Connect with us

Lajme

Kurth fatal në një motel në Shkup: Burri tentoi të shkojë me dy gra, e mashtruan, e rrahën dhe i morën 200 mijë denarë

Dy burra dhe dy gra kanë mashtruar, më pas kanë rrahur një banor të Shkupit dhe i kanë marrë 200.000 denarë (rreth 3.200 euro). Njëra nga gratë është ende në arrati, njoftoi Prokuroria.

Më 30 tetor, viktima kishte shkuar me njërën nga të dyshuarat në një motel në Shkup, ku ajo i kishte propozuar të ftonte edhe një vajzë tjetër. Viktima ishte pajtuar dhe e dyshuara e kishte thirrur gruan tjetër, pas çka të dyja e kishin bindur të shkonin në një hotel tjetër, më të bukur dhe më të lirë.

“Ndërsa po dilnin nga dhoma, në oborrin e errët të motelit i kishin pritur dy burra, të cilët ishin në marrëveshje me gratë dhe së bashku iu vërsulën viktimës. E goditën me grushta në kokë dhe trup derisa ai ra në tokë, ndërsa nga xhepat ia morën paratë, telefonin dhe kartën e identitetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për rastin, Prokuroria po zhvillon hetime për veprën penale “Grabitje” sipas nenit 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokurori publik ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit për të katër të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës. Për njërën nga gratë, e cila është në arrati pas kryerjes së veprës, masa e paraburgimit do të zbatohet sapo të lokalizohet dhe arrestohet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.

Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.

https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.

Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.

Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Ja postimi plotë:

Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.

I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Continue Reading

Lajme

Kasami mirëpret kryetarin e Kukësit, në fokus projektet ndërkufitare

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal.

Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me çështje me interes për të dy komunat, ndërsa theks i veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare.

Sipas tij, projekte të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Tetovës dhe Kukësit, me synim realizimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24...

Lajme23 minutes ago

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin...

Lajme53 minutes ago

Kasami mirëpret kryetarin e Kukësit, në fokus projektet ndërkufitare

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me...

Lajme54 minutes ago

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët...

Lajme59 minutes ago

Aliu nga Brukseli: Marrëveshja për EU4Health sjell mbështetje evropiane për reformat në shëndetësi

Në Bruksel, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Oliver Varhej, firmosën sot marrëveshjen që i hap...

Lajme1 hour ago

Peti Camaj, gardian i palëkundur i vlerave kombëtare shqiptare në mërgim

Në historinë e çdo kombi ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me tituj, pozita apo fjalë të shkruara në letra,...

Lajme2 hours ago

Greçë 2026: Shtegtim në gjurmët e historisë dhe bukurive të Malësisë

OJQ “LABEATËT”, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit, organizoi shtegtimin tradicional në Greçë, duke promovuar trashëgiminë historike të Memorandumit...

Lajme4 hours ago

Trotinetët elektrik vetëm për personat mbi 18 vjeç

Qeveria propozon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, me të cilat kufizohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, ulet shpejtësia maksimale...

Lajme4 hours ago

Avokatja nga Kumanova gjendet e vdekur në zyrën e saj

Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj gjatë ditës së djeshme, përcjell INA....

Lifestyle4 hours ago

Lok Komoni i këndon Daut Haradinajt, publikon projektin e ri me motive patriotike

Këngëtari i njohur nga Deçani, Lok Komoni, i cili prej vitesh është prezent në skenën muzikore me këngë që prekin...

Trending