Lajme
Izet Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit
Kandidatura e Izet Mexhitit për kryetar të Komunës së Çairit tashmë është zyrtare.
Sot ai, së bashku me partnerët e koalicionit Vlen, dorëzoi kandidaturën e tij si dhe listën e këshilltarëve, ku bartës është Muhamed Murtezi.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Mexhiti theksoi se fushata e deritanishme ka qenë e shkëlqyeshme dhe se nga sot nis një etapë e re, zyrtare.
Ai u zotua për një fushatë pozitive, të fokusuar në promovimin e punëve të kryera gjatë një viti e gjysmë dhe në shpalosjen e projekteve që janë duke u realizuar.
“Çairi sot është një kantier ndërtimi. Po punohet në çdo lagje dhe në ditët që vijnë intensiteti do të rritet edhe më shumë. Kërkoj mirëkuptim nga qytetarët, sepse çdo projekt bëhet për ta dhe për të ardhmen e komunës sonë,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se vizioni i tij është të vazhdojë transformimin e Çairit, duke e kthyer në një komunë moderne, me infrastrukturë të zhvilluar dhe shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.
Lajme
Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sistemi One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë ka nisur të funksionojë.
“Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut sot janë më afër se dje.
Ajo që deri dje ishte premtim, sot është realitet. One Stop Shop po funksionon, duke sjellë kalim më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë lehtësi për mijëra qytetarë që lëvizin mes dy vendeve.
Ky është standardi ynë: premtimet i kthejmë në vepra, ndërsa bashkëpunimin rajonal e bëjmë përfitim konkret për qytetarët.
Urime qytetarëve të të dy vendeve për këtë hap të rëndësishëm drejt lëvizjes më të lirë dhe më efikase.” deklaroi Sali.
Lajme
Samet Bislimi: Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së
Samet Bislimi ka vlerësuar se ndryshimet që po ndodhin në Tetovë janë rezultat i punës së kryetarit të komunës, Bilall Kasami, duke shtuar se qytetarët tashmë po i shohin këto ndryshime në praktikë.
Ai ka kritikuar edhe protestat dhe deklaratat e BDI-së, duke i cilësuar si përpjekje për propagandë politike nga ata që, sipas tij, për vite me radhë nuk sollën rezultatet e pritura për qytetin.
“Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së. Ata e dinë mirë kush punon për Tetovën dhe kush përpiqet të manipulojë opinionin publik”, është shprehur Bislimi.
Lajme
Zëvendësministri i MPB Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja One Stop Shop ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Iseni theksoi se me këtë hap po realizohet një nga premtimet për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve në pikat kufitare.
“Po realizohet ajo që kemi premtuar: punojmë për qytetarët. Kufij më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë dinjitet për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Iseni.
Ai uroi që kjo marrëveshje të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, duke theksuar se sistemi One Stop Shop do të kontribuojë në përshpejtimin e procedurave kufitare dhe në lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
