Lajme
Dauti: Qeveria VLEN–VMRO po shkruan histori, sukses dhe rezultate në qeveri e në zgjedhje
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është rezultat i punës së tyre. Sipas Dautit VLEN-VMRO është qeveri që po dëshmon rezultate historike në praktikë. Reagimi i Dautit vjen në atë drejtim duke dëshmuar suksesin e partneritet VLEN-VMRO si në qeveri ngjashëm edhe në zgjedhje.
„Fitorja në zgjedhjet lokale si për ne si për partnerin tonë qeveritar nuk ishte befasi e as triumf por vetëm dëshmi apo vulë se qytetarët janë të kënaqur me këtë pushtet. Bashkëpunimi frytshëm qeveritar dha frytet e veta edhe në këto zgjedhje lokale. Prandaj, ky partneritet do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në raudin e dytë, madje edhe më fuqishëm. Ne u qëndrojmë besnik votuesve tanë, por jemi korrekt dhe respektojnë partneritetin qeveritar përmes të cilit po avancojmë shoqërinë tonë. Mbështetja gjithmonë është dhe do të jetë reciproke. Ndër qeveritë më të suksesshme të viteve të fundit, ajo e VLEN–VMRO-së mbetet shembulli i qeverisjes pa hije. Asnjë aferë korruptive, asnjë skandal, asnjë shkelje e parimeve të transparencës. Në vend të aferave, kjo qeveri ka vendosur luftën kundër korrupsionit si prioritet të parë. Në vend të diskriminimit, barazinë reale dhe investimet në zonat shqiptare. Në vend të keqmenaxhimit, zhvillimin dhe efikasitetin institucional“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që propagandat dhe pluhuri që po ngrihen do të bien shpejt, ngelen vetëm rezultatet e dukshme. Sipas Dautitopozita ka pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje lokale, dhe për këtë duhet të bëjnë reforma e jo të shpifin.
„Prandaj, çdoherë propaganda bie dhe rezultatet mbeten. Ata që humbën kërkojnë shpëtim në shpifje. Por populli i sheh rezultatet, dhe ato flasin më qartë se çdo deklaratë, siç folën më 19 tetor do të flasin edhe më 2 nëntor. Sot vendi ka më shumë siguri, më shumë investime, më shumë zhvillim e më shumë shpresë. Kjo është qeveria që nuk flet për sukses ajo e dëshmon me punë. Ilaçi për shërimin e dëshpërimit nga humbja janë reformat, e nëse keni probleme tjera e keni doktorin në koalicion, kërkoni ndihmë nga ai. Duke ju ndihmuar juve i ndihmon edhe vetes!“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
