Connect with us

Lajme

Skender Rexhepi: Do t’i fitojmë të gjitha komunat ku jemi në balotazh

Skender Rexhepi Zejdi në Debat 21 është shprehur i bindur se AKI-ja do t’i fitojë të gjitha komunat në rrethin e dytë të zgjedhjeve të 2 nëntorit.

“Unë besoj thellë se do të fitojmë në të gjitha komunat. Ja për shembull në Tetovë, kandidati ka 4000 vota më shumë se votat për këshilltarë. Do të thotë se ato janë vota të VMRO-DPMNE-së. Dhe në raundin e dytë, përveç se ai do të bëhet servil i kryeministrit, përsëri kemi bindjen se qytetarët shqiptarë do ta penalizojnë duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë, i cili kërkon vetëm të jetë i drejtë, në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e standardit të qytetarëve. Bajram Rexhepi është kandidat i cili i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kryetar i drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Zejdi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë detyrë, gjatë pritjes solemne të organizuar me rastin e 28 Nëntorit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një fjalim të mbushur me emocione dhe mesazhe për historinë, identitetin dhe bashkimin kombëtar, Meidani bëri të ditur se mandati i tij diplomatik po përfundon, ndërsa ndau me të pranishmit reflektimet për përvojën e tij në Maqedoninë e Veriut. Ai e nisi fjalën duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, dhe sakrificën e 40 burrave që vunë themelet e shtetit shqiptar në rrethana të vështira historike.

“Njëqind e katërmbëdhjetë vjet më parë, në Vlorë, dyzet burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin poshtë një dokumenti prej pak rreshtash. Shqipëria, shkruan ata, do të ishte ‘e lirë dhe e mosvarme’”, u shpreh ambasadori.

Meidani theksoi se Shqipëria nuk mund të përkufizohet vetëm përmes kufijve gjeografikë, por përfaqëson historinë, kulturën, gjuhën dhe kontributin e shqiptarëve kudo në botë. Në fjalimin e tij ai përmendi figura si Skënderbeu, Nënë Tereza, Çajupi, Faik Konica, Ismail Kadare, Vaçe Zela, Ferid Murati, Dua Lipa dhe Mira Murati, duke i cilësuar si pjesë të identitetit dhe përfaqësimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

Kodra e Diellit gati për sezonin turistik

Autoritetet e Kodrës së Diellit në Tetovë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit turistik. Së fundmi, nga Ski Qendra –Kodra e Diellit kanë njoftuar se është asfaltuar pjesa kryesore në Kodrën e Diellit para Hotel –Sllavia. Krahas kësaj, ditë më parë është bërë e ditur se kontrollet teknike, ndërhyrjet në pistat e skijimit dhe përmirësimi i infrastrukturës janë drejt përfundimit. Sipas drejtuesve të Kodrës së Diellit, për vizitorët këtë sezon parashihet edhe një pistë e re skijimi gjatë natës dhe një ashensor i ri për fëmijë. “Kemi bërë edhe incizimin e linjave nga Fakulteti i Makinerisë, si dhe intervenime në disa linja. Konkretisht, në ‘GE’ kemi bërë edhe ndërrimin e linjës me të re. Sa i përket kontrollit nga fakulteti, gjithçka është në rregull dhe presim të marrim lejen e punës” thotë drejtori i Kodrës së Diellit, Gani Aliji.

Për më të vegjlit, në ski-qendër pritet të instalohet një ashensor i ri, rreth 100 metra i gjatë, i cili aktualisht është në prodhim dhe pritet të arrijë në Kodrën e Diellit deri në fund të muajit. “Kemi pasur disa probleme me rrjetin e ujërave nën ulësen e gjashtë, por kemi bërë projektin dhe gjithçka është rregulluar. Gjithashtu, kemi bërë ndryshimin e linjës optike në Kodrën e Diellit, si dhe ndërrimin e hyrje-daljeve për skiatorët, të cilat ishin më të vjetra se dhjetë vjet. Kemi bërë përgatitjet edhe për ‘Land Lift’-in për fëmijë, prej 100 metrash. E presim gjatë këtij muaji, pasi është në prodhim dhe në fund të muajit arrin në ski-qendër”, njoftoi drejtori Aliji.

