrojë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në shenjë hakmarrje për bombardimet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e një përshkallëzimi të pakontrolluar në rajon.
Një këshilltar i Ajatollah Ali Khamenei-t , udhëheqësit suprem të Iranit, tha se SHBA-të tani “nuk kanë vend” në Lindjen e Mesme dhe mund të presin “pasoja të pariparueshme” pas sulmit që kryen të shtunën në mbrëmje.
Ali Akbar Velayati paralajmëroi gjithashtu se bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të nisur bombardime kundër objekteve bërthamore të vendit të tij tani konsiderohen “objektiva legjitime”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.
Lajme
I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para
Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.
Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.
Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Lajme
MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.
Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.
U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
