Connect with us

Lajme

Një burrë nga Maqedonia gjendet i vdekur në motel në Ferizaj

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj.

Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e saj.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, derisa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së burrit.

Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.

Klankosova.tv mëson se viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

ISHP me rekomandime për Ramazan, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini ujë

Përderisa qytetarët e komunitetit muslimanë po i shijojnë ditët e muajit të shejtë të Ramazanit, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur rekomandime të shkurtra për ushqyerjen gjatë agjërimit. Qëllimi, sipas tyre, është që agjërimi të kalojë lehtë dhe në mënyrë të sigurt për shëndetin, duke siguruar energji të mjaftueshme dhe ekuilibër në vakte. Nga Instituti rekomandojnë që qytetarët të bëjnë balancë ushqimore, vakte të larmishe me karbohidrate, proteina bimore, yndyra të shëndetshme dhe vitamina.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Pini ujë rregullisht gjatë kohës së lejuar, shmagni pijet shumë të ëmbla dhe të gazuara. Ulni ushqimet e skuqura, shumë të kripura ose shumë të ëmbla. Përshini fasule, thjerrëza, qiqra, arra dhe drithëra integrale”.

Nga Intituti i Shëndetit Publik, sqarojnë se rreziqet e mundshme janë lodhja, dehidratimi, mungesë vitaminash dhe probleme me tretjen. Për ç’do probem të mundshëm ata rekomandojnë që të konsultohet mjeku. Sipas tyre, kujdesi për shëndetin është zakoni më i mirë, edhe në ditët e përmbajtjes dhe vetëpërmbajtjes.

Kujtojmë se muaji i Ramazanit ka filluar më 19 shkurt dhe do të përfundojë më 20 mars. Agjërimi fillon në kohën e imsakut, para mengjesit dhe përfundon në kohën e iftarit në mbrëmje, gjegjësishtë 13 orë zgjatë agjërimi në ditë.

Continue Reading

Lajme

Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës

“Kam dashur të tallem me nxënësit dhe shkollën, këto sipas të dhënave të televizionit Alsat brenda MPB-së, kanë qenë motivet e dërgesës së emailave si në MPB po ashtu edhe në disa shkolla të Tetovës, gjoja se ka të vendosur Bombë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

18 vjeçari nga Pallatica e Zhelinës, i arrestuar për dërgesën e e-mailave kërcënues nëpër shkolla, është gjimnazist në Tetovë. I njëjti pasi është marrë në pyetje, është dërguar në Prokurorinë e Shkupit, ndërsa në ekspertizë u dërguan edhe kompjuteri dhe celulari i tij.

Pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, i njëjti është lënë i lirë në ndjekje të procedurës së rregullt.

Nga Prokuroria nuk tregojnë për arsyet e këtij vendimi.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që gjyqësori të merr masat e duhura për këtë çështje.

“Falë bashkëpunimit dhe angazhimit maksimal të krye shefit të SPB Tetovë dhe strukturave të tjera të MPB-së, u arrit kapja e autorit që lëshonte këto paralajmërime për bomba. Tani mbetet organeve të drejtësisë, për procedura të mëtejme dhe zbatim të plotë të Kodit Penal të RMV-së”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Komuna e Tetovës.

Nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës njoftuan se do të kërkojnë nga Ministria e Arsimit modus për zëvendësimit të orëve të humbura, me theks të veçantë në Gjimnazin e Tetovës, ku ka pasur 14 paralajmërime të rrejshme për bombë dhe ku janë humbur dhjetëra orë mësimore./ Gazetar: Bashkim Sulejmani-Alsat/

Continue Reading

Lajme

Tetova dhe Gostivari “pushtohen” nga fëmijë lypës

Rrugët e dy qyteteve të Pollogut, respektivisht Tetovës dhe Gostivarit në këtë periudhë të vitit janë stërmubushur me lypës, kryesisht të moshave të mitur. Të njëjtit mund të hasen në vende më të frekuentuara, kryesisht pranë institucioneve, qendrave tregtare, në trotuare, afër lokaleve dhe gjetiu. Bëhet fjalë për fëmijë të komunitetit rom në moshë të mitur të cilët shfrytëzojnë edhe muajin e Ramazanit për të kërkuar lëmoshë. Jo rrallë herë të njëjtit nuk janë të shoqëruar nga më të moshuarit që përbën edhe një shkelje më të rëndë të ligjeve në fuqi për shkak se lypsaria është e ndaluar rreptësisht, sidomos për fëmijët.

Dyshimet janë se këta fëmijë sillen nga qytete tjera dhe pastaj I lëshojnë në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit për të kërkuar lëmoshë. Institucionet sociale që merren me këtë problematikë, më vështirë e kanë me fëmijët të cilët sillen nga qytete tjera, pa asnjë dokument dhe pastaj është problem që të gjenden prindërit.

