Lajme
Bujar Osmani: Çairi nuk do të jetojë më në errësirë
Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante, thotë kandidati për kryetar në Komunën e Çairit, Bujar Osmani.
“Të tëra pjesë të rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike janë lënë në errësirë. Nga Bit Pazari dhe rr. Xhon Kenedi, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët tanë çdo mbrëmje lëvizin nëpër rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie,” deklaroi Bujar Osmani.
Ai theksoi se problemi nuk është vetëm teknik, por edhe thellësisht simbolik. “Kjo është simbol i moskujdesit dhe paaftësisë së pushtetit komunal gjatë njëzet viteve të fundit. Në vend të dritës dhe sigurisë, Çairi u la në terr, në kuptimin literal dhe metaforik,” tha Osmani, duke shtuar se më shumë se 40% e deitave ekzistuese nuk funksionojnë, se sistemi mbështetet në teknologji të vjetëruar prej dy dekadash dhe se prokurimet publike janë realizuar pa vizion dhe transparencë. “Shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbesin në hije, gjë që rrezikon sigurinë e fëmijëve, grave dhe personave të moshuar,” theksoi ai.
Në fjalimin e tij, Osmani paraqiti edhe programin e tij për ndryshim. “Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të filloj me zëvendësimin e plotë të infrastrukturës së vjetruar dhe kalimin në ndriçim modern LED, me çka do t’i ulim shpenzimet e energjisë elektrike mbi 60%. Do të sigurojmë mbulim për të gjitha hapësirat publike, përparësi do të kenë oborret e shkollave, fushat sportive, tregjet, parqet dhe kalimet për këmbësorë. Do të fusim një sistem modern për menaxhim në distancë dhe detektim të shpejtë të defekteve. Të gjitha prokurimet dhe shpenzimet do të jenë të qasshme publikisht, ndërsa qytetarët do të mund të raportojnë problemet përmes një aplikacioni mobil dhe linje telefonike, me garanci se do të reagohet brenda 48 orëve,” paralajmëroi ai.
“Me këtë program, Çairi më në fund do të shkëlqejë. Do të ndërtojmë një sistem që nuk është vetëm ndriçim, por simbol i një fillimi të ri, i sigurisë dhe i besimit. Është koha ta nxjerrim Çairin nga errësira dhe t’i japim një të ardhme të ndritshme,” porositi Osmani.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
