Lajme
Erdogan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë të Holandës me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu.
Erdoğan dhe Trump u takuan pas një darke të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s të mbajtur në Hagë.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në Pallatin Mbretëror. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, çështjet rajonale dhe globale.
Erdoğan deklaroi se të dy vendet kanë potencial të madh në fusha të ndryshme, veçanërisht në energji dhe investime, dhe se avancimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes do të lehtësonte arritjen e objektivit të vëllimit të përgjithshëm tregtar prej 100 miliardë dollarësh.
Ai vuri në dukje se ka mirëpritur armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan dhe uroi që ai të jetë i përhershëm. Presidenti turk theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë në përfundimin e tragjedisë humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe në zgjidhjen paqësore të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Të dy udhëheqësit, si aleatë kryesorë të NATO-s tërhoqën vëmendjen mbi rëndësinë e hapave që do të ndërmerren për forcimin e fuqisë parandaluese të Aleancës.
Lajme
Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe koalicionin VLEN, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Bagkogk- Tailandë.
Siç dihet Fetai është larguar nga skena politike, ndërsa paralajmërimet janë se shkarkimi i tij nga Qeveri do të ndodhë pas rikonstruimit të Qeverisë.
Lajme
Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA
Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.
Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.
Lajme
Shtekli dënohet me tetë vjet burg
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.
Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.
Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.
Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.
Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.
Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