Lypësit e vegjël të cilët hasen në rrugë largohen dhe marrin vërejtje që sërish mos e kryejnë këtë veprimtari por sipas informacioneve zakonisht lypësit janë nga qytete tjera pa dokumente dhe është vështirë të identifikohen sepse sillen në mëngjes në këtë qytet dhe në mbrëmje largohen, pohojnë nga policia dhe nga qendrat sociale në Gostivar dhe Tetovë. Nga aksionet e përbashkëta të policisë dhe qendrave për punë sociale janë larguar dhjetëra fëmijë nga rrugët që shtrijnë dorën për lëmoshë dhe janë ndihmuar por problem mbetet se këta fëmijë shpesh herë detyrohen nga persona tjerë të ushtrojnë këtë veprimtari.

Nga këta institucione thonë se nëse një fëmijë nuk është i qytetit, atëherë kontaktojnë qendrat tjera sociale ose policinë dhe kur mësohet se nga cili qytet janë atëherë ata kthehen atje. Ndërsa, për fëmijët që janë të qytetit ose rrethinës, kontaktojnë me prindërit dhe njoftohen me pasojat që sjell dukuria e lypsarisë. Por, edhe përskaj këtyre aksioneve, rrugët e këtyre dy qyteteve vazhdojnë të vërshohen kryesisht gjatë ditës, ndërsa gjatë natës ose kthehen në shtëpi ose kërkojnë lëmoshë nëpër fshatra.

Kësisoj, rrugëve të Tetovës dhe Gostivarit numri I fëmijëve që kërkojnë lëmoshë gjatë kësaj periudhe është shumëfishuar. Kryesisht, të njëjtit hasen pranë objekteve fetare ku edhe ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe aty kërkojnë para nga besimtarët, të cilët nuk ngurrojnë të ndihmojnë. Sipas punëtoreve social fillimisht kur do të takojnë një nënë me fëmijë në rrugë i jepet vërejtje me shkrim se fëmijët duhet të dërgohen në shkollë, duhet që të ketë sigurim shëndetësor dhe e tërë kjo bëhet në interes të fëmijëve, por shpesh herë këto vërejtje hasin në vesh të shurdhër.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sqarojnë se ky fenomen është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, kurse gjobat janë nga 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa prindërit të cilët do të përfshijnë fëmijët e tyre në kërkim të lëmoshës dhe do t`i lënë pasdore do të përballen me përgjegjësi penale dhe me burg. (koha.mk)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme11 hours ago

ISHP me rekomandime për Ramazan, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini ujë

Përderisa qytetarët e komunitetit muslimanë po i shijojnë ditët e muajit të shejtë të Ramazanit, Instituti i Shëndetit Publik ka...

Lajme11 hours ago

Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës

“Kam dashur të tallem me nxënësit dhe shkollën, këto sipas të dhënave të televizionit Alsat brenda MPB-së, kanë qenë motivet...

Lajme11 hours ago

Tetova dhe Gostivari “pushtohen” nga fëmijë lypës

Rrugët e dy qyteteve të Pollogut, respektivisht Tetovës dhe Gostivarit në këtë periudhë të vitit janë stërmubushur me lypës, kryesisht...

Lajme14 hours ago

Vjedhje e rëndë në kohë të iftarit

Një rast i rëndë “Vjedhje e rëndë” ka ndodhur mbrëmjen e 1 marsit 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “KFOR”...

Lajme14 hours ago

Mickovski: Rritet paga minimale, paga më të larta nga muaji prill

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale...

Lajme14 hours ago

Ndryshojnë çmimet e karburanteve pas mesnate

Pas mesnate, çmimi i benzinave do të rritet për 1 denar, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës,...

Sport14 hours ago

Besart Ibraimi i jep fitoren Shkëndijës përballë Pelisterit

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore përballë Pelisterit me rezultat 2:1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në...

Lajme14 hours ago

Tragjedi në Karposh të Shkupit: Gruja dhe fëmija i saj humbin jetën pas rënies nga një ndërtesë banimi

Pasditen e sotme në lagjen Karposh të Shkupit, një grua rreth 45 vjeç dhe fëmija i saj rreth 10 vjeç...

Lajme1 day ago

CIA e monitoroi për muaj të tërë, si u realizua operacioni që çoi në vrasjen e Khameneit

Për muaj me radhë, agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, kanë ndjekur nga afër çdo lëvizje të liderit...

Lajme1 day ago

“Askush nuk mund ta besojë suksesin tonë”, Donald Trump: Eliminuam 48 udhëheqës të Iranit me një goditje

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të dielë për Fox News se 48 udhëheqës janë vrarë gjatë sulmeve të SHBA-ve...

Trending