Megjithatë, parkimi pritet të mbetet një nga sfidat kryesore për vizitorët edhe këtë dimër. Gjatë fundjavave, fluksi i lartë i automjeteve rëndon trafikun dhe e bën të vështirë gjetjen e një vendi të lirë. Edhe pse qarkorja e re pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të sjellë hapësira shtesë parkimi, ende nuk dihet me siguri nëse ajo do të jetë e gatshme për këtë sezon dimëror. Krahas kësaj, së fundmi, një lajm i mirë është se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka dhënë dritë jeshile për miratimin e Planit Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit. Këtë e kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, prej nga njoftuan se plani i fundit për Kodrën e Diellit është sjellë në vitin 1980. Në seancën e radhës të këshillit të Komunës së Tetovës, Planit Detal Urbanistik për Kodrën e Diellit do të jetë në rend dite. Nga Sektori I Urbanizmit kanë bërë të ditur se me këtë plan, përfundimisht vendoset një rregull ndërtimi si për vikend shtëpizat po ashtu edhe për objektet komerciale. Mbi 30 hektarë do jenë komplex hotelesh dhe mbi 30 hektarë janë vikend shtëpiza përfshi dhe ato ekzistuese, ndërsa mbi një hektar janë institucionet shtetërore dhe pastaj garazha në kate dhe pjesën e gjelbërimit.

Ndryshe, tashmë janë në shitje edhe biletat sezonale për skijim në Kodrën e Diellit. Çmimet e biletave sezonale janë me sa vijon, për grupmoshën nga 6 deri në 14 vjeç çmimi është 14.300 denarë, ndërsa për ata nga 15 deri në 24 vjeç kushton 17.600 denarë. Për personat nga 25 deri në 62 vjeç tarifa është 20.900 denarë, kurse për moshat mbi 63 vjeç çmimi zbret në 10.000 denarë. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€”, në Kuvend dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me të cilin propozohet ulja e detyrimeve gjatë importit të automjeteve, njofton parashtruesi i propozimit, përcjell TV21. Ndryshimet parashikojnë dy masa konkrete – heqjen e komponentit të vlerës, përkatësisht të ashtuquajturit tatim për luksin për automjetet me vlerë deri në 20.000 euro, si dhe heqjen e taksës për emetimet e CO₂ për automjetet me standard ekologjik EURO 6 ose më të lartë.

Sipas arsyetimit të propozimit, nëse ndryshimet miratohen, për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh dhe me standard EURO 6, në vend të detyrimeve aktuale prej 6.000 deri në 7.000 euro, taksat e importit do të arrinin në rreth 2.700 euro.

Në arsyetimin e propozimit thuhet se Maqedonia ka detyrime më të larta doganore dhe tatimore për importin e automjeteve krahasuar me disa vende të rajonit. Për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh, detyrimet në Shqipëri arrijnë rreth 3.000 euro, në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi rreth 3.500 euro, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 2.550 euro.

Gjithashtu, theksohen edhe problemet gjatë procedurës doganore, ku sipas parashtruesit, ndodh që një automjet i blerë për 15.000 euro të vlerësohet në 19.000 euro, ndërsa në raste të caktuara të mos njihet as certifikata EUR.1. Kjo, siç thuhet, krijon shpenzime shtesë për qytetarët përmes doganës, tatimit për luksin, taksës së CO₂ dhe TVSH-së.

Si qëllim kryesor i ndryshimeve të propozuara theksohet ulja e barrës financiare për qytetarët, rritja e mundësisë për të blerë automjete më të reja dhe ripërtëritja e parkut të automjeteve në vend. Propozim-ligji tani duhet të kalojë nëpër procedurën parlamentare, pas së cilës do të dihet nëse dhe në çfarë forme do të miratohen ndryshimet e propozuara.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në Shkup në këtë...

Lajme6 hours ago

Kodra e Diellit gati për sezonin turistik

Autoritetet e Kodrës së Diellit në Tetovë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit turistik. Së fundmi, nga...

Lajme6 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€”, në Kuvend dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me...

Lajme6 hours ago

Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës dhe ngrohjes

Çmimi i furnizimit me energji elektrike mund të rritet. SHA EMV ka ofruar të njëjtin çmim prej 65 eurosh për...

Lajme6 hours ago

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin. Sela tha se...

Lajme6 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta,...

Lajme1 day ago

Nga 1 dhjetori, kontrolle dhe kritere të reja për pushimin mjekësor!

Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për hapjen dhe vazhdimin...

Lajme1 day ago

Apeli konfirmon Taravarin në krye të ASH-së! Përfundon beteja gjyqësore për vulat dhe drejtimin e partisë

Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim...

Lajme1 day ago

Adnan Azizi: Flamurin shqiptar nuk ka kush e prek, shpifjet e UDB-së nuk na lëkundin

Deputeti dhe eksponenti i lartë i VLEN-it, Adnan Azizi ka reaguar pas publikimit të disa SMS-ve në të cilat pretendohet...

Lajme1 day ago

Festa e 28 nëntorit, Mickoski: Flamuri shqiptar do të vendoset në shumë komuna

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se flamuri shqiptar më 28 nëntor do të vendoset në vend në shumë komuna. Ai...

Trending