Lajme
Kontrolle të shtuara në Shkup: 99 shkelje në komunikacion, arrestime dhe gjoba për zhurmë të lartë
Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 18:00 deri në 02:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan një aksion kontrollues të shtuar në fushën e komunikacionit, si dhe për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në territorin e qytetit të Shkupit. Gjatë kontrollit u konstatuan 99 kundërvajtje në komunikacion, nga të cilat 11 automjete u ngritën me automjetin special “Merimanga”, u sekuestruan dy automjete për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe, u arrestuan dy të mitur për verifikimin e identitetit, mosndalimin në shenjën “Stop” dhe drejtimin e automjetit pa patentë shoferi. Katër persona u privuan nga liria pasi gjatë kontrollit tek ata u gjetën lëndë narkotike.
Në koordinim me inspektorët për mjedisin jetësor është kryer matja e nivelit të zhurmës në objektet hotelierike. Gjatë matjeve u konstatua se dy objekte hotelierike në zonën qendrore të qytetit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë me zë të lartë, për të cilat u përpiluan procesverbale për shkeljet e konstatuara.
Gjithashtu, gjatë natës së kaluar janë kontrolluar edhe objekte hotelierike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku u verifikua dokumentacioni përkatës.
Lajme
Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital
Nxënësi plagoset me mjet të mprehtë në një shkollë në Haraçinë
Një nxënës është plagosur me mjet të mprehtë në një shkollë fillore në fshatin Haraçinë të Shkupit, gjatë një përleshjeje me një bashkëmoshatar të tij, njoftoi policia.
Fëmija i lënduar, moshën e të cilit Ministria e Punëve të Brendshme nuk e bën të ditur, është dërguar për mjekim në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.
Deri më tani nuk ka informacione as për rrethanat e sakta se si ka ardhur deri te përleshja e përgjakshme, e as për shkallën e seriozitetit të lëndimeve të nxënësit.
Lajme
Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një tumor malinj.
Në një postim në rrjetin social “X” të premten, Netanyahu ka bërë të ditur se gjatë kontrollit rutinë mjekësor, pas një operacioni të suksesshëm për zmadhimin e prostatës, mjekët zbuluan një tumor malinj në fazë të hershme.
Netanyahu bëri të ditur se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij shëndetësor, në mënyrë që të mos bëhej publik në kulmin e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, për të shmangur, sipas tij, përhapjen e “propagandës edhe më të rreme kundër Izraelit” nga Teherani.
“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, tashmë është pas meje”, u shpreh ai.
“Kur më jepet në kohë informacioni për një rrezik të mundshëm, dua ta trajtoj menjëherë”, tregoi ai.
Lajme
VLEN për Korridorin 8: Ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt
Koalicioni VLEN ka reaguar për Korridorin 8, duke theksuar se projekti është strategjik dhe nuk i përket asnjë subjekti politik.
VLEN mirëpret qëndrimet e fundit të BDI-së, duke i cilësuar si përafrim me qëndrimet e tyre të mëhershme. Sipas tyre, Korridori 8 duhet të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe në shërbim të qytetarëve dhe integrimit evropian.
“VLEN e mirëpret “zbulimin” e fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me Korridorin 8, i cili, edhe pse me vonesë, konfirmon atë që NE e kemi thënë dhe dëshmuar vazhdimisht: ky projekt nuk ndalet dhe nuk është pronë e askujt. Pas një periudhe të gjatë deklaratash kontradiktore dhe përpjekjesh për të krijuar mjegull politike, është inkurajuese të shohim se opozita më në fund po reflekton dhe po i afrohet qëndrimeve që VLEN i ka mbrojtur me konsekuencë dhe përgjegjësi institucionale”.
“VLEN rikujton se përkushtimi ynë për realizimin e Korridorit 8 ka qenë i qartë që nga dita e parë: Një projekt strategjik që lidh vendin me rajonin dhe me Bashkimi Evropian, dhe që duhet të ndërtohet mbi baza profesionale, transparente dhe të qëndrueshme”, thonë mes tjerash nga VLEN.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
