Connect with us

Lajme

Në 24 orët fundit në Gaza vdesin nga uria 6 persona të tjerë, përfshirë një fëmijë

Në 24 orët e fundit, 6 palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria që po përjetohet për shkak të sulmeve dhe bllokadës izraelite, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u ndanë informacionet e fundit mbi ata që kanë vdekur nga uria.

Në deklaratë thuhet se 6 palestinezë të tjerë, përfshirë 1 fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 367, prej të cilëve 131 janë fëmijë.

Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga OKB-ja, në deklaratën e bërë më 22 gusht theksoi se që nga shpallja e urisë e deri më tani në qytetin e Gazës kanë humbur jetën nga uria dhe kequshqyerja 89 persona, prej të cilëve 16 janë fëmijë.

Në raportin e fundit të publikuar nga IPC i mbështetur nga OKB-ja u njoftua se “që nga 15 gushti 2025, në qytetin e Gazës u konfirmua nga provat se uria është në nivelin 5, i njohur si ‘niveli katastrofik’”.

“Pas 22 muajsh të konfliktit brutal, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, varfëria dhe vdekja”, thekson raporti i IPC-së.

– Gaza po vdes nga uria

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër dëbimi në zonat ku ata janë strehuar.

Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta dhe sëmundjet infektive janë të përhapura.

Me sulme të përditshme, ushtria izraelite bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 63.633, ndërsa numri i të plagosurve në 160.914.

Të paktën 11.502 palestinezë janë vrarë dhe 48.900 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.

Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.

Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.

“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.

Continue Reading

Lajme

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.

Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.

Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.

Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.

Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.

Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle4 hours ago

Noga shfaqet në takim me ministrin Sveçla: “Miku i familjes”, takimi që ngjall shumë kureshtje

Një takim mes hip-hop artistit të njohur Noga dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka tërhequr...

Lajme15 hours ago

Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi...

Lajme23 hours ago

Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një...

Lajme23 hours ago

Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve...

Lajme23 hours ago

Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!

Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një...

Lajme23 hours ago

Nata e flakëve në Shkup: Digjen tri vetura brenda pak orëve në Çair e Gazi Babë!

Një seri zjarresh misterioze ka tronditur kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Tri automjete janë përfshirë...

Lajme23 hours ago

Vdes edhe një person nga Ethet e Nilit Perëndimor, 11 pacientë në Klinikën Infektive

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në...

Lajme23 hours ago

Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19. Xhaka me këtë...

Lajme2 days ago

Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!

Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se...

Lajme2 days ago

Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të...

Trending