Lajme
Në Gjermani, Zvicër dhe disa shtete tjera udhëtohet edhe me pasaportë të vjetër!
Disa vende evropiane lejojnë hyrjen dhe daljen në vendkalimet e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues – Republika e Maqedonisë, tregon praktika e ditëve të fundit, thotë një burim i mirëinformuar diplomatik për “360 gradë”.
Nga vendet anëtare të BE-së dhe Shengenit, bëhet fjalë për Gjermaninë, Zvicrën dhe Bullgarinë dhe shembulli i tyre nuk përjashtohet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të Evropës. Në këto vende ka një diasporë të madhe nga Maqedonia e Veriut, e cila është e angazhuar në mënyrë të përhershme me punë, kështu që shtetet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke pasur parasysh problemet me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë sipas afateve të Marrëveshjës së Prespës.
Nga vendet e rajonit mund të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe Kosovës me pasaportë të vjetër.
Siç thotë burimi për “360 gradë”, nuk duhet pritur njoftim zyrtar për vendime të tilla nga këto vende pasi nuk do të donin të viheshin në një pozitë të pakëndshme përballë Greqisë.
Nëse praktika vazhdon dhe zgjerohet, do të ulë presionin mbi ambasadat dhe konsullatat e RMV për aplikim për dokumente të reja, si dhe për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.
Se Zvicra vazhdon të njohë pasaportat e vjetra, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Ambasadën e RSM-së në Bernë të Zvicrës, ku përveç stacionit bazë, solli edhe një stacion mobil për fotografimin dhe lëshimin e pasaportave.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
Lajme
Skandal në aeroportin e Shkupit: Kallëzim anonim zbulon skemë të dyshuar për kontrabandë migrantësh me ndihmë të policisë!
Një kallëzim penal anonim i dorëzuar në institucionet kompetente ka vënë në alarm autoritetet, duke kërkuar hetim urgjent për një skemë të mundshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas kallëzimit, dyshohet se shtetas nga Nepali, Bangladeshi, India dhe Pakistani – të cilët kishin leje qëndrimi nga Qiproja – kanë hyrë në vend përmes aeroportit të Shkupit me ndihmën e mundshme të zyrtarëve policorë, kundrejt një pagese prej rreth 800 eurosh për person.
Detajet kryesore të skandalit:
Shifrat e dyshuara: Vetëm nga 1 deri më 24 gusht, dyshohet se përmes aeroportit kanë hyrë rreth 300 persona (shifër që duhet të verifikohet zyrtarisht).
Rrugët e rekrutimit: Si provë janë dorëzuar video nga profili “Smartway Travels” në TikTok, ku reklamohen itineraret përmes Qipros dhe Maqedonisë së Veriut drejt vendeve të BE-së (çmimet shkojnë nga 4.500 deri në 4.800 euro).
Destinacioni final: Dyshohet se një pjesë e këtyre personave më pas kanë braktisur vendin në mënyrë ilegale për të vazhduar drejt Greqisë, Serbisë, Italisë e Spanjës.
Kallëzuesi kërkon nga institucionet që urgjentisht të sigurojnë kamerat e sigurisë, listat e fluturimeve dhe regjistrimet elektronike – para se të fshihen provat – për të zbardhur lidhjet e mundshme mes ndërmjetësve dhe zyrtarëve policorë.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
