Lajme
Një shtetas polak është zhdukur në Vodno, nisin kërkimet për ta gjetur
Në numrin për thirrje emergjente 112 në QMK është raportuar zhdukja e një personi mashkull, shtetas polak, në shpatet e Vodnos, njofton QMK.
Pas marrjes së raportit, nga qendra operative e QMK menjëherë është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme për formimin e një ekipi special për kërkim, si dhe Kryqi i Kuq, pas së cilës është nisur kërkimi, ndërsa një ekip i mbrojtjes dhe shpëtimit nga DMSH është drejtuar tashmë në lokacionin ku personi është zhdukur, thonë nga Qendra për Menaxhim të Krizave.
Lajme
Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi
Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe cilësinë e shërbimeve, përcjell tetova1
Sipas tij, komuna po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Ai thekson se, ndonëse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton obligime të qarta, ndërmarrja nuk i përmbush ato, ndërsa në vend të masave, çmimet janë rritur.
Ramadani gjithashtu ka kritikuar trajtimin e mërgimtarëve dhe ka përmendur se disa zona, si fshati Gurgunicë, nuk mbulohen me shërbim, duke i detyruar banorët të përballen vetë me mbeturinat.
Postimi i plotë:
“Rritje çmimesh, shërbim zero: kush po e mbron këtë skemë në Komunën e Bërvenicës?
Komuna e Bërvenicës po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke e dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarit.
Edhe pse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton qartë të drejtat dhe obligimet, ndërmarrja nuk i përmbush ato. Në vend të masave, komuna rrit çmimin në 400 denarë për çdo amvisëri.
Skandali më i madh: mërgimtarët detyrohen të paguajnë paushall vjetor edhe pse nuk gjenerojnë mbeturina dhe nuk marrin shërbim. Madje për çdo thes shtesë u kërkohen para, ndërkohë që cilësohen si jo-rezidentë. Pagesa pa shërbim – e papranueshme!
Sipas kontratës, shërbimi duhet të mbulojë gjithë territorin, por fshati Gurgunicë lihet jashtë dhe banorët detyrohen vetë të pastrojnë deponitë ilegale.
Pse kjo kompani favorizohet vazhdimisht? A ka interesa të fshehura pas këtij partneriteti? Pse po rëndohet buxheti i qytetarit në vend që të lehtësohet? Komuna a duhet ta mbroje qytetarin apo permes formave të ndryshme plackit qytetarin.
Komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarit – jo kundër tij.”, ka përfunduar Ramadani./tetova1.mk/
Lajme
E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi
Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026, në ora 11:15, me lëndime të rënda trupore është dërguar personi N.M. (80) nga fshati Luboten i Shkupit.
Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet në oborr, derisa po rregullonte traktorin e tij, i cili është vënë në lëvizje dhe e ka shtypur. Më 25.04.2026, në ora 06:00, N.M. ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Lajme
Nuk ekziston e diela për Bilall Kasamin, kosit parkun te Xhamia e Pashës!
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
I veshur me tuta Kasami ka kapur mprerësen e barit dhe ka marrë pjesë në punimet për rregullimin e parkut pranë Xhamia e Pashës në Tetovë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së kanë punuar për mirëmbajtjen e parkut, duke e përshkruar angazhimin si një të diel pune.
“Së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së, punuam për mirëmbajtjen e parkut te Xhamia e Pashës! E diela me punë”, ka shkruar Kasami./Zyrtare.net/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
