Lajme
Erdoğan: Turqia ka ndërmarrë hapa për të larguar terrorizmin nga agjenda e rajonit
Turqia ka ndërmarrë hapa për ta larguar terrorizmin si nga agjenda e vendit ashtu edhe ajo e rajonit nëpërmjet iniciativës së saj “Turqi pa terror”, i ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdoğan homologut të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në një telefonatë sot, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria turke e Komunikimeve, gjatë telefonatës, Erdoğan ka thënë se këto përpjekje do të vazhdojnë me vendosmëri.
Ndërkaq, Al Nahyan është shprehur se qëllimi i Ankarasë për një “Turqi pa terror” do të kontribuojë ndjeshëm në sigurinë rajonale dhe gjithashtu ka shprehur urimet e tij për një përfundim të suksesshëm të procesit.
Erdoğan ka theksuar gjithashtu se partneriteti strategjik midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha fushat, duke vënë në dukje potencialin e madh midis dy vendeve, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe teknologjitë në zhvillim.
Presidenti turk ka shtuar se Ankaraja po monitoron nga afër negociatat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë të nisura në Abu Dhabi dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të vendosur qetësi të qëndrueshme në Kaukaz.
Lajme
Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se ka zgjedhur të mbetet në pushtet pa sjellë rezultate konkrete për shqiptarët.
Në reagimin e tij, Taravari thotë se VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por sipas tij, pas dy vitesh qytetarët “nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim”.
Ai thekson se nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, nuk është bërë përparim në rrugën evropiane, nuk është forcuar statusi i gjuhës shqipe, nuk është mbrojtur përfaqësimi i drejtë dhe nuk janë realizuar investime serioze në komunat shqiptare.
“Premtuan se do të sillnin zë në qeveri, por u bënë hije e vendimeve të të tjerëve”, shkruan Taravari.
Sipas tij, shqiptarët nuk votuan për ministra që “numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve”, ndërsa shton se VLEN “nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht”.
Në fund të reagimit, Taravari thekson se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar se “kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor”, duke shtuar se “koha e arsyetimeve ka mbaruar” dhe se çdo premtim duhet të matet me punë, ndërsa çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve.
Lajme
Zhduket bashkëshorti i ministres italiane në liqenin Vico, kërkime intensive prej 24 orësh
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një ngjarje të rëndë për ministren e Familjes në Itali, Eugenia Roccella, pasi bashkëshorti i saj, Luigi Cavallari, 84 vjeç, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh.
Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte marrë me qira një varkë dhe po lundronte në liqen kur Cavallari është hedhur në ujë për t’u freskuar nga temperaturat e larta. Pak çaste më pas, ai ka dalë në sipërfaqe duke u ankuar se nuk ndihej mirë dhe nuk ka arritur të rikthehet në varkë, e cila nuk ishte e ankoruar. Ministrja ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur në liqenin Vico, një liqen me origjinë vullkanike rreth 70 kilometra larg Romës, i njohur për temperaturat e ulëta në thellësi dhe rrymat e forta nënujore. Hetuesit po shqyrtojnë si pistë kryesore një shok termik të shkaktuar nga kontrasti mes temperaturës së lartë të ajrit dhe ujit të ftohtë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga rrymat.
Kërkimet vijojnë prej më shumë se 24 orësh pa rezultat. Në operacion janë angazhuar zhytës të zjarrfikësve, karabinierëve dhe Guardia di Finanza, si dhe një robot nënujor me kamera nate. Një helikopter po kontrollon zonën nga ajri.
Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë viktima brenda pak ditësh
Autoritetet thonë se operacioni është i vështirë për shkak të shikueshmërisë së ulët në ujë dhe temperaturave të ulëta në thellësi, ndërsa shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen.
Luigi Cavallari është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” në Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.
Lajme
Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm
Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali i Zi gjashtë vende. Ky parashikim është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anëtaret e rradhës në përbërje të BE-së.
“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te, Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali i Zi janë më pranë objektivit.”
McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
