Lajme
Arrestohen 5 shoferë për shkak të vozitjes në gjendje të dehur
MPB Maqedoni njofton se gjatë fundjavës së kaluar (27/28.09.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë lëshuar gjithsej 1,156 urdhërpagesa, shumica e tyre, pra 296 shkelje, kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar.
Sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve të policisë, janë regjistruar 156 shkelje për parkim joligjor, 136 shkelje janë lëshuar për shoferë që drejtonin automjete pa leje drejtimi, si dhe 95 shkelje për shoferë me përmbajtje alkooli në gjak mbi nivelin e lejuar me ligj.
“Nga ana tjetër, gjithashtu në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 16 shoferë motoçikletash u sanksionuan gjatë fundjavës së kaluar për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, 40 persona për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, 11 masa për shoferë që kanë kaluar në dritën e kuqe, si dhe 57 përdorues të rrugës që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, 20 automjete u hoqën nga trafiku për shkak se nuk ishin të regjistruara, dhe një për shkak të defektit teknik”.
“Gjithashtu gjatë fundjavës së kaluar, dhe bazuar në Nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë (“drejtim i pamatur i automjetit”), pesë shoferë u privuan nga liria për shkak të përmbajtjes së tepërt të alkoolit në gjak (mbi 1.5 promil)”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë në periudhën në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë të gjithë së bashku për rrugë më të mira, më të sigurta dhe më të sigurta në të gjithë vendin”, thonë nga MPB Maqedoni.
Lajme
Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime
Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, ministri Hoxha është takuar me njërin nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Në një pres konferencë të përbashkët pas takimit, kryediplomati Hoxha tha se se bëhet fjalë për një çështje të kaluar dhe se nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes tyre.
FERIT HOXHA, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË
“Keni ngelur javën e kaluar, janë të kapërcyera ato, ja ku e keni kryetarin e koalicionit VLEN, janë të kapërcyera ato, të kaluara, sepse nuk ka absolutisht asnjë lloj tymnaje që mund të hyjë në mes nesh. Nuk ka asnjë tymnajë që na zë sytë për të parë atë që kemi të përbashkët, nuk ka asnjë gjë nga ato që bëhen dhe ngrihen nga hiqi që të errësojë atë që është e përgjithshme e nevojshme, e domosdoshme që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”.
Ndërsa Mexhiti tha se ata janë pjesë e popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka obligim edhe për shqiptarët jashtë kufijve.
IZET MEXHITI, VLEN
“Edhe në familje mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime por për këtë janë takimet e drejtpërdrejta, por sot në agjendën tonë kemi folur se si zhvillohet korridori 8, kemi folur për gjuhën shqipe, për decentralizimin, për frymën e marrëveshjes së ohrit dhe kam garantuar ministrin se asnjë milimetër nuk është degraduar por në shumë sfera ka përparuar çështja shqiptare në Maqedoni”.
Ndërkaq, koordinatori I Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Kuvend për ministrin e jashtëm Ferit Hoxha.
Lajme
E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje
Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.
Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.
”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.
Lajme
Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet
Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për largimin e objekteve ilegale dhe mbylljen e vendkalimit në Bit Pazar.
“Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra. Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë atë vendkalim por jemi kategorik që ai vend duhet të mbyllet, edhe për arsye të sigurisë së qytetarëve është më mirë ashtu të jetë por edhe për shoferët”, deklaroi Gjorgjievski.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
