Lajme
Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të konsiderohet humbës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend.
“Unë jam anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vij nga dega apo anëtarësia e komunës së Çashkës. Unë i rritur dhe vazhdoj të veproj të jem nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pas liderit tonë Ali Ahmetit. Sa i përket çështjeve të reformave, sigurisht nga mediumet nga pjesa e strukturës është oficialisht e caktuar se do të ketë kongres me 20 dhjetor në kuadër të BDI-së. Unë jam tepër optimist se Bashkimi Demokratike nuk është humbës, sot Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me koalcionin gëzojnë të drejtën e 24 mijë votave në mbarë vendin. Bashkimi Demokratike do të del edhe më i fuqishëm se është”, deklaroi Shaqiri.
Lajme
Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.
Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes, derisa tymi po vazhdon të shpërndahet.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, kanë thënë nga Policia.
Lajme
Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe nuk u bënë pjesë e, siç e cilësoi ai, një përpjekjeje për manipulim politik, transmeton Zyrtare.
Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi tha se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve dhe as tentativës që, sipas tij, dikush të shpërlajë përgjegjësinë për problemet që vetë i ka krijuar.
“Tetova tregoi pjekuri. Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar”, shkroi ai.
Durmishi shtoi se ata që, sipas tij, “e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total”, morën përgjigjen më të qartë nga vetë qytetarët.
Ai vlerësoi se pjesëmarrja e ulët në protestë dëshmoi se Tetova nuk mund të përdoret për interesa partiake.
“Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet”, theksoi ministri.
Në fund të reagimit, Durmishi nënvizoi se e drejta për protestë duhet të respektohet gjithmonë, por shtoi se Tetova nuk pranon të përdoret për “lojëra të errëta politike”, duke falënderuar tetovarët për qetësinë dhe dinjitetin e treguar.
Lajme
Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë
Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia kombëtare në këtë komunë janë të garantuara institucionalisht dhe se emërtimet e rrugëve e shesheve janë bërë në përputhje me ligjin dhe me miratimin e Qeverisë.
Boçi tha se, sipas garancive që mori nga Mexhiti, në të njëjtën mënyrë do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë dhe në vendet e tjera, duke shtuar se “kur bëhet fjalë për kombin, VLEN dhe jemi një”.
Statusi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi
Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.
Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush.
Rrugët, sheshet dhe lagjet e Çairit e Butelit mbajnë emra veprimtarësh, ngjarjesh e personalitetesh të shquara të kombit tonë.
Dhe kryetari Mexhiti më siguroi se ato janë bërë konform procedurës dhe ligjeve, me pëlqim edhe të Qeverisë.
Prandaj ato janë të pakontestueshme, të pacenueshme, dhe të parevokueshme.
Kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë e gjetiu, më siguroi Izet Mexhiti.
Kur bëhet fjalë për kombin Vlen dhe jemi 1.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
