Lajme
Shkodran Alili: T’i lëmë inatet politike, ta unifikojmë votën që Kërçova të mbetet e shqiptarëve
Shkodran Alili, kandidat i pavarur për Kërçovën, ka bërë thirrje deri tek faktori politik shqiptar që ta mbështesin kandidimin e tij për kryetar të komunës së Kërçovës.
Ai kujton se në këtë komunë gara është etnike dhe se kandidati maqedonas gjen mbështetjen e të gjithë partive maqedonase dhe se kështu duhet ta mbështesin atë edhe partitë shqiptare.
“Bëjmë apel deri tek partitë politike se ne jemi të hapur, duam të bisedojmë me ta, kërkojmë mbështetjen e tyre. Pala maqedonase unifikohet rreth kandidatit të tyre. Pra do të kemi një kandidat nga pala maqedonase. Të marrim edhe ne guximin të jemi rreth një kandidature të pavarur.
Ti lejmë inatet politike, dhe të dalim jashtë petkut politik. Për arsye se qyteti i Kërçovës është më shumë se një parti, më shumë se një subjekt politik, dhe bisedohet për ta ndërtuar shtëpinë tonë.
Shfrytëzoj rastin ta lus mërgatën tonë të dashur që si çdoherë ka ditur të bëjë më të mirën për vendlindjen e saj, që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre, të bëjnë apele, të ulen, të bashkëbisedojnë me partitë politike, ti bindin ato që të na mbështesin, që të jenë rreth kandidaturës time të pavarur për qytetin e Kërçovës që bashkërisht ta ndërtojmë këtë qytet”, deklaroi Alili.
Lajme
I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para
Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.
Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.
Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Lajme
MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.
Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.
U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
