Lajme
Prej nesër, 309 kandidatë në garë për kryekomunarë
Fushata 20-ditore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor), fillon nga mesnata.
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti do të jenë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli Listën e Votuesve në një seancë të premten, e cila përfshin gjithsej 1,832,415 votues.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, të drejtë vote kanë gjithsej 112,000 votues që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2,162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve.
Inspektimi i listës së votuesve zgjati 20 ditë, gjatë të cilave qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollonin të dhënat e tyre dhe të kërkonin korrigjime.
Në vend ka 3,480 qendra votimi, nga të cilat 132 qendra votimi kanë më pak se dhjetë votues të nënshkruar, dhe votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit.
Buxheti total për zgjedhjet lokale të vitit 2025 është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për median dhe reklamat politike të paguara.
Përveç këtyre parave, është edhe shuma për shpërblimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore dhe transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të KZ-së dhe materialit zgjedhor nga KKZ-ja në qendrat e votimit ku do të mbahet votimi, pasi ato sigurohen nga qeveritë lokale.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është e organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale.
Brenda Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat kanë kompetenca të përbashkëta me Qytetin.
Zgjedhjet i shpall Kryetari i Kuvendit duke miratuar një akt të publikuar në Gazetën Zyrtare. Zgjedhjet mbahen jo më herët se 70 dhe jo më vonë se 90 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.
Lajme
Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por përfundoi në dorëzim pa kushte
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se ka zgjedhur të mbetet në pushtet pa sjellë rezultate konkrete për shqiptarët.
Në reagimin e tij, Taravari thotë se VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por sipas tij, pas dy vitesh qytetarët “nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim”.
Ai thekson se nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, nuk është bërë përparim në rrugën evropiane, nuk është forcuar statusi i gjuhës shqipe, nuk është mbrojtur përfaqësimi i drejtë dhe nuk janë realizuar investime serioze në komunat shqiptare.
“Premtuan se do të sillnin zë në qeveri, por u bënë hije e vendimeve të të tjerëve”, shkruan Taravari.
Sipas tij, shqiptarët nuk votuan për ministra që “numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve”, ndërsa shton se VLEN “nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht”.
Në fund të reagimit, Taravari thekson se Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar se “kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor”, duke shtuar se “koha e arsyetimeve ka mbaruar” dhe se çdo premtim duhet të matet me punë, ndërsa çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve.
Lajme
Zhduket bashkëshorti i ministres italiane në liqenin Vico, kërkime intensive prej 24 orësh
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një ngjarje të rëndë për ministren e Familjes në Itali, Eugenia Roccella, pasi bashkëshorti i saj, Luigi Cavallari, 84 vjeç, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh.
Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte marrë me qira një varkë dhe po lundronte në liqen kur Cavallari është hedhur në ujë për t’u freskuar nga temperaturat e larta. Pak çaste më pas, ai ka dalë në sipërfaqe duke u ankuar se nuk ndihej mirë dhe nuk ka arritur të rikthehet në varkë, e cila nuk ishte e ankoruar. Ministrja ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur në liqenin Vico, një liqen me origjinë vullkanike rreth 70 kilometra larg Romës, i njohur për temperaturat e ulëta në thellësi dhe rrymat e forta nënujore. Hetuesit po shqyrtojnë si pistë kryesore një shok termik të shkaktuar nga kontrasti mes temperaturës së lartë të ajrit dhe ujit të ftohtë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e tërheqjes nga rrymat.
Kërkimet vijojnë prej më shumë se 24 orësh pa rezultat. Në operacion janë angazhuar zhytës të zjarrfikësve, karabinierëve dhe Guardia di Finanza, si dhe një robot nënujor me kamera nate. Një helikopter po kontrollon zonën nga ajri.
Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë viktima brenda pak ditësh
Autoritetet thonë se operacioni është i vështirë për shkak të shikueshmërisë së ulët në ujë dhe temperaturave të ulëta në thellësi, ndërsa shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen.
Luigi Cavallari është profesor në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” në Chieti-Pescara dhe studiues në fushën e teknologjisë së arkitekturës. Ai dhe ministrja Roccella janë të martuar prej dekadash dhe kanë dy fëmijë.
Lajme
Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm
Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali i Zi gjashtë vende. Ky parashikim është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anëtaret e rradhës në përbërje të BE-së.
“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te, Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali i Zi janë më pranë objektivit.”
McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
