Lajme
VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin!
Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Bujar Osmanit nuk i intereson Çairi pasi për 20 vite ka ndërtuar vetëm karrierën e tij politike.
“Për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi. Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai. Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët”, thonë nga VLEN.
Nga VLEN thonë se Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij.
“Ai kërkon mbështetje nga Çairi, jo për Çairin, por që të kthehet përsëri në pushtet. Nëse dëshiron të mësojë çfarë është Çairi, le të ecë nëpër rrugët e tij dhe të shohë gjendjen e vërtetë. Qytetarët e Çairit nuk duan më politikanë me fjalë boshe, karrieristë, por duan përkushtim, punë të vërtetë dhe rezultate konkrete. Jo vetëm që nuk solli projekte për Çairin, por Osmani as nuk shuan dot egon e tij personale. Përjashton edhe atë rini të pakët që ka mbetur në BDI, duke e përdorur si shtizë për flamuj partiakë e jo si potencial për ndryshim. Sot, ajo rini është larguar prej tij dhe është rreshtuar fuqishëm pas Izet Mexhitit dhe VLEN-it, sepse aty gjen vizion, perspektivë dhe respekt. Çairi ka nevojë për punë dhe zhvillim, jo për një politikan që për 20 vite e ka parë këtë komunë vetëm si shkallë për karrierë personale.” theksohet në komunikatën e VLEN-it.
Lajme
4 oferta për tenderin për blerje të 150 autobusëve elektrikë
Katër kompani kanë dorëzuar oferta në tenderin për furnizimin me autobusë elektrikë, të shpallur nga Ministria e Transportit. Sipas Ministrisë, tenderi është mbyllur dhe aktualisht është në vijim afati ligjor për pranimin e ofertave eventuale me postë.
“Pas festave të Pashkëve do të bëhet vlerësimi i ofertave të pranuara. Nëse tenderi rezulton i suksesshëm, 30 autobusët e parë pritet të mbërrijnë në shtator”, njoftojnë nga Ministria e Transportit për SDK.
Nga gjithsej 150 autobusë, 100 do të jenë për Qytetin e Shkupit, ndërsa 50 të tjerë për qytetet e tjera.
Sipas specifikimeve teknike në njoftimin e publikuar në faqen e Byrosë për Prokurime Publike, vlera e vlerësuar e projektit është 51 milionë euro. Autobusët duhet të jenë me ngjyrë të kuqe ose të bardhë, të kenë të paktën 33 ulëse dhe kapacitet për të paktën 66 pasagjerë. Po ashtu, do të blihen 75 stacione karikimi për autobusët, me fuqi minimale prej 120 kilovatësh për çdo pikë karikimi.
Ky është tenderi i dytë i Qeverisë për blerjen e autobusëve elektrikë, pasi i pari i shpallur në qershor dështoi, sepse kompania e vetme e paraqitur nuk i plotësonte kushtet e kërkuara.
Lajme
Edi Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull shtetformues
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Samitin e IV të Diasporës, theksoi rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.
Rama u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, duke përmendur qytete si Roma, Athina, Londra, Zyrihu, Nju Jorku dhe Berlini. Ai theksoi se kontributi i diasporës është thelbësor për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit.
Një vëmendje të veçantë kreu i qeverisë i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.
Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, Rama theksoi se shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë “një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit.
“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por dhe në Romë, Athinë, Londër, Zyrih, New York, Berlin, në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por e ardhmja e Shqipërisë shkruhet kudo shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptarëve, Kosova dhe pastaj dhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët s’duhet ta harrojë askush janë një popull shtetformues i Republikës fqinje dhe mike e duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë”, deklaroi Rama.
Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.
Sipas Ramës, kalimi “nga distanca në afërsi dhe nga ndjenjat në strategji” është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, luajnë një rol të përbashkët në zhvillimin ekonomik e politik.
Lajme
Filipçe: Autokratët po bien, pas Orbanit, radhën e kanë Vuçiq dhe Mickoski
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në konferencën e sotme për shtyp tha se fitorja historike e demokracisë në Hungari shënon fundin e regjimeve autokratike në rajon dhe fillimin e një periudhe të re demokracie dhe përgjegjësie.
“Qytetarët e Hungarisë kanë thënë qartë dhe me zë të lartë: Mjaft me autokracinë! Kjo është një fitore e madhe, historike e demokracisë mbi autokracinë, e Evropës mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe e sundimit të ligjit mbi korrupsionin”, theksoi Filipçe.
Ai theksoi se kjo fitore ka një mesazh të fortë rajonal.
“Fitorja historike në Hungari i dërgon një mesazh të qartë të gjithë rajonit: koha e autokratëve po mbaron. Regjimet autokratike po bien. Aleksandar Vuçiq është i radhës, dhe bashkë me të edhe Hristijan Mickoski. Rajoni i përket Evropës, jo Rusisë. Koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë po vjen”, tha Filipçe.
Kryetari i LSDM-së theksoi se rënia e regjimit të Viktor Orbanit lidhet drejtpërdrejt me lidhjet politike dhe të biznesit që VMRO, një grup i krimit të organizuar në Maqedoni – po ndërtonte.
“Qeveria Mickoski ia vuri interesat strategjike të Maqedonisë Orbanit në duart e saj, jo për shtetin, por për interesat e saj personale dhe të biznesit. Telekomunikacioni, energjia, media – gjithçka ishte e lidhur me rrethin e Orbanit”, tha Filipçe.
Presidenti Filipçe shtoi se me rënien e Orbanit, do të ngrihen edhe pyetje rreth marrëdhënieve të biznesit dhe shtoi se LSDM do të kërkojë një hetim të plotë për të gjitha kombinimet e biznesit.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme4 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
