Lajme
Ademi bën thirrje për zgjedhje të parakohshme: Fituesi le të jetë në Qeveri
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, raporton SHENJA.
“Shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, jo bre BDI-ja, por fituesi le të jetë në Qeveri. Edhe këta nëse mendojnë se fitojnë, le të hyjnë si fitues në qeveri. Se është edhe një epërsi psikologjike – kur vota përcakton ulësen tënde në Qeveri, ti mban llogari për qytetarin, jo për kryeministrin,” deklaroi Ademi.
Sipas tij, vota e qytetarëve është ajo që duhet të përcaktojë përbërjen e qeverisë dhe jo marrëveshjet politike pas zgjedhjeve. “Vota e qytetarit të sjell në atë tryezë, prandaj ne po themi: fituesi, jo BDI-ja. Sepse kur kërkohen zgjedhje të parakohshme, këta. duke e ditur se janë pa legjitimitet, menjëherë thonë se BDI dëshiron pushtet,” shtoi ai.
Ademi theksoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen si nevojë për të rikthyer legjitimitetin politik dhe për të reflektuar vullnetin real të qytetarëve në përbërjen e institucioneve qeverisëse. /SHENJA/
Lajme
Pavarësisht projektit “Safe City”, nga muaji në muaj rriten shkeljet në trafik
Pjesëmarrësit në trafik vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa pavarësisht zbatimit të projektit “Safe City”, krahasuar me muajt e parë të vitit, është shënuar sërish rritje e numrit të shkeljeve.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, të siguruara nga TVM2, tregojnë se situata mbetet shqetësuese, me numrin më të madh të kundërvajtjeve të regjistruara në Shkup. Në rritje mbetet edhe numri i shkeljeve të kryera nga drejtues të automjeteve me targa të huaja.
“Drejtuesit e makinave si duket po kthhen në korrsin e shpejtë, kamerat e “Qytetit të Sigurtë” kanë regjistruar në muajin shkurtë 19.066 shkelje në komunikacion, respektivishtë mosrespektim të shenjave të Komunikacionit, ndërsa në muajin mars dhe prill, të njëjtat kanë shënuar një rritje drastike. Vetëm në muajin mars sipas MPB janë shënuar plotë 26.241 shkelje, që tregon një rritje prej 7000 mijë shkeljeve vetëm për një muaj, ndërsa të njëjtat për muajin prill janë rritur edhe për 2 mijë të tjera, dhe tregon se numri I shkeljeve ka arritur në 28,033 shkelje, respektivisht për këto tre muaj janë regjistruar gjithsej 73,340 shkelje” .
“Në periudhën nga 2 shkurti deri më 30 prill 2026, sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi gjithsej 73,340 shkelje, nga të cilat 19,066 në shkurt, 26,241 shkelje në mars dhe 28,033 shkelje në prill. Shumica prej tyre apo 70.365 janë për “drejtim të mjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar”, 2,519 shkelje për “drejtim të mjetit me leje qarkullimi të skaduar”, dhe 456 shkelje janë regjistruar për “kalim të semaforit të kuq”. Numri më i madh i shkeljeve apo gjithsej 37.706 shkelje u regjistruan në zonën e qytetit të Shkupit ose 51,4% e numrit të përgjithshëm, dhe një pjesë e konsiderueshme e shkeljeve u regjistrua edhe në rrugët përgjatë Korridorit 10, ku u regjistruan 18.288 shkelje, dhe në Korridorin 8, janë regjistruar plotë 13.608, ndërsa numri më i vogël ishte në zonën e Policisë së Rrugës së Tetovës me 1.287 shkelje”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Të dhënave zyrtare, poashtu tregojnë se në muajijn shkurt janë regjistruar 370 aksidente rrugore, në mars 504 dhe në prill 573. Nëse të njejtat I ndajmë sipas zonave në Shkup pati 161 aksidente rrugore në shkurt, 205 në mars dhe 242 në prill, ose gjithsej 608.
Në Tetovë, megjithatë, pati 59 aksidente rrugore në shkurt, 77 në mars dhe 101 në prill. Trendi është i njëjtë edhe në Kumanovë. Sipas deklarimeve të të MPB-së në katër muajt e parë të vitit vitin 2025 kishim 47 viktima, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2026 kemi zero viktima.
Lajme
25 vjet nga vrasja e 10 anëtarëve të familjes Zymberi nga Sllupçani
Sot shënohen plotë 25 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit 2001.
24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001.
10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të strehuar dhe që nuk kishin braktisur shtëpitë e tyre.
Por atë ditë të kobshme të 24 majit të 2001, familja Zymberi humbi 10 anëtarë të familjes, mes tyre edhe fëmijë, të rinj, gra e pleq.
