Lajme
Mickoski: Le të bashkohemi në Kërçovë pa dallime etnike e politike
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pres që Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE të ketë 59 kryetarë komunash, që do të rrumbullakos numrin më të lartë në historinë e Maqedonisë demokratike, për nga numri i kryetarëve të komunave, që ka ndodhur ndonjëherë. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe fitoren e sigurt të Orce Gjorgjievskit për Qytetin e Shkupit, i cili udhëheq 3:1 pas raundit të parë në krahasim me kundërshtarin e tij, atëherë rrumbullakosim numrin prej 60 kryetarëve të komunave që do të vijnë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, përfshirë edhe kryeqytetin, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mini-tubimin e sontëm në Kërçovë në kuadër të fushatës zgjedhore nën sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu juaj! Vendi juaj! Për të ardhmen tuaj!” për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të dielën, më 2 nëntor.
Duke përmbledhur raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE dhe Koalicioni fituan 33 kryetarë komunash në raundin e parë. “Ndërkohë, me tërheqjen e dy kundërkandidatëve tanë për kryetar komune në Makedonski Brod dhe Mogillë, mund ta rrumbullakoj numrin në 35 kryetarë komunash”, tha Mickoski.
Ai iu referua edhe fitores së Koalicionit të udhëhequr nga VMRO – DPMNE për listat e këshilltarëve në 58 komuna, ku ata arritën një fitore bindëse dhe fituan shumicën në këshilla.
Sipas Mickoskit, uniteti dhe mbështetja e qytetarëve kanë treguar se edhe një kundërshtar më i shumtë mund të mposhtet, sepse, siç tha ai, “kur jemi të bashkuar si një, jemi më të fortë dhe mund të mposhtim kundërshtarë shumë më të shumtë dhe më të mëdhenj”.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
