Connect with us

Lajme

Ahmeti: Këta të VLEN-i e tradhtuan besimin e votuesve. U premtuan ndryshim u sollën poshtërim të shqiptarëve!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj koalicionit VLEN, gjatë një tubimi të zhvilluar mbrëmë në Shuto Orizarë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI).

Në fjalën e tij, Ahmeti akuzoi përfaqësuesit e VLEN-it për mashtrim elektoral dhe dështim total, duke thënë se ata kanë zhgënjyer qytetarët që i votuan me shpresën për ndryshim, njofton TS.

“Këta të VLEN-it i kanë mashtruar ata që i votuan. U premtuan ndryshim – u sollën vetëm poshtërim,” – theksoi Ahmeti.

Ahmeti e cilësoi sjelljen politike të VLEN-it si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se, në vend të punës për integrim dhe zhvillim, ata janë marrë me përçarje dhe manipulime.

Lideri i integristëve bëri thirrje për unitet rreth Aleancës Kombëtare për Integrim, duke thënë se vetëm përmes këësaj force politike mund të sigurohet stabilitet, respekt dhe përfaqësim i dinjitetshëm për shqiptarët në institucionet shtetërore.

Tubimi në Shuto Orizari vjen si pjesë e fushatës zgjedhore të AKI-së, që po zhvillon takime intensive në çdo komunë, duke prezantuar vizionin për zhvillim, drejtësi dhe përfshirje të barabartë./TS

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha u është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, ministri Hoxha është takuar me njërin nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhitin. Në një pres konferencë të përbashkët pas takimit, kryediplomati Hoxha tha se se bëhet fjalë për një çështje të kaluar dhe se nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes tyre.

FERIT HOXHA, MINISTËR I JASHTËM I SHQIPËRISË

Keni ngelur javën e kaluar, janë të kapërcyera ato, ja ku e keni kryetarin e koalicionit VLEN, janë të kapërcyera ato, të kaluara, sepse nuk ka absolutisht asnjë lloj tymnaje që mund të hyjë në mes nesh. Nuk ka asnjë tymnajë që na zë sytë për të parë atë që kemi të përbashkët, nuk ka asnjë gjë nga ato që bëhen dhe ngrihen nga hiqi që të errësojë atë që është e përgjithshme e nevojshme, e domosdoshme që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”.

Ndërsa Mexhiti tha se ata janë pjesë e popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka obligim edhe për shqiptarët jashtë kufijve.

IZET MEXHITI, VLEN

Edhe në familje mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime por për këtë janë takimet e drejtpërdrejta, por sot në agjendën tonë kemi folur se si zhvillohet korridori 8, kemi folur për gjuhën shqipe, për decentralizimin, për frymën e marrëveshjes së ohrit dhe kam garantuar ministrin se asnjë milimetër nuk është degraduar por në shumë sfera ka përparuar çështja shqiptare në Maqedoni”.

Ndërkaq, koordinatori I Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Kuvend për ministrin e jashtëm Ferit Hoxha.

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.

​Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.

​”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.

Continue Reading

Lajme

Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet

Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për largimin e objekteve ilegale dhe mbylljen e vendkalimit në Bit Pazar.
“Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra. Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë atë vendkalim por jemi kategorik që ai vend duhet të mbyllet, edhe për arsye të sigurisë së qytetarëve është më mirë ashtu të jetë por edhe për shoferët”, deklaroi Gjorgjievski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Hoxha: S’ka tymnajë që na ndan, Mexhiti: Edhe mes vëllezërve mund të ketë keqkuptime

Pas dekleratave dhe reagimeve të shumta në media ku pretendohej se në një bisedë në grup në ËATS UP ministri i...

Lajme2 hours ago

E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë...

Lajme2 hours ago

Gjorgjievski: Kalimi në Bit Pazar përfundimisht do të mbyllet

Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për...

Lajme2 hours ago

Mexhiti për RTSH: VLEN e ka thyer monopolin 20 vjeçar të BDI-së

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka thënë se VLEN e ka...

Lajme2 hours ago

Nafta lirohet për 2,5 denarë, benzina shtrenjtohet për 2 denarë!

Çmimi i benzinave pas mesnate do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për 2,5...

Sport2 hours ago

BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi

Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më...

Lajme23 hours ago

Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi

Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë...

Lajme23 hours ago

E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi

Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026,...

Lajme24 hours ago

Nuk ekziston e diela për Bilall Kasamin, kosit parkun te Xhamia e Pashës!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt...

Lifestyle1 day ago

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam...

Trending