Familjarët gjithmonë kujtojnë çastin tragjik, kur nga granatimet e pandalshme, një predhë kishte goditur një pjesë të shtëpisë dhe bodrumin, ku ishin strehuar familjarët. Ngjarja e kobshme kishte ndodhur rreth orës 10:10 te mëngjesit, ku nga ky sulm e humbën jetën gruaja dhe djali i Skender Zymberit ,36 vjeçarja Selvije dhe djali 8 vjeçar , vajza Hisnija 2 vjeçare, Syzane, Mersim, Selvije , Hisnija, Neale, Fitore, Nirimane, Valbona, Jenuz, Fitim, të gjithë anëtarë të familjes Zymberi.
Për këtë krim lufte kundër civilëve asnjëherë askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk doli para drejtësisë.
Lajme
BDI: Nga luksi në Mavrovë deri te bilbordet në qendër të Shkupit: Kush po i reklamon apartamentet e Nedim Ramës?
Komunikata e plotë e BDI-së
Derisa opinioni ende pret përgjigje se si drejtori i NOMAGAS, Nedim Rama, nga biznesi rent-a-car arriti deri te apartamentet luksoze në Mavrovë, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë pronë në KSHPK, sot hapim edhe një pyetje tjetër të rëndësishme – rrjetin mediatiko-biznesor që qëndron pas promovimit dhe mbrojtjes së këtij kapitali.
Të rikujtojmë se, sipas dokumenteve publike dhe fletëve pronësore, Nedim Rama dhe L.H. lidhen me patundshmëri në Mavrovë, përkatësisht me apartamente të vendosura në një kompleks atraktiv turistik.
Bëhet fjalë për pronë që në publik promovohet si akomodim luksoz, ndërsa ngre pyetje serioze për prejardhjen e kapitalit, sidomos duke pasur parasysh se një drejtor i një kompanie shtetërore nuk ka deklaruar asnjë pronë në fletën anketuese pranë KSHPK-së.
Por historia nuk mbaron këtu.
Përveç se ndajnë pronë të përbashkët në Mavrovë sipas fletës pronësore, L.H. përmes kompanisë “Vision Media” reklamon pikërisht apartamentet e Nedim Ramës.
Dhe jo kudo!
Reklamat transmetohen në qendrën më të frekuentuar të Shkupit – në video-bim digjital në sheshin “Maqedonia”, hapësirë me dukshmëri dhe ndikim të jashtëzakonshëm.
“Vision Media” është kompani për reklamim digjital në pronësi të L.H. dhe “Strato Consulting”. Ndërsa pronar i “Strato Consulting” është B.M. – themelues i një portali të afërt me Izet Mexhitin.
Pikërisht ai portal është një nga mediat që reklamohet vazhdimisht në këto video-bime.
Dhe këtu shtrohet pyetja: A bëhet fjalë për bashkëpunim të rastësishëm biznesor apo për një rreth të mbyllur ndikimi biznesor, mediatik dhe politik?
Sepse dokumentet tregojnë diçka shumë interesante. Sipas raportit të përgjithshëm financiar me specifikim të të hyrave dhe shpenzimeve nga llogaria transaksionale për zgjedhjet lokale të vitit 2025, koalicioni VLEN shumicën e mjeteve për reklamim në ueb-portale ia ka paguar pikërisht këtij portali. Për hapësirë reklamuese, portali ka marrë 580.820 denarë.
Prandaj sot opinioni ka të drejtë të pyesë:
Sa të ardhura reale realizon Nedim Rama nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë? A munden këto të ardhura ta arsyetojnë këtë fushatë të shtrenjtë dhe intensive reklamuese në një nga lokacionet më të ekspozuara dhe më të kushtueshme në qendër të Shkupit?
A deklarohen dhe tatimohen rregullisht sipas ligjit të ardhurat nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë apo bëhet fjalë për praktika që mund të nënkuptojnë punë në dëm të buxhetit shtetëror?
Nga cilat burime financohet ky reklamim dhe a qëndron pas tij një model klasik biznesi apo diçka shumë më e gjerë – një rreth i mbyllur interesash financiare, mediatike dhe politike?
A janë apartamentet luksoze në Mavrovë vetëm biznes turistik – apo pjesë e një rrjeti më të gjerë ndikimi, parash dhe lidhjesh politike?
Dhe në fund – kush qëndron pas kapitalit, ndikimit dhe mbështetjes mediatike që sillet rreth Nedim Ramës?
U bëjmë thirrje institucioneve të mos heshtin. Presim që rrjedhat financiare, lidhjet pronësore dhe raportet politiko-mediatike të hetohen në detaje.
Qytetarët meritojnë përgjigje.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
