Lajme
Ali Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor të votojmë për krenarinë kombëtare
Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm dhe të vendosur të qytetarëve në zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum kombëtar për dinjitetin, integrimin dhe të ardhmen.
“Të gjithë të mobilizuar si një trup i vetëm, në kutinë e votimit, për të votuar për krenarinë tonë kombëtare, për legjitimitetin tonë politik dhe për të ardhmen tonë të sigurt,” u shpreh Ahmeti, duke kërkuar unitet dhe angazhim nga çdo qytetar shqiptar, njofton TS.
Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është vetëm një projekt politik lokal, por një vizion për përparimin e gjithë shqiptarëve në rajon.
“Ne duhet të angazhohemi seriozisht për të kapur hapin me Shqipërin, Malin e Zi, për të lëvizur përpara së bashku. Nuk është mirë as për maqedonasit, e as për ne, të mbesim të ndarë dhe të vonuar. Është koha për ndryshim të Kushtetutës, për t’i thënë PO Evropës, për t’i hapur dyert ekonomisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës,” deklaroi lideri Ahmeti.
Ahmeti theksoi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm lokale, por kanë peshë kombëtare dhe evropiane, sepse ndodhin në një moment ku e ardhmja e shqiptarëve duhet të marrë drejtim të qartë dhe të përgjegjshëm./TS
Lajme
Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.
Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.
“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.
Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21
Lajme
Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie
Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në Kodrën e Diellit.
Një video e regjistruar rreth orës 18:00 në qafën malore të Strazhës, në aksin rrugor Gostivar–Kërçovë, tregon kushtet dimërore në këtë segment rrugor dhe nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar në këtë rrugë, bora deri më tani nuk po qëndron në asfalt, ndërsa trafiku po zhvillohet pa probleme të theksuara.
Megjithatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në zonat malore.
Lajme
Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se për dekada me radhë kjo çështje nuk është zgjidhur nga qeveritë e kaluara.
Azizi tha se, ndonëse problemi i provimit të jurisprudencës ekziston prej shumë vitesh, vetëm tani po ndërmerren hapa konkretë për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.
“Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e kanë hapur kurrë këtë çështje për ta zgjidhur problemin e jurisprudencës. Nuk është 84 për qind zgjidhja e jurisprudencës siç pretendon BDI-ja. Për mua, kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Azizi.
Duke komentuar protestat studentore kundër zgjidhjes së propozuar, deputeti i VLEN-it vlerësoi se ato kanë motive politike, duke nënvizuar se zgjidhja e ofruar synon të kapërcejë pengesat shumëvjeçare për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Sipas Azizit, nuk ekziston një alternativë tjetër që do të mundësonte funksionalizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Po i heqim barrierat për provimet profesionale dhe po ndërtojmë një ligj me themel. Pas këtij ligji, të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe”, thekson Azizi.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
