Connect with us

Lajme

BDI: Qeveria me uniforma vetëm në gjuhën maqedonase konfirmon qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE e konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, duke iu referuar vendimit për uniformat e policisë.

Nga BDI thonë se “ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit”.

“VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia thotë padronit të vet në qeveri. Ata nuk kanë guxim të mbrojnë as atë që shqiptarëve u takon me ligj dhe Kushtetutë”.

“Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe është i qartë: dygjuhësia është detyrim ligjor, jo vetëm në distinktivë (bexhe), por në çdo germë e në çdo shenjë të uniformave të policisë. BDI ka lënë ligjin, aktet nënligjore dhe infrastrukturën juridike të qartë. Qeveria aktuale nuk ka as kapacitet dhe as vullnet për të çuar përpara proceset e parapara me ligj, por të paktën është e detyruar të ruajë atë që është arritur”.

“Qeveria aktuale nuk pyet për ligj e për rregulla. Për ta është më e rëndësishme të imponojnë logjikën e rrezikshme se “Maqedonia e maqedonasve”, duke mos respektuar as Kushtetutën, as ligjet, as rregulloret. Ata e shohin veten si vetë shteti, duke zbatuar një platformë ideologjike që krijon artificialisht armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë funksion kanë instrumentalizuar edhe institucionet që duhet të jenë të pavarura, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është shndërruar në një organ parapolitik”, thonë nga BDI.

“Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e kapjes së shtetit nga një ideologji përjashtuese. Heshtja servile e partive shqiptare në pushtet vetëm sa e bën edhe më të rëndë këtë turp, sepse në emër të interesave të ngushta politike ato po pranojnë të shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve”, thonë nga BDI.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

Lajme

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.

Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme20 minutes ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme22 minutes ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme24 minutes ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme25 minutes ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme27 minutes ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme28 minutes ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme29 minutes ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme20 hours ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme20 hours ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme20 hours ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Trending